Politika sot në të shumicën e shteteve është anarkike

Opinione

Politika sot në të shumicën e shteteve është anarkike

Nga: Ejup Berisha Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:03
Ejup Berisha

Jeta është luftë e vazhdueshme e njerëzve për kushte më të mira për jetesë, kjo është një përpjekje e përditshme dhe e parreshtur e individëve për krijimin e këtyre kushteve. Kështuqë dikush i ka kushtet e shkëlqyeshme , dikush i ka kushtet normale e dikush tjetër i ka kushtet katastrofike për jetesë. Kjo ndodhë për shkak të egzistimit të pabarazive të ndryshme në shoqëri. Por sidoqë të jetë realiteti njerëzit kanë dëshirë që përher të kenë kushte të mira për jetese.

Edhe politika është një lloj lufte e individëve dhe të grupacioneve të ndryshme të tyre për pozicionim më të mirë të tyre në kierarkinë shtetërore dhe shoqërore. Këta me veprimet e tyre në ambientin politik kanë tendenca për rritje sa më të madhe të forcës me qëllim të rritje së ndikimit të tyre në rrjedhat shtetërore dhe shoqërore.

Për dallim prej jetës e cila shpesh nuk ka rregulla të përcaktuara ndërsa duhet patjetër që të ketë në politikë është mirë dhe e pëlqyeshme që të ketë rregulla dhe parime të cilat duhet të pranohen të zbatohen dhe të respektohen. Politika nuk guxon të zhvillohet në mënyrë anarkike, për shkak se kjo është gjendje e çrregulluar në të cilën njerëzit mundohen që të sillen pa rregulla apo në instancë të fundit këta duan të sillen si të duan vetë.

Sot mu politika në të shumtën e shteteve të botës është anarkike. Kjo do të thotë se politikanët mundohen maksimalisht që tu shmangen rregullave dhe parimeve të sjelljes duke i vendosur në rend të parë dëshirat, veset dhe teket e tyre. Prandaj sot nëpër shtetet e shumta botërore kemi anarki. Kjo në to është instaluar me qëllim që elitat e caktuara politike të kenë monopol mbi politikën kjo nënkupton që të njëjtët të kenë mundësi që ta kontrollojnë shpërndarjen e forcës dhe të resurseve shtetërore dhe shoqërore.

Politika ëshë proces në të cilin një grup njerëzish sjellin vendime të përbashkëta. Ajo përbëhet nga raporte shoqërore dhe nga raporte të cilat përfshijnë pushtet apo dhe forcë. PoIitika i përket rregullimit të ndodhive publike në kuadër të njësisë politike por dhe metodave si dhe taktikave të cilat përdoren për formulimin dhe pëdorimin e politikës. Çfar duhet thënë për politikën pra për të duhet thënë se sfera e veprimit të saj nuk guxon të krijon çrregullim por ajo duhet ta bën rregullimin e raporteve dhe të krijon barazpeshim mes interesasave të shumta të grupacioneve të ndryshme shoqërore të cilat shumë shpesh janë kundërthënëse mes vete. Politikanët për dallim nga anarkistët mund ta dëshirojnë por këta nuk duhet të lejohen që të krijojnë çrregullime, dhe të sillen në mënyrë të papërgjegjshme apo dhe të zbatojnë vetvullnet sjellje të cilat sot janë të pranishme dhe reale në ambientet e shumta politike.

Këto janë karakteristika të anarkisë e cila nuk e do jo vetëmse rendin dhe rregullin por e cila gjithashtu nuk e parapëlqen as egzistimin e autoriteteve. Anarkia paraqet gjendje të caktuar politike më shpesh ky nocion paraqet mungesë të qeverisë së njohur publikisht apo të autoritetit tjetër politik në një periudhë të gjatë kohore.

Politikanët dhe anarkistët paraqesin dy faktorë shoqëror përafërsisht të ngjashëm mirëpo derisa anarkistët mundohen me çdo kusht që ta shmangin çfardo lloj autoriteti shoqëror politiknët për shkak të luftës së përhershme për ndikim dhe për pushtet të shumë individëve dhe grupacioneve të ndryshme të tyre janë të detyruar që të imponojë një lloj rregulli dhe rendi të caktuar si dhe të bëjnë përpjekje që ta zbatojnë atë me qëllim të shmangjes së konfliketeve dhe pëleshjeve të cilat mund të shpërthejnë në çdo çast në shtet dhe në shoqëri. Për këtë arsye është mirë, e pëlqysheme dhe rekomandohet që në politikë të shmanget anarkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat