Robert Menendez, Paul Wiliams dhe Daniel Server, kundër Antony Blinken, Derek Chollet dhe Ned Price

Opinione

Robert Menendez, Paul Wiliams dhe Daniel Server, kundër Antony Blinken, Derek Chollet dhe Ned Price

Nga: Rexhep Torte Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Autori Rexhep Torte

Kosova me të drejtën e saj nuk do të lejojë të përdoret për biznesin diplomatik të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ata tradhtarë të Kosovës që eventualisht do të mashtrohen ta nënshkruajnë themelimin e Asociacioni serb në Kosovë, kanë për ta përjetuar tmerrin dhe ferrin e vërtetë.

Po e rikujtojmë se, askush nuk guxon t’i ndihmojë Serbisë hegjemoniste agresore gjenocidale, duke shkelur mbi dinjitetin e 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale në agresionin e viteve 1990/99 në Kosovë.

Duke shkelur mbi dinjitetin e 1500 fëmijëve të vrarë e të masakruar nga Serbia kriminale, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Duke shkelur mbi dinjitetin e 20 mijë femrave autoktone e të pafajshme shqiptare ne Kosovë që Serbia kriminale i dhunoi në mënyrën më shtazarake.

Duke shkelur mbi dinjitetin e 1643 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që Serbia kriminale i rrëmbeu nga oborret dhe shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Askush të mos e mashtrojë veten se mund ta nënshtrojë kombin shqiptar fisnik, paqedashës dhe sypatrembur.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide për t’i okupuar trojet shqiptare, por shqiptarët janë komb vital dhe sot pas tërë atyre gjenocideve të tmerrshme, kombi shqiptar i ngjan një pylli që pas djegies e shkrumbimit, e ka përtërirë veten edhe më i dendur edhe më i bujshëm.

Serbia në Kosovë ishte okupatore dhe u dëbua si okupatore

Fjalën kompromis e lansoi Serbia kriminale nëpërmjet kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, për mashtruar botën gjoja se “Kosova nuk mund të merr gjithçka , e Serbia asgjë”. Serbia në Kosovë ishte okupatore dhe u dëbua si okupatore.

Me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët që moti është dashur të gjenden prapa grilave në Gjykatën Speciale të krimeve të Luftës në Hagë, kurrën e kurrës nuk do të ketë paqe në Ballkan.

Këtë duhet ta kenë të qartë Departamenti Amerikan i Shtetit së bashku me Antony Blinkenin, Derek Cholletin, Gabriel Escobarin, Ned Pricen dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Asociacioni është jo-kushtetues - duhet njohje reciproke

Robert Menendez- Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan, më 17 shkurt 2023, duke folur lidhur me deklaratat e Derek Cholletit- Këshilltarit të lartë të Antony Blinkenit, lidhur me çështjen e Asociacionit, deklaroi se, “ Është i shqetësuar me deklaratën e Cholet. Ne kemi nevojë për paqe afatgjatë dhe se kjo nuk mund të vijë me vendime afatshkurtra e të këqija.

Serbët kurrë nuk miratuan të njëjtën kornizë e cila përfshin propozimin se, duhet të ketë njohje reciproke dhe se Serbia nuk do të miratojë mundësitë e Kosovës për t’u integruar në rendin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara të njohur nga vendet e tjera dhe që në fakt nuk ka ndodhur.

Para se të kërkojmë gjë tjetër nga palët, gjëja e parë që duhet të ndodhë, kushti precedent që duhet të ndodh para se të rrjedh diçka tjetër është njohja reciproke, sepse vetëm nëpërmjet njohjes reciproke dhe veprimeve që kanë të bëjnë më njohjen reciproke, mund të ketë një rrugë përpara për Kosovën.

Pra, Asociacioni i komunave “me shumicë serbe” që vazhdimisht përmendet si pengesë që do të zhbllokojë të armen, mendoj s është i pavend.

Kushtetuta e Kosovës u garanton të gjithë qytetorëve pjesëmarrjen në qeveri dhe ua njeh të drejtat e pakicave në qeveri.

Para së gjithash Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se ishte jo kushtetuese siç përkufizohej, sepse pe do të krijonte një separatë duke përfshirë qeverisjen e shtetit ekzekutiv që ne nuk mund ta kemi atë. Do të ishte sikur të kishim dy presidentë brenda ditës, kjo nuk funksionon”, deklaroi Robert Menendez.

Krimet e Serbisë kriminale në Kosovë nuk mund të mbulohen me para dhe investime

Antony Blinken- Sekretari amerikan i Shtetit, në letrën që i dërgoi Aleksndër Vuçiqit më 15 shkurt 2o23 me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë, shkruante se, “ Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të jetë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime , por shpërblimet për popullin serb dhe gjithë rajonin do të jenë të mëdha”.

Antony Blinken, më 1 shkurt 2023 në bisedën telefonike me Alekandër Vuçiqin e falënderoi për angazhimin konstruktiv që kishin parë te Vuçiqi dhe ekipi i tij në kuadër të dialogut të BE-së për gjetjen e një rrugëdalje nga këto tensione.

Ned Price- zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë intervistës dhënë për median pro serbe “Pavloviq Today”, duke komentuar letrën e Anttony Blinkenit dërguar me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë, më 17 shkurt 2023, veç tjerash deklaroi se, “ Shpërblime të mëdha e presin popullin serb dhe një rajon të tërë pasi Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të bëjnë kompromise të vështira.

Duke ndërtuar në disa raste rrugë dhe ura midis komuniteteve në rajon, për të nxitur më shumë ndërlidhje, dhe përmes kësaj të ndërtojmë mirëkuptimin, partneritetin dhe ndërtimin e sigurisë, stabilitetin dhe prosperitetin.

Mendoj e duhet të jeni optimist nëse do të jeni në biznesin e diplomacisë”, tha në fund Ned Price.

Departamenti Amerikan i Shtetit duhet ta sanksionojë Serbinë kriminale për krimet e krera në Kosovë, e jo ta shpërblejë me favore .

Antony Blinken- Sekretari Amerikan i Shtetit, Derek Cholet- Këshilltar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar- i dërguari Special i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor do të binden se janë në rrugën e gabuar, dhe se dinjitetin e kombit shqiptar nuk mund ta blejnë me investime, dhe se me paratë e tyre nuk mund t’I mbulpjnë krimet e Serbisë kriminale të kryera në Kosovë.

Paul Wiliams dhe Daniel Server janë kundër politikës së SHBA-ve dhe BE-së ndaj Kosovës

Paul Wiliams- Prof. në Universitetin Amerikan në Uashington dhe ekspert i të drejtë ndërkombëtare, në intervistën e dhënë “Zërit të Amerikës” me rastin e 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, veç tjerash theksoi se, “ Duhet ta vlerësojmë faktin se miliona kosovarë jetojnë në një vend ta pavarur dhe mund ta përcaktojnë vetë fatin e tyre politik.

Serbia nuk ka të drejtë dhe privilegje të veçanta në Kosovë, dhe bashkësia ndërkombëtare mund të ushtrojë mjaft presion mbi Serbinë jo vetëm për marrëdhënie me Kosovën, por edhe kundër mercenarëve Ëagner dhe lidhjeve Serbi-Rusi.

Është e lehtë të ushtrosh presion ndaj miqve dhe aleatëve se janë më të dobët, sesa ndaj një kundërshtari. Jam i befasuar me SHBA-të, sepse kjo nuk funksionoi as në rastin e ish Jugosllavisë dhe nuk ka funksionuar dhënë shumë vende të botës.

Kosova duhet të paraqet një plan strategjik që Uashingtoni dhe Brukseli ta shohin si vizion të udhëheqjes së Kosovës për stabilitet afatgjatë në rajon.

Kosova duhet tu kërkojë amerikanëve garanci publike dhe me shkrim për garancitë që i premtojnë, por që edhe 5 vendet ta njohin Kosovën.

Serbia dihet të vendosë e të përcaktohet ose me vlerat perëndimorë SHBA-BE, ose me Rusinë, dhe jo herë kah perëndimi dhe herë kah Rusia.

SHBA dhe BE në vend që t’i bëjnë lëshime Serbisë, duhet të përgatisin një plan gjithëpërfshirës, e t’i thonë Serbisë tani zgjodhe planin ose sanksionet që pasojnë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka rënë dakord me Serbinë që diplomatët serbë të kenë pozicione koordinimi në Departamentin e SHBA-ve. Kjo tregon se Amerika po anon nga Serbia në dialog, dhe mendoj se Amerika nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. SHBA dhe BE duhet të luajnë një rol ndërmjetësues”, tha në fund Prof. Paul Wiliams.

Daniel Server- Profesor në Universitetin Jons Hopkins dhe analist, studiues e njohë i situatës në Kosovë dhe në Ballkan, në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, gjithashtu me rastin e 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës veç tjerash, deklaroi se, “Një pjesë e problemit është kontrolli i vazhdueshëm i Beogradit mbi popullatën serbe në Kosovë që e kufizon sovranitetin e Kosovës. Dhe një pjesë e problemit është dështimi për të fituar njohje universale të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Kjo diplomaci është diplomaci e shëmtuar. Është një lloj diplomacie ku përdoret më shumë ndikimi që ke ndaj miqve, sesa trysnia ndaj kundërshtarit, duke u ofruar gjithçka që mund të përfitohet gjatë normalizimit që në fillim si për shembull Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ndërsa Kosovës i ofrohet shumë pak dhe po ushtrohet shumë presion ndaj saj.

Kjo nuk s’të vetëm diplomaci e shëmtuar, por është diplomaci e keqe”, tha në fund Daniel Server.

Ndërkaq edhe Prof. Paul Wiliams edhe Prof. Daniel Server, shprehin skepticizmin e tyre si mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohjen reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat