Arrogancë diplomatike, servilizëm, korrupsion përballë agresionit serb

Opinione

Arrogancë diplomatike, servilizëm, korrupsion përballë agresionit serb

Nga: Milazim Maraj Më: 7 qershor 2023 Në ora: 09:49
Milazim Maraj

Situata në veri të Kosovës sikur që edhe pritej ndodhi, në një formë të njohur nga të gjithë, nga se këto forma janë të përsëritura nga një shtet kriminel i përkëdhelur nga Evropa dhe bota pa te drejt.

Ndodhi nga shteti artificial i krijuar pa të drejt nga Evropa si dhuratë Rusisë në dëme të popullit më të vjetër, të urtë dhe të kulturuar të Evropës dhe Botës. Ky shtet fantazmë që u pagëzua me emrin Serbi që nga themelimi prodhon gjakderdhje, masakra vuajtje dhe tragjedi në gadishullin Ilirik...

Shteti artificial marionetë ruse njihet si problematik që ka prodhuar dhunë, masakra, gjakderdhje pa ndërpre që nga viti 1830 dhe prodhon edhe sot. Arroganca diplomatike e Qeverisë së Kosovës u mor si shkas i kësaj situate që nuk ishte e vërtetë dhe për këto ka mjaftë argumente, por që nuk u artikuluan si duhet dhe nuk u dërguan me kohë në instanca të larta ndërkombëtare në veçanti nuk u sinkronizuan sa duhet më aleatët tonë të natyrshëm.

Nuk mjafton vetëm njoftimi. Ambasadat e shteteve mike në Kosovë do të duhej jo vetëm të lajmërohen dhe furnizohen zyrtarisht me informacione të artikuluar si duhet dhe dokumentuara profesionalisht por edhe të kërkohej përkrahja e tyre diplomatike në të mirë të paqes dhe demokracisë në Gadishullin Ilirik dhe Evropë.

Nuk mjafton konstatimi se ata kanë informacione nga mjetet e informimit dhe agjencitë e ndryshme. Fjalori hiq diplomatik dhe tepër i egër i Kryeministrit të Kosovës ka prodhuar reagime të zemëruara që askush në Kosovë nuk i ka pritur. Sjellja e tij sikur të ishte Kryeministër i një superfuqie prodhoj mjaftë dëme në marrëdhëniet Qeverisë së Kosovës më aleatët më të rëndësishëm të Kosovës.

Qeveria e Kosovës po mbron me plotë të drejt kushtetuese vendin. Por pa një përgatitje të duhur, pa një unitet të brendshëm dhe pa një përkrahje të domosdoshme nga jashtë. Procedurat e zgjedhjeve në komunat e Kosovës me shumicë serbe jo vetëm që janë respektuar por janë vlerësuar të rregullta nga OSBE. Madje vet ambasadori i SHBA-ve në Kosovë deklaroj që çdo aktivitet kriminal ndaj këtyre kryetarëve të zgjedhur do të ndëshkohet ashpër.

Por bashkëpunimi me SHBA dhe aleatët tjerë për hapat e mëtejshëm në vend të përkrahjes sollën dënime shumë të pa drejta për Kosovën. Kërcënimi i serbëve në Kosovë nga Beogradi zyrtarë për mes të bandave serbe e ruse që të mos respektojnë ligjet e shtetit, të mos dalin në zgjedhje ishin shumë të ashpra, kërcënimet, rrahjet, vrasjet janë të përsëritura nga Serbia në Kosovë.

Djegie e pasurive dhe makinave, linçimi i atyre që duan të integrohen dhe jetojnë të qetë në Kosovë është shumë i vrazhdë. Dërgimi i grupeve kriminale në veri për të sulmuar forcat e policisë së Kosovës, gazetaret, policinë e Euleksit dhe ushtarët KFORIT ishin mjaftë të ashpra. Për të penguar me çdo kusht funksionin e shtetit të Kosovës në terë territorin e tij organizohen protestat e dhunshme.

Në krejt këtë rrëmujë të ngutshme vije konstatimi i fajtorit; në rënd të parë Kosova, e pastaj bandat kriminale serb dhe kryekrimineli gjysmë serb Vuqiç. Në këtë ngjarje doli mjaftë e mjerë opozita e Kosovës që sulmonte Qeverinë e vet pa zgjedhur momentin, në vend që ta përkrahte për të drejtën që e kishte dhe pastaj ta kritikonte për sjelljet e saja të drejta por me ton jo adekuat dhe tekst arrogant mjaft të pa matur.

Opozita kësaj radhe u sollën si sorrat në luftë që presin çka do të përfitonin nga viktimat. Priten fitore për pushtet në shtetin e trazuar me tendenca të rrezikimit territorial. Nuk provuan të koordinoheshin për të përballuar situatën e krijuar dhe mbrojtur bashkë shtetin e vet.

Propozuan dorëheqje, qeveri teknike në këtë situatë, mocion për mosbesim, dhe propozime tjera që synojnë grabitjen e pushtetit në momente kur po rrezikohej shteti. Në parlament të vetmin diskutim përmbajtjesor dhe të studiuar mirë ishte nga deputeti Kujtim Shala. I vetmi diskutim që godiste drejt në temë dhe krahonte lëmshin problematik duke përshkruar shkurt edhe kronologjinë e shkallëzimit.

Servilizmi i Edi Rimës ndaj Serbisë ishte kujdestar sikur gjithmonë as kësaj radhe nuk mungoj. Sa dukej nga deklarimet e para nga z. Borrel, Lajçak dhe zëdhënësi Stane, të krijohej përshtypja se kemi të bëjmë me emisar të korruptuar apo të frikësuar nga Serbia dhe Rusia. Ata po sulmonin Kosovën në vend që të sulmohet dhe ndëshkohet Serbia. Ata po akuzonin viktimën në vend të kriminelit.

Aktivitetet agresive serbe mbeteshin nën hije, si “prodhim i nxitur nga Qeveria e Kosovës”. Presidenti kriminel serb dha urdhër që të ngritët gatishmëria ushtarake e Serbisë dhe që ushtria serbe të vendosej pranë kufirit më Kosovën për të përkrahur kriminelet që i kishte dërguar ditë më parë, që po hidhnin gurë, koktej mollotovi dhe sulmonin më armë zjarri ku mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFORIT, policë të Kosovës dhe Euleksit gazetar dhe kalimtarë të rastit shqiptar që Vuçiq dhe Rakiq i kishin paralajmëruar më herët. Aktivitetet kriminale serbe përveç thyerjeve dhe kalljeve të makinave të policisë së Kosovës, varjes së flamujve serb, vizatimeve të emblemës kriminale serbe dhe shkronjës “Z” që simbolizon përkrahjen e Rusisë në luftë kundër Ukrainës më datën 05.06.2023 dolën me flamuj të Trepçës që tregon çartë pretendimet territoriale të botës serbe dhe botës ruse në Kosovë, sikur ishte pretendim territorial në Durrës për mes të projektit” Ballkani I Hapur” derisa Kryeministri Edi Rama përtypej. Pra veprimet serbe kundër pavarësisë së Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi nuk po ndalën nga se Evropa dhe SHBA po e përkëdhelin Serbinë, ndërsa Serbia po lufton në realizimin e projektit të vet për “botën serbe- ruse”.

Rakiq që në Zveçan automjetin e vet e vozitë pa targa në Prishtinë sot ishte me të njëjtin automjet më targa RKS. Kjo sjellje herë si kriminel dhe organizator i bashkimit për krim pastaj si bashkëbisedues me të dërguarit e BE dhe SHBA tregon që Serbia ka arritur të i vejë në lojë BE ndoshta do të arrij edhe SHBA-në. Udhëheqësi i krimit në veri të Kosovës Rakiq sot erdhi për bisedime më të dërguarit e BE z. Lajçak dhe të SHBA z. Eskobar në vend që të ishte i mbyllur dhe të bisedonte më prokurorin e shtetit të Kosovës për organizimin e krimeve në veri të Mitrovicës. Situata vlerësohet mjaftë e tensionuar uniteti jonë kombëtarë është mesë e domosdoshëm sikur dhe veprimet e studiuara dhe koordinuara mirë me aleatët tonë të natyrshëm.

Nxjerrja e dhe prezantimi i planeve serbe për botën serbe dhe ruse në Evropë në mënyrë të çartë dhe të argumentuar është po ashtu shumë i domosdoshëm. Rrezikun për përshkallëzimin e konfliktit në Gadishullin Ilirik dhe shpërndarjen e tij të shpejt në Evropë nga bomba ruse e kurdisur me firmën Serbi është shumë i afërt. Vetëm ndëshkimi i merituar i kriminelëve dhe shtetit kriminel e qetëson këtë situatë që duket të jetë interes i përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat