Përballë KFOR-it, ishte një paralojë e zjarrit, pastaj vjen tërheqja e litarit

Opinione

Përballë KFOR-it, ishte një paralojë e zjarrit, pastaj vjen tërheqja e litarit

Nga: Dedë Preqi Më: 10 qershor 2023 Në ora: 21:33
Ushtarët e KFOR-it

Një nga ngjarjet më shqetësuese në rajon ndodhi këto ditë të fund majit me protestat e serbeve në katër komunat veriore të vendit, të cilat njeriu normal nuk do ti quante protesta njerëzore, ku shpërfaqen kërkesat e tyre, por bëhët fjalë për protesta të dhunshme dhe të rrezikshme, ku ishte në pyetje edhe jeta e njerëzve, sepse protestuesit serb përdoren edhe armë zjarri kundër KFOR-it, dhe policisë së Kosovës.

Nuk ka pikë dyshimi se me llojin e këtyre protestave të serbëve në veri të Kosovës, të cilët përveq gjësendeve të forta me gur, shkopinj dhe shufra të hekurit, huliganët serb të Vuçiqit, përdoren edhe mjete shpërthyese, si granata dore, shok bomba dhe të tjera, të cilat ishin prodhime të Serbisë, që përdorën kundër forcave paqëruejtese të KFOR-it, dhe policëve të Kosovës, duke provokuar dhe nënçmuanr mediat shqiptare, me theks të veçant kishte provokime ndaj gazetarëve shqiptare.

Do të kishim shumë për të thënë për lojrat e Serbisë dhe të presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili po bënë çmos për ti përmbushur qëllimet e veta për t’a kontrolluar dhe destabilizuar Kosovën, por kjo duhet të ngjall një ndjenjë shqetësimi edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e cila nuk e merr me seriozitet që ta parandalojë një lojë të tillë me pretendime destabilizuese të drejtuara ndaj Kosovës, përmes së cilës mund të rrezikohet edhe rajoni.

Gjithë kjo protestë e dhunshme ka ndodhur në mënyrën e organizuar, e cila është orkestruar nga Vuçiqi, kundër kandidatëve të zgjedhur shqiptarë në katër komunat veriore, duke përdorur serbët e veriut si edhe njerëz të MUP-it, serb dhe të tjerë me përvoja kriminale nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit, për të shkakëtuar një situatë tragjike e këtij lloji, që nuk e ka paramenduar as bashkësia ndërkombëtare, përveq policëve të vendit, do të rrezikohen edhe ushtarët e KFOR-it, të cilët u tërheqën zvarrë dhe të plagosur rëndë si asnjëherë tjetër nga huliganizmi serb.

Kjo ishte një paralojë e këtij lloji të protestave serbe edhe me mjete shpërthyese të zjarrit, të cilat protesta zgjasin edhe këto ditë, por disi më të qeta, që përmes një komande supreme nga Vuçiqi dhe Lista serbe, po e zgjerojnë dhe po e zvogëlojnë një lojë të tillë me Kosovën, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të mos u tërhequr, për deri sa të plotësohen kushtet e tyre, të cilat janë edhe kozmike, që kanë qëllimin e krijimit të një lloj autonomie serbe me kopetenca të plota.

Prandaj, ushtria e KFOR-it, jo rastësisht u përplasën me huliganët serb ndoshta si asnjëherë tjetër mbas luftës së fundit në Kosovë, me çrast lëndohen afro 30 ushtarë të këtij misioni paqërujtës në Kosovë, me mjete të forta dhe shpëthyese dhe pastaj pas dy-tri ditëve i masin forcat e tyre me lojën e tërheqjes së litarit, me çrast dikush e quan një lojë të tillë si shtensionuese të situatës, por në realitet politika serbe është e atillë, e cila i ka rrënjët e thella, që do ta vënte në lojë, jo vetëm KFOR-in, por edhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kosovën.

Serbia, dhe populli serb kanë përvoja të veçanta dhe specifike si asnjë popull tjetër në Ballkan, për të provokuar dhe për t’u paraqitur si viktimë, dhe përmes kësaj loje ndoshta do të përqonin mesazhe të paqës dhe harmonisë ndëretnike në Kosovë, dhe në mes bashkësisë ndërkombëtare, si edhe në këtë rast edhe ndaj KFOR-it, por do të ishte primitivizëm për tërë bashkësinë ndërkombëtare, nëse nuk kuptohen lojrat e tilla të politikës serbe, në formën e organizuar dhe të strukturuar për të asgjesuar me vetëdije të gjithë ata që do ti kishte përballë.

Si do që ta marrim çështjen e trazirave në veri të Kosovës, në veçanti ato të fundit, të cilat i tejkaluan kufinjt e lirisë dhe demokracisë njerëzore, kur dhuna e krimineleve serb dhe njerëzve të maskuar e treguan huliganizmin e tyre kundër policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it, dhe mediave shqiptare, në mënyrë të organizuar dhe të derigjuar nga Beogradi, kundër shtetit dhe ligjeve të Kosovës.

Demokracia e lejon njeriun të veprojë i lirë dhe të zhvillohet nga aftësia dhe puna e duarve të veta, por jo në një mënyrë të qëllimshme, nëse njeriu provon me vetëdije shkatërrimin e mjedisit shoqëror dhe çfarë do qofshin këto imazhe, që prekin thellë ndjenjën dhe ekzistencën njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat