Hilozoizmi i Putinit, "nusëria politike dhe ushtarake" e Erdoganit dhe hedonizmi i Perëndimit!

Opinione

Hilozoizmi i Putinit, "nusëria politike dhe ushtarake" e Erdoganit dhe hedonizmi i Perëndimit!

Nga: Agron Shabani Më: 23 maj 2023 Në ora: 17:12
Autori Agron Shabani

Mbrëmjet ose netët e gjata dhe misterioze brenda atyre mureve të Kremlinit, njohin aq shumë gjëra, sekrete ose mistere të ndryshme, të cilat agimet ose mëngjeset e kotura ose t´ përgjumura të Brukselit ose Uashingtonit, as që mund t´i imagjinojnë.

Se çfarë (çka) fshihet brenda atyre mureve misterioze të Kremlinit, dhe çfarë planesh ose ambiciesh kanë ata për Ukrainën, NATO-n, Perëndimin dhe të tjerët, e sidomos për Kosovën dhe shqiptarët, janë vetëm supozime, spekulime dhe hipoteza të ndryshme anarkoteorike, imagjinare ose fiktive, pasi që sekretët e tyre ruhen në mënyrë perfekte.

Prandaj, edhe enigma ose problemi më i madh mbetet deshifrimi, detektimi ose zbulimi i sekretit ose fshehtësisë së tyre misterioze ose enigmatike. Edhe pse të gjithë rusët (edhe Putini vet) në mënyrë publike e mohojnë këtë fakt, duke u arsyetuar ose justifikuar se të gjitha planet ose veprimet e tyre janë të hapura ose publike, për dallim të planeve ose sekretëve misterioze ose enigmatike të SHBA-së, NATO ose Perëndimit, të cilat sipas Presidentit Putin si dhe gjeneralitetit e admiralitetit të tij ushtarak ose luftarak, i cenojnë ose rrezikojnë seriozisht integritetin, stabilitetin dhe interesat e përgjithshme të Rusisë.

Kështu që sipas oligarkisë ose "masonerisë rusë": të gjitha ato fshehtësi ose sekrete të larta shtetrore, nacionale, politike, ushtarake ose luftarake që shkruhen me ngjyrë dhe në letër gazete, në etër, apo në pultin e transmetimit radio-televiziv, nuk janë më fshehtësi ose sekrete të larta, por janë çelësi dhe arma kryesore në duart e kundërshtarit ose armikut. Kështu veprojnë edhe serbët...Në konfidencë, sekret, diskrecion ose misteriozitet të plotë.

Teoria dhe praktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se si zeusët ose zotërat e ndryshëm të luftës...në fillim vazhdimisht i stisin, imagjinojnë, trillojnë, inskenojnë dhe krijojnë armiqtë ose kundërshtarët e tyre së bashku me ambientet, situatat ose atmosferat e ndryshme shpërthyese, normative, kognitive, aproksimative, aglutinative, imagjinare, fiktive, konfliktuoze, violente, infantile, dramatike ose eskalative....duke pritur dhe besuar ose shpresuar se armiqtë ose kundërshtarët e tyre, patjetër do e humbasin luftën....Pastaj, kënaqen, dehën ose ekzaltohën duke parë ose shikuar, se si armiqtë e tyre, vuajnë, pësojnë, vriten, vdesin dhe masakrohen, duke e humbur luftën e përgjakshme, shkatërrimtare ose apokaliptike që ua kanë imponuar ose shkaktuar vet.

" Vëllezër sllaven (sllavë) kudo ku ndodheni, të bashkohemi patjetër në luftën e lavdishme çlirimtare, heroike, patriotike, antifashiste dhe anticioniste të popullit dhe shtetit të madh të Rusisë -kundër Ukrainës, gjegjësisht kundër kuislingëve, mercenarëve, kolaboratorëve ose marionetave të gjermanëve ose anglo-saksonëve, nëse duam të shpëtojmë botën ose hemisferën e madhe ruse ose sllave!" Në dukje të parë, ose në linja të përgjithshme: kjo është motoja ose parulla kryesore e ekstremistëve ose ultranacionalistë rusë, serb, bjellorusë dhe të tjerë, në kuader të bllokut (kampit) të njohur filorusë ose panslavist në Rusi, Bjellorusi, Serbi dhe gjithandej! "SSS" ( Samo sloga sllavene spshava)! Apo, "SRSS" (Samo rat i slloga spashava sllavene) etj.!

Në imagjinatat ose fantazitë e tij hilozoiste, hedoniste ose utopike: Presidenti rusë, Vlladimir Putin, e sheh vetën në instancën me të lartë të Zotit ose Perëndisë, ndersa popullin rusë si "popull hyjnor ose qiellor"! Si Millosheviçi, Vuçiçi, Daçiqi dhe Shesheli të Serbisë! E thellë dhe shumë e moçme është sëmundja ose mitomania dhe grandomania e njohur serbo-ruse....!

Edhe parullat, sloganet ose banderollat e ndryshme euro perëndimorë:" Tu japim armë ose t'i armatosim ushtarët ose luftëtarët e Ukrainës në luftë kundër Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike, para së rusët të na vrasin ose zhdukin të gjithë neve!", në instancë të fundit të ngjajnë në demagogji dhe hipokrizi!

Një fragment:

Qyteti ose porti (limani) i njohur detar i Vladivostokut në Rusi, deri në vitin 186O i ka takuar Kinës, gjegjësisht rajonit të njohur kinez të Manxhurisë. Kështu që regjionet ose rajonet e njohura kineze Amur (Heilong Jiang) dhe Argun në bazë të diktatit ose "traktatit të pabarabartë" të Pekinit (Peking ose Bexhing) me 18 tetor të vitit 186O, pas luftërave të përgjakshme ruso-kineze për Haishinvani ose Heilong Jiangun (Vlladivostokun) ose "Bosforin Lindorë": Vlladivostoku iu bashkangjitë përdhunshem ujdhesës "Russki" ose "Primorjes" (Rivierës) së Rusisë. Rusët e fituan luftën me vullnetarët ose desperadosët e njohur kozak, ukrainas etj. Ndërkaq, gjatë luftës së njohur ruso-japoneze (19O4-19O5)-Vlladivostoku kishte rënë nën kontrollin e ushtrisë së fuqishme të Japonisë. Ndonëse, në vitin 1918, pos japonezëve, ishin stacionuar ose dislokuar edhe forcat detare ose ushtarake të marinës angleze ose britanike. Por, ia që prap asokohe kishte triumfuar dinakëria ose misterioziteti i politikës dhe diplomacisë ruse, të cilët i kishin ftuar SHBA-së për ndihmë. Me ç'rast, falë "ekspeditës ushtarake" të amerikanëve"( lexo" American Expedintionary Force Siberia")-Vlladivostoku, iu ishte kthyer sërish "ushtrisë së bardhë" dhe "ushtrisë së kuqe" të Rusisë gjatë viteve 1921-1922. Mos të flasim këtu mbi ndihmat kolosale dhe titanike të anglo-amerikanëve në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore: Të cilët e mbrojtjen dhe shpëtuan Rusinë (BRSS-së) nga disfata, kapitullimi, bankroti ose kolapsi total para ushtrisë së fuqishme gjermane. Ndihmat e Perëndimit për Rusinë në luftërat e shumta ruso-turke për Krimenë etj. Do cekur në vazhdim se deri para luftës në Ukrainë, pos rusëve, pjesa me e madhe e popullsisë së Vlladivostokut (i cili i numron dikund afro 7OO. OOO banor) kanë qenë ukrainas, koeraono verior (korio saram), kinez, japonez, kozak etj. Por, ia që pronat e ukrainasve të përndjekur ose dëbuar nga aty, thuhet se i kanë zënë

rusët, kozakët, koreanët etj.

Se këndejmi, edhe Sergej Pavlloviç Koroljovi së bashku me Valentin Ljushkovin, Vasili Mishinin, Andrej Tupoljevin, Mihail Gromovin, J. Antonovin, Dimitrij Kuznjecovin, Nikollaj Kardashevin, Vasili Fesenkovin, Kirill Fllorenskin, Nikollaj Barabashovin, Igor Vlladimiroviç Belinskin, Aristark Bjellopoljskin, Jevgenij Krimovin, Marjan Kovaljskin, Ljudmilla Karashkininsken, Valentina Grisodubovsken, Elena Pitjeven, Dimitrij Maksutovin, Saharovin, Viktor Safranovin, Aleksandar Aleksandroviç Mihaillovin, Nikollaj Moisijevin etj...që konsiderohen si arkitektët ose pionerët e parë të astrofizikës dhe disiplinave të tjera të shkencave ushtarake, atomike, kozmike ose astronomike të Rusisë ose ish BRSS-së: Mësimet, leksionet ose njohuritë themelore ose elementare në fushat e ndryshme të astronomisë, astrofizikës, astrobiologjisë, astrokimisë, fizikës nukleare ose atomike etj.., i kanë mësuar, vjedhur ose plagjiaturuar nga shkencëtaret amerikan me origjinë gjermane si Werner von Braun, Arthur Rudolph, Robert Struchgold dhe të tjerë në fushën e astrofizikës, termodinamikës dhe fizikës nukleare ose atomike, të cilët shumë kohë para rusëve e kishin prekur ose shkelur Hënën, duke e çuar kështu njeriun e parë (Amstrongun) në Hënë. Edhe pse rusët asokohe mburreshin se ishin të parët që i kishin dërguar njerëzit ose kozmonautet (astronautët) e tyre në hapësirë, apo në gjithësinë qiellore (Gargarin, Roseljonov etj.).

P.S. Në veprën e njohur "Në Natyrë" të Heraklitit, nga 13O fragmentet e famshme mbi jetën, botën, natyrën, qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën, në fund prap Zoti (Hyji) e merr rolin e merituar ose kryesorë. Përderisa, Talesi (Tali), Kalimahu, Ksenofani, Anaksimanderi, Anaksimedi ose Anaksimesi, kanë dilema dhe ndodhën të preokupuar me hilozoizmin ose animacionin e natyrës dhe gjithësisë ku uji, ajri, zjarri, drita dhe terri e kanë rolin kyç. "Nën ujë dhe nën diell, asgjë nuk është e pamundur dhe e pandryshueshme.", do thoshte dikur Pitagora.


Ndonëse, të gjithë nxënësit dhe studentët tashmë i kanë të njohura dhe të qarta shkaqet e vdekjëve ose vetvrasjëve të Sokratit dhe Arkimedit.


Sidoqoftë, "me i vjetri, me i moçmi ose me i moshuari nga të gjithë ne është Zoti (Hyji) i cili nuk ka lindur, sepse është i përjetshëm dhe nuk vdes kurrë." do shtonin në vazhdim Herakliti dhe Demokriti.

U mor vesh se Perënditë e Olimpit, asnjëherë nuk patën frikë nga Zeusët e Greqisë.

Në kuadër të studimeve, animacionëve, parabolave, fantazive, akrobacionëve, inovacionëve dhe ekuacionëve të tij globale ose universale: Talesi asokohe do shprehej se shpirti i njeriut në instancë të fundit ka forcë dhe përmbajtje gravitative ose magnetike në kuptimin e asaj se forcat ose trupat e ndryshme magnetike me gravitacionin ose magnetizmin e tyre, i tërheqin pas vetës trupat tjerë si shpirti trupin e njeriut etj. Prandaj magneti ka shpirt, ashtu siç ka shpirti magnet." (lexo idenë ose teorinë e njohur animative ose hilozoiste)

Se këndejmi, i pyetur asokohe nga të tjerët se ç ‘është më se lehti dhe më se vështiri për njeriun? Talesi (Tali) u përgjigj: "Më se lehti është të këshillosh, mësosh, qortosh ose kritikosh të tjerët, ndërkaq më se vështiri është të njohësh, këshillosh, mësosh, qortosh, kritikosh dhe pranosh vetvetën tënde ashtu siç je.", duke shtuar në vazhdim se "forma ose mënyra me e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet ose fatkeqësitë e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përsëritni gabimet ose mëkatet e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligj, më të dobët ose më të mjerë se ju. Ndaj, nata për të mençurin, për të vyerin dhe tè diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak." tha Talesi.

Ka shumë gjasa që lufta aktuale në mes Rusisë dhe Ukrainës, të mbyllët me "status quo" të ndryshme ushtarake dhe politike, të ngjashme ose analoge me "status quotë" ose "traktatet" e njohura ruso-turke (mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të shqiptarëve) të Berlinit ose Shën Stefanit (me 1878) etj....!

Rexhep Taip Erdogani, i cili shihet si kal Troje, si nuse ose njeri i Putinit, sipas të të gjitha gjasave, do e fitoi edhe një mandat si President ose "Sulltan i pakurorëzuar" i Turqisë, kryesisht me ndihmën e masonerisë dhe oligarkisë ruse, të dyndur ose zhvendosur kryesisht në Turqi, për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Risisë ose kapitalit rusë.

Dhe, ky është edhe një lajm i keq për Kosovën dhe shqiptarët.

Rusët dhe turqit gjithmonë janë pajtuar, fuqizuar dhe faktorizuar mbi palcën dhe kurrizin e thyer ose të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat