Nuk rrëzohet Albini me tetë deputetë o Ramush Haradinaj

Opinione

Nuk rrëzohet Albini me tetë deputetë o Ramush Haradinaj

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:04
Faton Mehmeti

Pas zhvillimeve në veri, Ramush Haradinajt iu mbush mendja se mundet me rrëzu Albin Kurtin.

Ndonëse me vetëm 8 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.

Krejt kjo sipas tyre po arsyetohet me qasjen e qeverisë ndaj veriut.

Sipas AAK qeveria po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e vetë në veri, pasi "sanskionet e SHBA-ve karshi Kosovës, sipas Tahirit e kanë goditur në themel funksionimin e vendit".

E kërkush s’mundet të më bind se AAK po shqetësohet aq shumë për vendin, krejt po është politikë për të prodhuar situata gjoja se vendi po dëmtohet e këta qenkan shpëtimtarët e vendit.

Edhe më ironike ishte deklarimi i Besnik Tahirit se "mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht, por për t’i treguar Kurtit se rruga që po ndjekë ai është qorre".

Këta që kanē bërë koalicion edhe me Listën Serbe për pushtet flasin për moral politik, kulmi hipokrizisë.

Sa për mocion, është e drejtë e secilës parti në opozitë për të inicuar por duhen vota, AAK me tetë deputetë s’mund as të inicojë një gjë të tillë.

Sipas nenit 100, pika 1, të Kushtetutës së Kosovës, duhen firmat e 1\3 të të gjithë deputetëve që mocioni të shkojë për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Pra mjaftojnë 40 firma, të cilat AAK nuk i ka. Derisa për rrëzimin e saj duhen 61 vota.

Opozita nuk është e aftë as ta rrëzoj qeverinë, edhe më pak për ta drehtuar shtetin siç duhet.

Kështu që, rrëzimi i qeverisë nuk mund të ndodh me këtë opozitë, qeveria do e vazhdojë mandatin deri në fund nëse nuk jep vet dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat