Kosova nuk duhet ta themelojë Asociacionin serb

Opinione

Kosova nuk duhet ta themelojë Asociacionin serb

Nga: Rexhep Torte Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:29
Autori Rexhep Torte

Gabriel Escobar dhe Mirosdlav Lajçak gjatë vizitës së tyre më 6 qershor në Kosovë e luajtën vallen gjenocidale serbe, ndërsa Albin Kurti vallen trimërore rugovase të Kosovës.

Opozita mjerane në Kosovë le të kërkojë në Parlamentin e Kosovës që të shfuqizohen marrëveshjet për Asociacionin serb, e jo të kërkojë mocion ta rrëzojë Albin Kurtin.

Opozita mjerane në Kosovë nuk e ka dertin ta mbrojë Kosovën, por e ka dertin ta mbrojë krimin vëllavrasjet e kundërshtarëve për pushtet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, ta mbrojë hajninë, korruposionin, pasurimin multi milionësh dhe bashkëpunimin me kapobandot serbe në Veri të Kosovës.

Gabriel Escobari-i dërguari i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak- BE-së në dialogun Kosovë - Serbi, edhe në vizitën e 6 qershorit 2023 në Kosovë shpërfaqën favorizimin e Serbisë gjenocidale, duke kërkuar nga Kosova qetësimin e situatës, zgjedhje të reja dhe kthim në dialog.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të verbuar për ta joshur Serbinë drejt Perëndimit, nuk e mendojnë fare se në Veri të Kosovës nuk mund të ketë qetësim të situatës pa u larguar fillimisht grupet e armatosura kriminale ilegale serbe, pa u larguar agjentët serbë dhe rusë, që i sulmuan dhe i plagosën KFOR-in, EULEX-in, Policinë e Koosvës dhe .gazëtarët.

Escobar dhe Lajçak nuk e mendojnë fare se në Veri të Kosovës nuk mund të mbahen zgjedhjere të reja pa u zhbërë grupet e armatosura kriminale ilegale serbe në Veri të Kosovës.

Escobar dhe Lajçak nuk e mendojnë fare se dialogun Kosovë -Serbi duke përfshi edhe Marrëveshjen dhe Draftin e arritur në Ohër, po i shpoërfill Serbia gjenocidale, dhe jo Kosova paqedashëse pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO-s.

Gabriel Escobar, pas takimit me Albin Kurtin-Kryeministrin e Kosovës, deklaroi se, “Ne nga Albin Kurti kërkuam qetësimin e situatës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialog.Albin Kurti tregoi se ç’farë asosciacioi nuk do, tani të tregojë çfarë asociacioni do.Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë Serpsaka si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron.Kosova duhet të na japë një draft, sepse Marrveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i Asociacionit. Nuk kam parë kurrë më shumë unitet brenda komunitetit transatlantik SHBA, BE dhe NATO, dhe pothuaj se çdo mik i Kosovës ka bërë të njejtiin propozim.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq të ndërmarrin masa te menjehershme për deskalimin e situatës.Kurti e Vuçiq janë ata që e pengojnë rrugën evropiane. Kurti e Vuçiq kanë kohë gjer të premten, se të premren unë e Lajçak u japim përgjegjësi eprorëve tanë.Kosova dhe Serbia po e pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.Kosova menjëherë të nisë themelimin e asociacionit.Serbia mos lobojë kundër Kosovës.Thërasim Listën Serbe të merr pjesë n zgjedhje pa parakushte”, deklaroi Escobar.

Albin Kurti-Kryeminitri i Kosovës, pas takimit me Gabriel Escobarin dhe Miroslav Lajçakun, deklaroi se, “Rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale sëebë.Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjete rejaduhet të marrin pjesë pa frikë dhe kërcënime.Rendi dhe ligjshmëria sigurisht se do të zvogëlohen proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore” tha kurti.

Kosova t’i shfuqizojë marrëveshjet pët themelimin e Asociacioni serb

Naim Miftari, analist-ish epror i latte UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, kohë më pare për “Bota Sot”, deklaroi se Parlamenti i Kosovës duhet t’i shfuqizojë marrëveshjet e Bruksekit të viteve 2013 dhe 2015, dhe t’i jepet fund këtij problem që Kosovës i është lënë si kopili te dera nga tradhtarët Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Sipas Naim Miftarit, Shfuqizimi i këtyre dy marrëveshjeve të rrezikshme për Kosovën, duhet bërë pa vonesë, sepse Serbia derisot nuk i ka miratuar këto marrëveshje, dhe se është e drejtë e Parlamentit të Kosovës ta bëjë shfuqizimin e këtyre marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë”.

Idriz Zeqiraj, analist dhe studjues, gjithashtu kokë pë parë kërkoi nga Kosova që t’i shfuqizojë marrëveshjet e Brukelit për themelimin e Asociacinit serb në Kosovë.

Shqipërim Pula, analist dhe njohës i çshtjeve ndërkombëtare kohë më parë deklaroi se marrëveshjet e Brukselit për Asociacionin serb në Kosovë mund të shfuqizohen në Parlamentin e Kosovës, sepse këto dy marrëveshje nuk janë regjistruar as edhe në Regjistrin e KS të OKB-së.

Për fat të keq këtij propozimi të analistëve Naim Miftari, Idriz Zeqiraj dhe Shqipërim Pula, nuk po i kushtohet vëmendje e merituar.

Asociacioni i komunave më shumicë serbe në Kosovë, i çfarëdo forme që të jetë nuk duhet asesi të pranohet, sepse përbën rrezik potencial për shtetësinë e Kosovës.

Kosova e ka Kushteturtën e saj demokratike, e cila të gjithë nimoriteteve u garanton të drejta dhe liri më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Robert Menendez, Daniel Server, Paul Ëilijams e kundërshtojnë Asociacionin serb në Kosovë

Të rikujtojmë sejo sjellje e papërgjegjshme e SHBA-ve, e BE-së dhe e NATO-s bëhet edhe më shqetësuese kur Senatori Robert Menendez Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Prof. Daniel Server- ligjerues në Universitetin Amerikan Jon Hopkins, dhe Prof. Paul Ëilijams ligjerues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Senatori Robert Menendez më 3 maj 2023, i dha flakareshë Gabriel Escobarit emisarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, duke i këkuar llogari duke e pyetur direkt, “A shqetësheni se Asociacioni mund të prodhojë destabilizim në Kosovë? Duke shtur se, “Asociacioni i arritur më mrrëveshjen e 2013 në Bruksel, mund të çojë në“Republika Serpska” brenda Kosovës, kur edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka gjetur konceptin e Asociacionit jo plotësisht në përputhje më frymën e Kushtetutës”.

A shqetësoheni se një asociacion i tillë mund të prodhojë destabilizim në Kosovë dhe t’i heq kompetencat e rezervuara për pushtetin qëndror”?

Senatori Robert Menendez, më 17 shkurt 2023, duke folur për Asociacionin serb në Kosovë, deklaroi se, “Asociacioni serb është jokushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë_Serbi.Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosovë-Serbi dhe veprimeve që kanë të bëjnë me njohjen reciproke, mund të ketë një rrugë përpara për Kosovën.Pra, Asociacioni i komunave me shumicë serbe që përmendet vazhdimisht si pengesë për të ardhmen mendoj se është i pavend. Kushtetuta e Kosovës u garanton të të gjithë qytetrëve pjesëmarrje në qeveri dhe ua njeh të drejtat e pakicave brenda qeverisë”, deklaroi Senatori Robert Menendez.

Daniel Server edhe Paul Ëilijams, që të dy e kanë hedhur poshtë qëllimin SHBA-ve dhe të BE-së që Asociacioni serb të themelohet para njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi, dhe se serbët në Kosovë i gëzojnë të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë të garantuara me Kushteturën e saj demokratike.

Prof.Daniel Server dhe Prof.Paul Ëilijams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat