Bindjet e ndërkombëtarëve për formimin e asociacionit një etnik serb janë të pa matura

Opinione

Bindjet e ndërkombëtarëve për formimin e asociacionit një etnik serb janë të pa matura

Nga: Dedë Preqi Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:31
Autori Dedë Preqi

Përpjekjet dhe labirintet e Serbisë, për formimin e një Asociacioni një etnik serb në veriun e Kosovës, janë politikë e një farsë dhe pjelle djallëzore, dhe kjo tërësi e komunave serbe përbënë në vete mëvetësinë e saj me modelin një etnik serb me kompetenca të plota të një Krahine Autonome, që më vonë do të fiton statusin e krijimit të një mini Republikw serbe brenda Kosovës, ose copëtimin e pjesës veriore të këtij vendi.

Shumica e popullatës serbe në veriun e Kosovës, që pas lufte ka shprehë mos pajtimin e saj me këtë shtet, e cila nuk dëshiron të integrohet në Institucionet e shtetit të Kosovës, duke e marrë përmbajtjen e një grupi të vrazhdë me sjellje dhe kërcënime agresive, në veçanti ndaj policisë së këtij shteti, dhe disa herë ka bërë atentate ndaj tyre, si dhe duke kundërshtuar çdo rrjedhë dhe administrim që vjen nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.

Secila shoqëri normale, duhet të bëhet e vetëdijshme për vlerat që janë të qarta, po ashtu edhe për shoqërinë tonë në Kosovë, mund të bëhen të dukshme dhe e hasim në të përditshmen tonë me përjetimin e një realiteti të ri demokratik dhe lirinë e kërkuar shekuj me radhë, për të cilën u bënë shumë sakrifica dhe u derdh shumë gjak deri në luftën e fundit 1999, ndoshta për të shpëtuar në një mënyrë nga kthetrat e fundit të Serbisë fashiste.

Mirëpo, është e çuditshme se, ky mentalitet i ideologjisë fashizoide serbe, sikur akoma prushitet dhe ndizet diçka brenda saj si e pa natyrshme, dhe për fat të keq edhe Bashkësia Ndërkombëtare, ende nuk e ka kuptuar mirë rrolin e saj të rrezikshëm, për atë lind dyshimi, se në ç’ mënyrë po krijohet bindja e tyre që po anojnë dhe po i përkrahin në një mënyrë, apo u besojnë viktimave të Kosovës, që i përjetojë edhe bota ngjarjet e tyre, duke i ndihmuar dhe strehuar nga përndjekjet dhe vrasjet nga mizoria serbe, apo i besojnë luftës së pa drejtë dhe propagandave të Serbisë, e cila pretendon përsëri që t’i kthehet edhe një herë një avazi të tillë të krimit dhe gjenocidit ndaj popujve jo serb në Ballkan.

Dhe kjo nuk është e tëra, situata e cila po e tensionon sot Kosovën, përmes disa grupeve serbe në veriun e Mitrovicës, gjegjësisht në Jarinjë në Bërnjak, në Shterpcë dhe vende tjera me shumicë serbe, do të ishte më shumë se një grup terroristësh i bandave të porositura nga Vuçiqi dhe shërbëtorët e tij, të cilët, jo vetëm që kanë plane të veçanta për të destabilizuar Kosovën, por qëllimet e tyre janë edhe më të thella, për ta elektrizuar rajonin.

Që nga paslufta në këtë pjesë të Kosovës, që banohet me shumicën e popullatës serbe, pothuaj se shumë pak, apo fare pak janë përfillur ligjet dhe Kushtetuta e shtetit të Kosovës. Në këtë pjesë të vendit bëhen edhe tregti të ndryshme në mënyrë të pa ligjshme dhe ilegale, ku punohet dhe veprohet akoma përmes strukturave paralele, të cilat dirigjohen sot nga Vuçiqi, në mesin e të cilëve ka edhe kriminel të luftës së fundit në Kosovë, pa përjashtuar edhe kriminel të ardhur nga Rusia.

Është një kompleks i gjerë gjërash që vërehet në botën e këtij populli, edhe në protestat e tyre hasim shumë çka të pa kuptueshme, edhe pse protestat janë kërkesa dhe forma të drejta njerëzore, por protestat e organizuara në kuptimin absolut të kundërshtimeve të shtetit ligjor, sikur protestat me bllokada në rrugë, me gjuajtjen e policisë së shtetit me armë të ndryshme, prej të cilëve policia e Kosovës, ka pwsuar disa herë si edhe me plagë të rënda vdekjeprurëse.

Pastaj me tërheqjen e policisë serbe dhe zyrtarëve nga Institucionet e vendit, jo që e kanë vetëm domethënien e kundërshtimit të targave të Republikës së Kosovës, por në një mënyrë shumë arrogante dhe urrejtëse paraqitet imazhi i tyre, të cilët kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po i shfrytëzon sikur fëmijët e lastuar në çdo kohë këta njerëz për ta destabilizuar Kosovën, edhe përmes Listës serbe, në krye me Goran Rakiçin, i cili në këto momente po i kërkon Vuçiqit, forca ndihmëse, me një domethënie ndërhyrëse të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.

Ndonëse është ditur se çka do të ndodh me fatin e këtij populli në veri të vendit, sepse edhe pse NATO-, i largoj forcat e Serbisë prej kufijve të Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës, pothuaj se mbetën një « llum » i tubuar kriminelësh serb, të cilët nuk kishin vend as në Serbi, ku të strehohen, dhe zunë vend në këtë pjesë në kufi me Serbinë, apo ndoshta ishte një qëllim i planifikuar më herët për të realizuar një plan të tillë, të cilin me dije apo pa vetëdije e ndihmuan edhe përfaqësuesit tonë politik, në krye me Hashim Thaçin, dhe shokët e tij dhe përmes KFORI-t, francez, që kujdestaronte atë pjesë të veriut të Kosovës.

Dhe me ardhjen e Aleksandër Vuçiqit, në krye të shtetit serb, këtyre njerëzve i shtohet një lloj privilegji i veçantë, jo për t’u kujdesur për mirëqenien e tyre, por duke i keqpërdor dhe shfrytëzuar për interesa politike, të cilëve u jep edhe epitetin e « heronjve » të veriut, sepse Serbia, e ka traditë, që edhe humbjet në lufta me armiqtë e tyre gjatë gjithë historisë i shndërrojnë në fitore, por edhe kriminelët i shndërrojnë në heronj.

Dhe në këtë mënyrë pjesa veriore e Mitrovicës, sikur mbeti në një gjendje kaotike, ku gjithçka organizohet jashtë ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, edhe pse janë qytetarë të këtij shteti, udhëzimet dhe këshillat vijnë nga Beogradi, në një mënyrë kjo ide dhe ky veprim do i shpie serbët e veriut në një iluzion mashtrues, gjë që çdo vëzhguesi dhe analisti të kujdesshëm do i duket tipike me imazhin e kohës së Millosheviqit, i cili po në këtë mënyrë i frymëzonte dhe i mashtronte serbët e vet, përderisa e futi vendin në luftë, të cilën e pagoi edhe vetë në rrethana misterioze, që i ngjanë vetëm biografisë hitleriane.

Prandaj, në këto rrethana Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, me plot të drejtë dhe në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit, ndërmerr masa të reciprocitetit ndaj Serbisë, përmes të cilave nuk ka asnjë lloj keqtrajtimi dhe urrejtjeje ndaj popullit serb, por vetëm po zbaton marrëveshjet e parapara në mes dy vendeve dhe dy shteteve të barabarta, të cilat marrëveshje janë nënshkruar më herët në Brukseli.

Shteti demokratik i Kosovës, me vendosmërinë dhe qëndrimet parimore për të vënë në veprim ligjet e veta nuk duhet që dikush të ia hedh poshtë dhe pa të drejtë, prandaj edhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta merr parasysh dhe jo sikur nuk po ndodh asgjë dhe shpeshherë duke anuar nga i forti, në këtë mënyrë marrëdhëniet dhe paqja në mes këtyre dy etniteteve kurrë nuk do të bëhet realitet.

Qëndrimeve të Qeverisë, të z. Presidente Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duhet ti bashkëngjitet çdo qytetar i Kosovës, me përjashtim të atyre që kanë të njëjtat qëllime me Beogradin, për ta ndarë Kosovën, apo kanë qëllime të tilla për zhbërjen e këtij shteti. Refuzimi dhe kundërshtimi i këtij plani të rrezikshëm, do të ngjallë një ndjenjë krenarie dhe respekti për vetë shtetin e Kosovës, që nënkupton mundësinë e zhvillimit dhe të ndërtimit të këtij vendi në formën e vet më të mirë dhe të lirë, ashtu sikur e ka shkruar edhe vetë Perëndia, që ky vend të rënditet në vendin e shteteve të lira demokratike të botës, ashtu sikur e meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat