E vetmja zgjidhje është përcaktimi i kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve!

Opinione

E vetmja zgjidhje është përcaktimi i kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve!

Nga: Hafir Hoxha Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:36
Autori Hafir Hoxha

Si të ndodhë kjo ? Me luftë nuk u arrit ky synim , me diplomaci po punohet prej vitit 2000. Ende nuk ka sukses që Serbia të largohet nga Rusia e të hyn ne BE dhe NATO.

Si do të ndodhë suksesi ?

Serbia mundohet zë përfiton më shumë në këtë rast kur gjendet mes Rusisë dhe USA, kërkon kush jep më shumë !

Pra USA dhe BE kanë lënë veriun e Kosovës në funksion të karotës për Serbin që të largohet nga Rusia dhe të hyn në BE dhe në NATO , këtë do ta pranon Serbia nëse i jepet edhe Republika Srpska ku do të jetë ofertë dhe siguri më e madhe për te që i ofrojnë BE dhe USA në krahasim me Rusinë që ajo këto oferta s’ka mundësi t’ia bërë!

4. Kosovarët nuk i pyet për këtë projekt, Shqipëria po ashtu pajtohet me këtë zgjidhje duke e pranuar Kosovën si pjesë të vetën të integritetit territorial .

5.Prandaj pritet dhe e vetja zgjidhje është SHQYRTIMI, PËRCAKTIMI i kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve e jo mes Kosovës dhe Serbisë !

Askush me kurrfarë “privilegje” nuk kanë mundë me i bindë shqiptarët që ta duan , ta pranojnë Jugosllavinë si shtet të tyre prandaj krejt logjike dhe normale është që edhe Serbët kurrë askush në kurrfarë “privilegje” nuk kanë me mundë me i bindë të pranojnë Kosovën si shtet të tyre pos atë serb, nëse nisemi nga vetvetja pra plotësisht kanë të drejt edhe serbët.

Pra PSE !? Po mundoheni me i bind, me i detyrua, obligua serbët me të dashtë, me të pranua e respektua si shtet kur neve shqiptarëve nuk ka arritur me na bind Jugosllavia krejt shekullin e kaluar!

Kemi jetuar, vepruar dhe punuar edhe në institucione të ati shteti por vetëm për t’i mbrojtur interesat tona kombëtare e jo nga dashuria për atë shtet, mundësin e parë që kishim luftuam kundër ati shtati! Ashtu mendojnë edhe serbët sot për Kosovën!

Gabim është të kërkosh nga dikush të bën diçka që ti ke refuzuar një shekull kur ishe në të njëjtën pozitë sikur ai !

Çdo politik tjetër është zvarritje, ikje nga përgjegjësia dhe manovrim përfitues i ngushtë politik por që nuk do të zgjidhë problemin mes shqiptarëve dhe serbëve !

Përfitues të ngushtë janë ata që kanë funksione politike shtetërore nga Kosova Republikë si shtet në vete dhe vetëm ata që mundohen të krijojnë komb Kosovar nga shqiptarët dhe që janë kundër bashkimit kombëtar shqiptarë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat