Tradhtia, hajnia pleqëria dhe drejtësia

Opinione

Tradhtia, hajnia pleqëria dhe drejtësia

Nga: Rexhep Torte Më: 20 gusht 2023 Në ora: 17:13
Autori Rexhep Torte

Liria në Kosovë është ngritur vetëm mbi themelet e 2000 dëshmorëve që e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, është ngritur vetëm mbi luftën trimërore të ushtarëve të UÇK-së, është ngritur mbi më shumë se 15 mijë viktimat e pafajshme autoktone shqiptare, në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës, është ngritur mbi 20 mijë motrat tona të pafajshme autoktonë shqiptare që Serbia i dhunoi shtazërisht, është ngritur mbi më shumë se 1600 shqiptarë autoktonë të pafajshëm që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Liria e Kosovës nuk. është meritë e udhëheqësve të Klanit ROGNER, Klanit PRONTO dhe Klanit PAN, që i vodhën dhe i keqpërdorën paratë e mërgimtarëve tanë që i dërgonin për UÇK-ë, para të fituara me plagët e mallit dhe me djersët e ballit.

Liria nuk dehte meritë as edhe e veteranëve të rrejshëm të Kosovës dhe as e udhëheqësve tradhtarë, vëllavrasës dhe hajna të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Çka lypët dhe vepruat, ajo edhe u gjeti

O ish komandantë dhe ish udhëheqës të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, o tradhtarë, o vëllavrasës, o hajna, merreni guximin sa nuk është bërë tepër vonë dhe trimërohuni, pendohuni, lehtësoheni shpirtin e hiqni dorë nga tradhtia dhe pranoni qoftë në Hagë apo në Prishtinë se keni tradhtuar, se keni mbjellë vëllavrasjet për pushtët dhe keni bërë hajni multi milionëshe.

O tradhtarë, o vëllavrasës, o hajna ish komandantë dhe ish udhëheqës të Kosovës gjatë luftës dhe pas luftës, trimërohuni, pendohuni, lehtësoheni shpirtin dhe kthejani Kosovës të vjedhurat multi milionëshe, sepse s’keni ku të shkoni, nuk mund të mashtroni e të shpëtoni nga ky kob i madh që ia shkaktuat Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.

Kthejuni Zotit dhe të vërtetës se jetën nuk e keni një mijë vjet, por jeta zgjat, aq sa e ka caktuar Zoti i Madhërishëm, ndryshe do te mbeteni të gabuar e të mallkuar.

Trimërohuni e mendoni në mëngjes, gjatë ditës ose para se tu kaplojë gjumi se, a mund t’ë shpëtoni nga zullumi, që ia keni bërë dhe që po ia bëni Kosovës?!

Mendoni se a mund të shpëtoni nga pleqëria dhe se a mund të shpëtoni nga goditja e ndonjë sëmundje të rëndë, edhe sikur ta jepnit tërë pasurinë që e keni bërë me tradhti dhe hajni?!

Trimërohuni dhe mendoni se, në çfarë gjendje do t’u gjejë pleqëria, dhe se kur të vdisni, a mund t’i merrni me vete postet për të cilat u vëllavratë, u grindët e u përleshët edhe në parlament se, a mund t’i merrni me vete postet dhe pasurinë që i fituat duke mashtruar e duke u hy në hak vëllezërve shqiptarë të një gjaku dhe të një kombi?!

Trimërohuni dhe binduni se, gjatë varrimit, do të merrni vetëm një gropë varri të mbuluar me truall, dhe se në këtë jetë do t’i leni tërë tradhtinë, hajninë, postet e pasurinë, për të cilat domosdo në jetën e përtejme do të jepni llogari para Zotit të Madhërishëm.

Trimërohuni, dhe binduni se më mirë është të jetoni me ndershmëri, atdhedashuri, zemërbardhësi e me lavdi, se sa me tradhti, hajni e poshtërsi.

Trimërohuni dhe binduni se, as tradhtia, as hajnia, as postet, as pasuria, as familja, as shokët dhe as miqtë, nuk do të mund tu ndihmojnë ta parandaloni pleqërinë, sëmundjen dhe vdekjen.

Trimërohuni dhe binduni se, pas vdekjes nuk mund të ktheheni kurrë më në këtë jetë, për të cilën u vëllavratë për poste, u munduat që të krijoni pasuri mbi pasuri me hajni, duke i varfëruar dhe dëmtuar vëllezërit t’uaj shqiptarë të një gjaku dhe të një kombi, sepse postet dhe pasuria me haram janë mëkatet më të mëdha ndaj Kosovës dhe ndaj Zotit që me siguri do t’u bien kokës.

Kot e keni mundin dhe kot e keni shpresën, të gjithë ju vëllezër shqiptarë që e shkelët dhe po e shkelni lirinë, atdhedashurinë lavdinë mirësinë ndershmërinë, për tradhtinë, postet dhe pasurinë.

Në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, ku janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët, dhe ku do të shkojnë edhe të tjerë, nuk është mire që Kosova të shpenzojë miliona euro për aq shumë avokatë që janë angazhuar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët që akuzohen dhe që do të akuzohen, më mire është ta marrin guximin, të trimërohen, ta hapin zemrën dhe ta pranojnë gabimin.

Nëse kanë gabuar dhe bërë padrejtësi, ta pranojnë gabimin, sepse pranimi i gabimit është trimëri, dhe ta mirëpresin dënimin, pasi faktet janë fakte, dhe se nëse kanë gabuar nuk mund të shpëtojnë pa u dënuar, edhe po ta shumëfishojnë numrin e avokatëve, por pranimi i fajësisë dhe pendimi, mund të arrijnë sadopak që edhe tu ulet dënimi.

Po ta pranojnë gabimin, kjo do të ishte mrekullia dhe shëmbëlltyra më e mirë për ta rehabilituar veten, familjen, farefisin, miqtë dhe shokët, Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, dhe do të përbënte shembull edukativ për të tjerët sot dhe në të ardhmen që ta urrejnë tradhtinë vëllavrasjen dhe hajninë.

Procesi gjyqësor sa më shumë zgjatën aq më shumë behet rraskapitës dhe të akuzuarve ua dobëson shëndetin, zemrën dhe sistemin nervor nga streset dhe gjendja e rrënduar psikike.

Vëllavrasjet e kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë kanë ndodhur dhe nuk mund të fshihen e as nuk mund të mbulohen, sepse e drejta vonon, por nuk harron, sepse tërë ato vrasje gjatë luftës dhe pas luftës vërtetë kanë ndodhur dhe se për ato vrasje ekzistojnë edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutuesit që domosdo do të zbulohen e dënohen.

Vizitat te të akuzuarit në Hagë shpërfaqin borxhe bashkëpunim

Mund tw arsyetohet që të akuzuarit në Hagë të vizitohen nga familjarët ë tyre, sepse janë rritur në një familje dhe në një sofër.

Por është hipokrizi dhe e pamoralshme që të akuzuarit në Hagë të vizitohen siç po ndodh nga Edi Rama, Behgjet Pacolli, nga ish presidentët e Shqipërisë Alfred Mojsiu, Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe ish kryeministri Pandëli Majko, të vizitohen nga udhëheqësit fetarë në Kosovë, Naim Tërnava, Dom Lush Gjergji , të vizitohen nga rektore të universiteteve private në Kosovë dhe nga udhëheqës të PDK-së.

Kjo për vetë faktin se të akuzuarit akuzohen për vrasjen e aktivistëve të LDK-së, por edhe për vrasjet e bashkëluftëtarëve, familjarët e të cilëve kërkojnë zbardhjen e vrasjeve të të afërmve të tyre.

E tërwë kjo tregon se vizitorët e sipër theksuar në Hagë, kanë patur bashkëpunim korruptiv mes tyre.

Të pakuptimta ishin edhe vizita në Hagë e Albulena Haxhiut-ministre e Drejtësisë së Kosovës, dhe vizita e Glauk Konjufcës - kryeparlamentarit të Kosovës, me arsyetimin gjoja për t’i parë kushtet në të cilat ndodhen të akuzuarit në Hagë.

Bashkëpunuese ishte edhe vizita e Blendi Fevziut te të akuzuarit në Hagë, gjoja me rastin e 13 vjetorit të Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Të gjithë e dimë se Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, pas arrestimit të Hashim Thaçit shpejtuan dhe e botuan një libër për Hashim Thaçin dhe Kosovën.

Qoftë ish bashkëpunëtoret e Hashim Thaçit e Kadri Vselit, qoftë bashke partiakët e tyre, duhet ta dinë se është iluzione të mendohet që të burgosurit në Hagë të akuzuar me aktpadi aq të rënda, të mund të lirohen e të vijnë në Kosovë.

Albin Kurti e Vjosa Osmani pro Kosovës, PDK, LDK, dhe AAk kundër Kosovës

Opozita në Kosovë po tregon se është tërbuar, sepse çdo ditë e më shumë po i shtrëngohet laku rreth qafës nga të ligat dhe dëmet që kjo opozitë ia ka shkaktuar Kosovës.

PDK, LDK dhe AAK, e dinë se nuk mund të jenë njëherit edhe tradhtarë edhe atdhetarë të Kosovës, e dinë se nuk mund të tregohesh se gjoja e duash Kosovën, ndërsa në anë tjetër ke organizuar vëllavrasje dhe ke kryer hajni multi milionëshe në Kosovë.

Këmbëngulësia e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për ta mbrojtur tradhtinë dhe hajninë që e kryen në Kosovë, tregon qartë se ju ka hy frika në palcë, nga angazhimet Albin Kurtit dhe Qeverisë tij për reformën në drejtësi, në prokurori dhe në gjyqësi, për Vettingun që po përgatitet dhe për fillimin e funksionimit të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Të gjitha këto ua kanë futur tmerrin PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, e tani sukseset që po i arrijnë Albin Kurti dhe Qeveria e tij dhe Presidentja Vjosa Osmani, tani po mundohen në çdo mënyrë t’i minimizojnë dhe t’i kritikojnë këto suksese, duke kërkuar edhe rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit dhe të Presidentes Vjosa Osmani.

PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, u pengon edhe qëndrimi i palëkundur i Albin Kurtit dhe i Qeverisë së tij, dhe i Presidentes Vjosa Osmani karshi dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo opozitë mjerane përkundër të gjitha tradhtive dhe dëmeve që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Kosovës, kjo opozitë mjerane, me pafytyrësinë më të madhe po mundohet t’i fajësojë padrejtësisht Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Të kota janë kukuvajkat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dhe të gjitha akuzat me të cilat e fajësojnë Qeverinë ë Albin Kurtit, sepse Albin Kurti nuk ka bërë tradhti, nuk ka bërë hajni multi milionëshe siç bëri PDK me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, nuk ka bërë tradhti dhe hajni siç bëri Isa Mustafa, nuk ka bërë tradhti dhe hajni siç ka bërë Ramush Haradinaj.

PDK, LDK dhe AAK, fillimisht duhet ta pastrojnë veten nga fëlliqësirat, të ligat dhe dëmet që ia shkaktuan dhe që po Ia shkaktojnë edhe sot Kosovës, qoftë me tradhti në dialogun Kosovë-Serbi, qoftë me servilizmin ndaj Serbisë, qoftë më bashkëpunimin me strukturat paralele, me bandat e armatosura kriminale serbe dhe me kontrabandistët serbë në Veri të Kosovës, e më pastaj të marrin guximin ta kritikojnë Albin Kurtit dhe Qeverinë e tij dhe Presidenten Vjosa Osmani, që shkëlqejnë nga pastërtia, nga dinjiteti dhe nga dashuria për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat