Për zgjedhjen e Kontestit mes Kosovës dhe Serbisë ndoshta duhet të mendohet edhe për opsione tjera

Opinione

Për zgjedhjen e Kontestit mes Kosovës dhe Serbisë ndoshta duhet të mendohet edhe për opsione tjera

Nga: Daut Kelmendi Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:29
Qeveria e Kosovës

Serbëve të Kosovës me presion trysni por edhe me kërcënim me jetë direkt nga Serbia, nuk po iu lejohet të bashkëpunojnë , bashkëveprojnë por as të bashkendërtojnë të ardhmen e tyre me shqiptarët ne Kosovës.

Beogradi i urdhëron serbët e Kosovës të ngritin barrikada në qarkullimin rrugorë e mure në komunikim në menyre që t’i largojnë sa më shumë nga shqiptarët. Ata preferojnë që serbët e Kosovës të ngritin mure edhe më te larta se ai i Berlinit me shqiptarët dhe te jetojnë në GETO. Një jetë e tillë është shumë e rëndë dhe e vështirë për tu zbatuar sepse paraqet burg nën qiellin e hapur.

Meqë kemi ardhur në një gjendje të rende për fajin direkt të Serbisë e cila po punon natë e ditë aq sa po mundet në spostimin dhe minimin e Pavarësisë së Kosovës, ndoshta duhet të mendohet edhe për opcione tjera.

Meqe se serbët nuk po dëshirojne të jetojnë me shqipetarët, ndoshta nuk do të ishte një zgjedhje e preferuar apo më e mire por që do të zgjidhte problemin shqiptaro - serb, këtu mendoj për nderrim të popullatës.

Të gjithe shqiptarët që jetojnë në Serbi të barten apo kalojnë në Kosovë e të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë të barten apo kalojnë në Serbi, kurse Jeni Pazari apo Pazari i Ri si pjesë e Vilajetit të Kosovës që ka qenë gjithmonë në përberje të Kosoves të bashkohet me Kosovën.

Një mënyrë e tillë shumë kujtë do të i duket jo humane pra duhet thënë se edhe është johumane, por si po duket në këto rrethana pa rrugëdalje dhe mundësi të zgjedhjes së këtij kontesti ndoshta do të ishte një mundësi që njëherë e përgjithmonë të mbyllet ky kapitull i errët i historisë së marredhënjeve shqiptaro - serbe sepse siç dihet historikisht për të mbrojtur këtë copë toke që na ka mbetur në Kosove e që e kemi paguar shumë shtrenjtë dhe nuk ka cep të kësaj Kosove që nuk është larë me gjak nga dora gjakatare serbe.

Po mos të ishte Serbia për fatin tonë të keq, fqinji i ynë sot nga Naisusi ( Nishi) po edhe territoret përreth bashkë me Toplicën por edhe kryeqyteti I Dardanisë Skupi ( Shkupi ) do të ishin pjesë e Kosovës pra e Dardanisë .( Mendoj se ka ardhur koha që Kosovës të i rikthehet emri burimimorë dhe historik DARDANIA ).

Propozimi për ndërrim të popullatës në vend të Zajednicës në Kosovë ndoshta do të ishte zgjedhja më e mirë . Zajednica si do që të jetë, do të paraqet një pengesë të madhe për funksionimin e shtetit të Kosovës. Me siguri se do të ketë edhe kundërshtime por edhe mendime pro et kontra, për këtë propozim por unë mendoj se në një shtet të lirë me shtyp të lirë dhe liri të shprehjes, çdo kush ka të drejtë të paraqet mendimet , propozimet dhe vizionin e tijë për zgjedhjen e një problemi që po na mundon e ngarkon me shekuj. Ky propozim nuk do të thotë se është më i miri, por le të jetë si shtytje për të menduar se a mund te jetë i pranueshëm dhe i realizueshëm apo jo?! Prognozat demografike si në Kosovë ashtu edhe në Serbi nuk janë të mira dhe ndoshta një rifreskim demografik do të ishte i mirëseardhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat