“Srpska zajednica” Kosovën e kthen nën Serbi, kurse SOVRANITETI AMERIKAN e shpie në Uashington

Opinione

“Srpska zajednica” Kosovën e kthen nën Serbi, kurse SOVRANITETI AMERIKAN e shpie në Uashington

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:47
Autori Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Çfarë kompromisi politik mund të ketë me Beogradin, kur minoritarët serbë të veriut së bashku me Serbinë nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008- qershor 2023), por po luftojnë për themelimin e një “Srpska republika” (ashtu si të Radovan Karaxhixit dhe të Ratko Mladiqit, e cila u formua me terror dhe me gjenocid) në veriun e Kosovës?!

Kjo është arsyeja thelbësore, pse Amerika nuk duhet pranuar “Srpska zajednicën”, ngase do ta humbiste faktorin shqiptar në Ballkan, duke e braktisur në zonën e sferës së inteteresave sllave të Rusisë dhe të Serbisë së madhe (1844-2023).

Me një fjalë, pranimi i “Srpska zajednicës” de fakto dhe de jure, politikisht dhe diplomatikisht, do të thotë rikonfirmimin e mosnjohjes së Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë dhe nga ana minoriteti kolon në veriun e Kosovës. 

Amerika duhet të mbrojë sovranitetin e Kosovës, jo “Srpska zajednicën”, që do të copëtojë territroin, sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ky nuk është kurrfarë kompromisi paqësor për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Beogradit dhe Prishtinës, por diktat dhe imponim ndaj lidershipit të Kosovës, që ka për qëllim rikolonizimin, riserbizimin dhe rusifikimin e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, Amerika prerazi, duhet hedhur poshtë formimin e “srpska zajednicës”, sepse nuk përbën kompromis, por  rrezik potencial për djegjen dhe pushtimin e Republikës së Kosovës.

Ultimatum dhe sanksione Serbisë që po rrah dhe plagos NATO-n, si dhe po lufton kundër interesave të  Amerikës në Kosovë, përkatësisht në vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqiptarët në Kosovë e kudo në botë me të drejtë e mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e saj, të fituar, të njohur dhe të garantuar nga Amerika, sepse luftojnë për të njëjtat vlera dhe interesa, ashtu siç është shprehur  (24 vjet më parë, me rastin e bombardimit të Serbisë agresore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, 24 mars – 10 qershor 1999) edhe senatori amerikan “Joe Libherman (D‑CT): se  “United States of America and the Kosovo Liberation Army stand for the same human values and principles.… Fighting for the KLA is fighting for human rights and American values.” (https://www.cato.org/blog/prosecution-washingtons-kosovo-clients-war-crimes).

Që atëherë me UÇK-në në krye, edhe sot në paqe (2023) politika dhe diplomacia e Kosovës nuk kanë ndryshuar asnjë elemnt përmbajtësor të kursit strategjik dhe gjeopolitik të bashkëpunimit me Uashingtonin zyrtar, me NATO-n dhe me 22 vende anëtare të BE-së, që e kanë njohur Kosovën e pavarur dhe sovrane.

Derisa Beogradi dhe minoriteti serb në veriun e Kosovës nuk e njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj, nuk ka nevojë të formohet “një zajednicë serbe”,  edhe nëse presidenti Vuçiq dhe presidentja  Vjosa Osmani apo kryeministri Albin Kurti dakordohen për një propozim të tillë,  Amerika, do të duhej ta hidhte poshtë, sepse nuk  është në përputhje me interesat e saj të objektivave parësore gjeopolitike dhe gjeostrategjike  afatgjata në Kosovë., as në Ballkan e as në Evropë.

Sanksione Serbisë që po mbështet agresionin e Rusisë në Ukrainë (24 shkurt 2022-qershor 2023), duke mos i vendosur sanksione për të mosprishur marrëdhëniet e parneritetit me Moskën.

Sanksione Serbisë, që nuk po e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, por po përzihet në çështje të brendshme të saj, me qëllim të rikthimit të sovranitetit kolonial shekullor serb në Kosovë (1912-1999).

Ata shqiptarë që e votojnë “Srpska zajednicën”  ata janë në shërbim të Beogradit dhe të Moskës kundër  sovranitetit të Kosovës, kundër Amerikës, kundër NATO-s dhe kundër BE-së, pa asnjë dyshim.

Ndërkaq, ata që mbështesin sovranitetin e Kosovës, njëkohësisht e përligjin me konskekuencë e besnikëri SOVRANITETIN dhe INTERESAT GJEOSTRATEGJIKE , GJEOPOLITIKE DHE GJEOEKONOMIKE DHE USHTARAKE TË AMERIKËS NË KOSOVË, NË BALLKANIN, SI DHE NË MBARË BOTËN.

Antiligjore dhe antidemokratike-votimi i sovranitetit dhe i “srpska zajednicës”

Një person nuk ka të drejtë të votojë edhe “sovranitetin”, edhe “srpska zajednicën”, por duhet ta votojë vetëm njërën prej tyre. Kështu e thotë e drejta demorkatike dhe ligjore.

Në rastin tonë konkret, një kryeministër, një president ose një kryeparlamentar, nuk kanë të drejtën që të votojnë edhe “sovranitetin” e Kosovës, edhe “srpska zajednicën”, sepse këto dy koncepte e përjashtojnë njëra-tjetrën, nuk janë simetrike e madje as sinonime.

-Janë asimetrike si “nata” me “ditën”. Asgjë nuk kanë të përbashkët. “Sovraniteti” është i ligjshëm-parim i së drejtës ndërkombëtare, kurse “srpska zajednica” është një dëshirë dhe instrument arbitrar jashtëligjor dhe antidemokratik i sistemit kolonial, neokolonial dhe imperialist serbomadh  në funksion të përzierjes në punë të brendshme të Kosovës, me qëllim të fundit, që  në një të ardhme të afërt të djegë sovranitetin, pavarësinë, lirinë dhe demokracinës e shtetit të ri të Kosovës.

Parlamenti i Kosovës ta rishikojë çështjen e “Zajednicës serbe”

Duke qenë se juridikisht( qoftë sipas së drejtës ndërkombëtare, qoftë sipas së drejtës kombëtare) është në kolizion me të drejtën dhe me parimin e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Prandaj, as moralisht, as me ligj, as me Kushtetutë, as në frymën demokratike, ata që votojnë për sovranitetin dhe për Amerikën, nuk kanë të drejtë morale, as ligjore e as demokratike, të votojnë edhe për “SZO-në” e Serbisë në Kosovë, sepse janë dy fenomene asimetrike, që politikisht dhe juridikisht e përjashtojnë njëra-tejtrën, njëra është e ligjshme paqësore (mbrojtja e sovranitetit territorial dhe shtetëror e Kosovës), kurse tjetra është armiqësore, antiligjore dhe antikushtetuese, që vret sovranitetin dhe vetëvendosjen e Republikës së Kosovës, të njohur nga 140 shtete anëtare të OKB-së (17 shkurt 2008- qershor 2023).

Ndryshe, as Albin Kurti (kryeministri), as Vlora Osmani(presidentja) e as Glauk Konjufca(kryeparlamentari) nuk gëzojnë të drejtën ligjore dhe kushtetuese, që të votojnë edhe sovranitetin e Koosvës, edhe “srpska zajednicën”, sepse këto nuk janë koncepte të barasvlershme (simetrike) as politikisht, as juridikisht, as me Kushtetutë, duke qenë sovraniteti nuk duron dhe, nuk njeh kurrfarë “zajednice”,  institucioni apo pushteti shtetëror mbi të, ngase në mënyrë flagrante shkel parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe Dokumenti Final të Helsinkit të OSBE-së (1975).

Fundja, në sistemin demokratik parlamentar, votimi është akt i lirë i vullnetshëm, mund të votosh për atë që dëshiron, por në rastin konkret të votosh “zajedincën serbe”, do të thotë të votosh kundër pavarësisë dhe kundër sovranitetit të Kosovës, kundër Amerikës dhe kundër 140 shteteve të tjera anëtare të OKB-së, që deri më sot e kanë njohur Republikën e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Një përbuzje e tillë do të na kushtonte shumë shtrenjë në zhvillimin dhe në bashkëpunimin e marrëdhënive ndërkombëtare  me shtetet e jera, kur është fjala për  denoncimin e agresionit dhe të kolonializimit gjenocidal të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan.

Derisa kam votuar Presidentin Joe Biden, nuk kam asnjë të drejtë ta sugjeroj ose ta votoj “Srpska zajednicën” në Veriun e Kosovës !

Kjo do të ishte idiotizëm dhe çmenduri, sepse unë kam votuar dhe, do të votoj për vlerat amerikane, që janë shprehje e tolerances, e mirëbesimit, e drejtësisë  dhe e vullnetit të lirë demokratik, që të gjithë popujt në botë të gëzojnë lirinë, të jetojnë së bashku në paqe dhe në mirëqenie të plotë si fqinj, duke pasur marrëdhënie  të mira dhe bashkëpunimin miqësor në bazë reciprociteti.

Sovraniteti  e përjashton SZO-në!

Serbia kolonialiste dhe neokolonialiste, pikësëpari ka këto 2 objektiva kryesore për formimin e “SZO-së” : (1) Asgjësimin e atributeve shtetërore të Kosovës së pavarur dhe sovrane, të cilën, tanimë e kanë njohur më se 140 shtete të OKB-së(17 shkurt 2008 – 2023) si dhe (2) Përzënien e Amerikës dhe të BE-së ( 22 vende, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës) nga Kosova, përkatësisht nga Ballkani Perëndimor.

Unë votoj sovranitetin e njohur nga Amerika dhe nga aleatët e saj evroperëndimorë, jo për zajednicën serbo-ruse, që po ngulmon përmbysjen e identitetit tim kombëtar, shtetëror të pavrur dhe sovran, si dhe për shporrjen e Amerikës nga Kosova. Këtë kërkesë  anishqiptare, antiamerikane dhe antieveropiane perëndimore, nuk duhet ta pranojnë as lidershipi e as populli i Kosovës, sepse Kosova dhe Shqipëria do të përfundonin nën “obrellën” hegjemoniste, militariste dhe imperialiste ruso-serbe të Vladimir Putinit dhe të Aleksandër Vuçiqit.

Prandaj, duhet pasur kujdes se ata, që në mënyrë ligjore dhe kushtetuese e mbrojnë sovranitetin e Kosovës, njëherazi nuk kanë të drejtë ta mbrojnë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse në territorin e tyre autonom serb humbet e drejta e ushtrimit të sovranitetit shtetëror të Republikës së pavarur të Kosovës.

Kjo është kontradikta ligjore dhe juridike kushtetuese ndërmjet sovranitetit dhe “SZO-së”, sepse çdo lloj autonomie politike, që do t’u jipej minoritarëve serbë, ajo de fakto dhe de jure do të ketë atribute shtetërore të një eniteti të ri serb brenda shtetit ekzistues të Kosovës. Domethënë, në këtë kontekst, nuk është fjala për “defunksionalizimin” e shtetit, por për humbjen e sovranitetit dhe të pavarësisë së tij. Këtë po e kërkon dhe, për këtë qëllim po lufton Beogradi zyrtar  përmes “maskës”  politike, propagandistike, diplomatike, si dhe përmes provokimit të luftës në Kosovë, sikurse më 26-31 maj 2023, kur fallangat kriminale terrosite të dërguara dhe të urdhërua nga Beogradi sulmuan dhe plagosën “34 ushtarë paqësorë të KFOR-it dhe 1 polic shqiptar, si dhe sulmuan ekipet e mediave shqiptare dhe të huaja, që aty për aty ndiqnin zhvillimin e situates së rëndë, ku u lënduan njerëz dhe u dogjën vetura, të shkaktuar nga protestuesit terroristë serbë, që penguan vendosjen e 4 kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe ( Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë veriore).

Sovranistët shqiptarë dhe “autonomistët” serbë nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët të arritjes së ndonjë kompromisi politik paqësor, sepse përmes “SZO-së” lehtë do të bëhej kantonizimi dhe copëtimi i integritetit territorial, administrativ dhe sovran i Republikës së Kosovës.

Sa më sipër “Srpska zajednica” në veriun e Kosovës, nuk do të sjellë kompromis, paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin ballkanik, por vetëm një luftë të re, që do të përflakte gjithë Evropën, jo vetëm Ballkanin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat