A duhet ti besojmë marrëveshjes me djallëzorin

Opinione

A duhet ti besojmë marrëveshjes me djallëzorin

Nga: Dedë Preqi Më: 20 mars 2023 Në ora: 13:47
Dedë Preqi

Apo, duhet edhe me djallin të bëshë marrëveshje dhe kompromise, por jo aleancë, ndoshta zbutet dhe kthehet në realitetin njerëzor, që ndoshta është ngopur me gjakun e qindra e mijëra njerëzve të pa fajshëm dhe ka rënë në rrafshin njerëzor për të kërkuar falje se çka ka djallëzuar.

Kush do ta besonte se vjen një ditë kur Albin Kurti, si një kryeministër i shtetit të pavarur të Kosovës, dhe një ish i akuzuar e i burgosur nga regjimi i Serbisë së Millosheviqit, sot këto ditë me Aleksandër Vuçiqin, kryetar i Serbisë, si një bashkëpunëtor i ngushtë i kasapit të Ballkanit, do të dalin ballë për ballë për të bërë marrëveshje paqësore para ndërkombëtareve dhe para botës.

Ndjehemi më të qetë po të mundemi t’i bëjmë të gjithë të bindur se e ardhmëja e shoqërisë tonë, mvaret prej vetë shoqërisë tonë, si një karakteristikë që duhet t’ua tregojmë edhe fëmijëve tanë, se kemi ndryshuar sot dhe jemi modeluar me kohën, e cila do të na pëlqente sëcilit prej nesh dhe të gjithëve, që e dëshirojnë paqën dhe prosperitetin njerëzor.

Për të jetësuar proqeset e veta demokratike Kosova, duhet të përcaktohet në interesat e veta të popullit dhe vizionet për të ardhmën e saj, prandaj, politika dhe faktori i formulës së kësaj zgjidhje janë ende të penguara dhe ka disa nyje, të cilat marrin kohë për t’a zgjidhur çështjen e shtetit të ri të Kosovës, edhe pse Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve të botës.

Jo vetëm Evropa, por pothuaj se gjitha vendet demokratike të botës, po përjetojnë ndryshime të reja e parimore, edhe pse regjimet totalitare deri dje, dukeshin aq të qëndrueshme, që nuk do të ketë forcë që ti lëkundëte ato, ashtu, dhe në këto ndryshime kemi marrë pjesë edhe ne, për t’a ndryshuar Kosovën, si shtet i pavarur, i lirë, sovran dhe demokratik.

Problemet që paraqesin si konflikte ndërnacionale, kërkund në botë nuk mundën të përfundojnë, ashtu edhe konfliktet në mes shqiptarëve e serbëve, si plagë e vjetër shekullore nuk mund të thuhet se do të qetësohen për një kohë të shkurtër, mirëpo, ideologjitë e vjetra do të kalbën një ditë, kjo do të ishte e vërtetë, sepse bartësit e kësaj ideologjie do të tjetërsohen dhe qelben , ndërsa pasardhësit e tyre nuk do ti marrin në konsideratë këto gjepura, prej të cilave kurrë nuk kanë përfituar atë që tentuan ta marrin me dhunë, dhe tani kërkohet diçka tjetër, përshkak të ndryshimëve që paraqesin themelet e shoqërisë demokratike në botë.

Jemi dëshmitarë të shumë shfaqjeve të ndryshme dhe pakënaqësive të njerëzve, nëpër vendet e ndryshme të botës, të cilët janë shëndërruar edhe në dhunë nga regjimet e egra e kriminale, siq është Rusia e Putinit, ndaj Ukrainës, por partnerët politik dhe bota demokratike po bëjnë ndryshime të reja dhe mundësuan shumë vende që besimi i tyre të mbështetët në ndërtimin e paqës dhe në marrëdhëniet shoqërore, si rruga më e drejtë dhe në integrimet në shoqëritë e zhvilluara si domosdoshmëri e çdo mjedisi.

Shqiptarët nuk kanë faj, nëse nuk ju besojnë marrëveshjeve që bëhën sot në mes Kosovës dhe Serbisë, nga se nuk i besohet marrëveshjeve me djallëzorin serb, sepse gjithherë janë tradhëtuar nga sëcili lloj i sistemit slavo-serb, prandaj, edhe kjo marrëveshje mund të jetë mosmarrëveshje, nëse gjërat që janë shtruar në tavolinë si teori, dhe ato nuk praktikohen dhe zbatohen në bazë të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për paqë.

Prandaj, të besojmë në mënyren më të mirë të zgjedhjes së konflikteve përmes dialogjëve, ashtu sikur na mësoi edhe udhërrëfyesi i paqës dr. Ibrahim Rugova, ndërsa dallavergjinjtë e politikës opozitare, plotësisht do ta humbin fuqinë e tyre kundër qeverisë Kurti, të cilëve nuk është duke u interesuar shteti i Kosovës, por qëllimi i tyre është i mishnuar në marrjen e pushtetit, që janë mësuar për ta perdorur si mburojë e tyre.

Kemi qenë të bindur me dhunë dhe donin të na bindnin përsëri, se nuk ka rëndësi marrëveshja nacionale, sepse përmes „vëllezërim-bashkimit“ mirëkuptohemi, por liria kombëve nuk mund të kufizohet dhe të diktohet ashtu sikur që menduan regjimet diktatoriale, të cilave u erdhi fundi i tyre, dhe ranë njëri-pas tjetrit pa radhë dhe pa pritur.

Edhe pse doktrina e vjetër e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, në krye me udhëheqjen e saj, po e nxitë sot revoltën e popullit, ndaj marrëveshjes së tanishme, por nuk do të qoj peshë, sepse rrokullisja e kapitullit politik mund të nxjerr në shesh shumë gjëra, që nuk i pëlqejnë Kishës Ortodokse serbe, si një udhërrëfyese e luftës kriminale në Kosovë, dhe më shumë e ka gajlen se po i dalin të zezat e saj në shesh, se sa i duket e dhimbshme gjendja e qytarëve të saj serb.

Sigurisht, politika serbe në bashkëpunim dhe kordinim me kishën ortodokese serbe , do të ecën më tutje me politikat hegjemoniste në Kosovë, për ti penguar proqeset e saj integruese, duke i ndërruar maskat dhe doktrinat, apo ndoshta e shtrënguar nga qarqet dhe subjektet e ndryshme të Serbisë , në veqanti ato akademike serbe, e cila është tehu i të gjitha krimëve kryesore, duke dalë një ditë para botës e zhveshur më tërë shofenizmin antishqiptar, kundër një populli të pafajshëm, i cili më shekuj kërkoj vetëm liri dhe demokraci në trojet e veta.

Kjo marrëveshje si do që të quhet, që u mbajtë në Ohët të Maqedonisë Veriore, në mes Kosovës dhe Serbisë, e ashtu quajtur marrëveshje historike, duhet të mbetët ashtu, sepse asnjëherë në histori nuk është bërë ndonjë marrëveshje e tillë, në të cilën thuhet se, përveq BE-së, garantë do të jenë edhe vendet tjera, siq janë edhe SHBA-të, pasi që edhe këto vende e përgëzuan një marrëveshje të tillë, së cilës po i priten rrezulltatet.

Kjo marrëveshje në mes këtyre dy vendeve fqinje, si vende të pavarura, të cilat deri dje ishin në konflikt të pa parë dhe mjaftë të tensionuar, që edhe sot kanë ende disa nyje të pazgjidhura në mes vete, kur dihet se Kosova po lufton në mënyrë paqësore për të drejtat e veta, ndërsa Serbia, është e njejtë dhe shumë pak e ka ndryshuar kursin e saj politik ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë.

Kjo marrëveshje është bërë, apo po bëhët në mes të „fortit“ dhe atij të „butit“, dhe kjo marrëveshje po bëhët pas një shekulli, për çështjen e pazgjidhur ndëretnike, e cila ishte ndërtuar nga gënjështrat dhe mashtrimet sllavo- komuniste, të përkrahura edhe nga fuqitë e Mëdha të asaj kohe, për pushtimin dhe cungimin e trojeve shqiptare, që nga Marrëveshja e Londres 1913, e Vërsajës 1919, e Jaltës 1945 dhe deri te Marrëveshja e fundit e Rambujesë, në vitin 1999, dhe në këtë të fundit, fuqia e forcave të NATO-s, bëri marrëveshje të domosdoshme, duke i larguar forcat e fashizmit serb nga trojet e okupuara të Kosovës, e cila e finalizoj dhe lirimin e saj nga okupimi fashist serb.

Ashtu, edhe në takimin e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, që u mbajtë këto ditë në qytetin e Ohërit të Maqedonisë Veriore, mbështetja është parë në krahun e forcës, apo në anën e Serbisë, me çrast nuk i është bërë asnjë lloj presioni, siq i bëhët Kosovës, për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, që di ti kalon kopetencat dhe ligjet e Kushtetutës së Kosovës, ashtu edhe ligjet e Ahtisarit, në krahasim me komunat që janë të banuara me shqiptarë në teritorin e Kosovës.

Atëherë, Kosova me plot të drejtë duhet të kërkoj nga BE-ja, që Lugina e Preshevës me komunat e veta, të fitoj statusin e njejtë dhe të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në teritorin e Serbisë, përndryshe, kjo marrëveshje është mosmarrëveshje dhe mund të jetë vetëm një marrëveshje formale dhe pa vlerë nga ata që e ndërmjetësuan dhe e dizajnuan në këtë mënyrë.

Kush i beson marrëveshjes e cila nuk është nënshkruar askund edhe pse thuhet se Kosova dhe Serbia, janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian këto ditë në Ohër të Maqedonisë Veriore, këtë e thotë edhe kryeministri i Kosovës, këtë e thonë edhe zyrtarët evropian dhe të SHBA-ve, duke e quajtur si një arritje e një marrëveshje historike, mirëpo Serbia, asgjë nuk ka nënshkruar në letër, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat