Kush qëndron prapa këtij skenari që po e kërcënon Aeroportin Adem Jashari?

Opinione

Kush qëndron prapa këtij skenari që po e kërcënon Aeroportin Adem Jashari?

Nga: Dedë Preqi Më: 28 mars 2023 Në ora: 11:55
Dedë Preqi

Nuk jemi një popull i veçantë, por po dallohemi si një shoqëri kur gjërat marrin kahe të kundërt me favorin tonë, apo bëhët fjalë për akordimin e tyre në favor të atj që na dëshiron ndryshe të ardhmën tonë, dhe kjo zë fillin me dukuri dhe elemente negative, mos të thëmi edhe në forma çnjerëzore, në të cilën objekti si objekt nuk mund të gjykohet, por duhet subjekti njerëzor të merr përgjegjësitë e veta që i takojnë.

Duke marrë parasysh gjendjen dhe situatën politike në vendin tonë në raport me Serbinë, prej kësaj rrjedh si diçka e pakuptimtë, që vepron përmes një shkakësie të njëanshme, kur shpeshherë thëmi se nuk po gjykohet agresori, por viktima, por ne, jemi të obliguar që të marrim një qëndrim për një unitet të një shembulli të mirë, që mund të ketë begati të qëndrueshme dhe të lakmueshme njerëzore.

Nuk do të thotë se këtij vendi t’ia adhurojmë vetëm sovranitetin e tij, dhe të mburrëmi më të, duke pritur vetëm nga të tjerët, që të na i kryejnë punët tona, bashkë më të, edhe të na mësojnë qeverisjen e vërtetë të vendit tonë, dhe kjo rrjedhojë e kësaj natyre sikur do të kthehet në një mundësi të pa kufizuar, që në realitet, trendi i sëcilës ka gjasa të humb origjinalitetin e vet krijues dhe zhvëllimor të kësaj shoqërie në këtë mënyrë parazite.

Nuk duhet ta nënvlerësojmë rrugën tonë maratonike e historike dhe më tepër gjakun e atyre që u flijuan për të ardhë Kosova deri te Pavarësia e saj, nuk do ta mohojmë as kontributin e miqëve tanë ndërkombëtarë në krye me SHBA-të, që dhanë atë më të çmuarën për çlirimin e Kosovës, por që t’u japësh atyre një përgjigje adekuate nevojitët ndjeshmëri dhe përgjegjësi e madhe përballë domëthënjës dhe kontributeve të tyre.

Apo, jemi mësuar të qëndrojmë të nënshtruar, apo çka po bëhët me ne, që nuk po mundemi ta qeverisim vetëvetën. Përgjigja reale e kësaj pyetje do të mungojë dhe do shoqërohet nga shumë shqetësime, kur sot Kosova, posedon resurset e veta njerëzore dhe natyrore, nga toka e nëntoka, atëherë krijohet përshtypja, pse nuk po mundemi ti krijojmë bukë vetëvetës, dhe pse nuk dimë të udhëheqim shtetin tonë më mirë.

Të gjithë e dimë se Kosova, nuk ka pasur ndonjëherë Aeroport të fluturimëve për qytetarët e vet civil, i vetmi që ka ekzistuar ka qenë aroporti ushtarak, të cilin e ka përdorë APJ, e shtetit okupator, ndërsa sot, e ka Aeroportin Ndërkombëtar të vetin, që mbane emrin e heroit legjendar Adem Jashari, ku për një vit kalenderik frekuentojnë miliona udhëtar, ndër më të shumtit janë ata nga diaspora shqiptare, që udhëtojnë nga vendet e ndryshme të botës.

Për fat të keq, qeveritë e kaluara të pushteteve të mëhershme, këtë Aeroport e kanë dhënë në kocesion një firme nga Turqia, e ashtuquajtur LIMAK, me kohëzgjatje 20 e më shumë vjet, e cila ka përfitime të mëdha, dhe të ardhurat e punëtorëve të këtij aeroporti nuk do duhej të ishin aqë të vogla, kur këtë aeroport e frekuentojnë brenda vitit mbi 2-3 million udhëtar, dhe sipas një njoftimi të Agjencisë së Shërbimëve të Novigacionit Ajror, në praktikat e Komisionit Evropian, përfshirja e Agjencisë në ligjin për paga bie në kundërshtim të kësaj administrate.

Këtë herë nuk duam të komentojmë çështjet e administratës së kësaj kompanie, por është diçka më e rëndësishme dhe më e ndieshme, kur në këtë Aeroport, disa herë kemi informata kërcënuese dhe shantazhuese, që po shkakëtojnë pasoja të rënda në psikën e udhëtarëve, të cilët duhet t’u binden urdhërave në situata të tilla, jo vetëm duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por duke pritur me orë të tëra dhe ajo që është më e rëndë, kur bashkëatdhetarët e humbin punën e tyre, dhe ka raste edhe të tjera me kufoma të bashkëatdhetreve nga vende ndryshme që presin me i transportue në atdhe.

Kush duhet të jetë prapa këtij skenari që po e kërcënon në këtë formë Aeroportin Adem Jashari, është dorë e zgjatur që po i shëbenë armikut të jashtëm, apo ndonjë kërcënim i ndonjë tradhëtari dhe shpirt e komb shituri, i cili nuk ia do të mirën këtij populli dhe as këtij vendi.

Prapa këtyre iniciativave antinjerëzore, që mund të shkojnë deri edhe të ndonjë iniciative terroriste, mund të fshehet edhe dikush për të nxitë çrregullime brenda shtetit të Kosovës, por dhashtë zoti që mos të mbizotëron rreziku, që mënyrat e tilla të veprimëve dhe organizimëve të jenë pa ndonjë projekt dhe vizion, që e tejkalojnë çdo masë dhe çmim njerëzor.

Kërcënimet e tilla nuk janë të thjeshta dhe të pa qëllimshme, por të rrezikshme dhe jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për sëcilin mes shoqëror të botës, duke dhënë një mesazh jo të mirë dhe jo njerëzor, dhe po të kuptohet drejt kjo çështje duhet të jetë shumë serioze edhe për shtetin tonë, dhe ti kushtohet më shumë përkujdesje të vazhdueshme nga organet përkatëse, sepse në një formë të tillë, jo vetëm aty ku mungon vetëdija dhe ndërgjegja njerëzore, por këto skenare përgaditen edhe nga politikat shkatërruese me tipare djallëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat