Kosova është xhevahiri dhe toka e lartë e Europës dhe Ballkanit!

Opinione

Kosova është xhevahiri dhe toka e lartë e Europës dhe Ballkanit!

Nga: Agron Shabani Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:08
Agron Shabani

Kosova i ka mbi 133 kodra, bjeshkë ose alpe të larta krenare dhe kryengritëse me lartësi me të madhe se 2OOO metra.

Ndërkaq, afro 5O % e hapësirës ose teritorit të përgjithshëm të Kosovës, është e përbërë nga lartësia mbidetare prej me tepër se 18OO metrash.

Kosova i ka rezervat me të mëdha të arit, argjendit, plumbit, hekurit, zinkut, thëngjillëgurit, linjitit, kobaltit, kromit, uranit të pafisnikëruar dhe aluminit në të gjithë Europën.

Kosova e ka popullsinë me të re dhe me vitale në kontinentin plak.

Kosova ka edhe shumë vlera, potenciale, resurse dhe pasuri të tjera natyrore, njerëzore dhe materiale që nuk i ka bota.

U mor vesh se relievi dhe natyra e njohur e tokës ose trojeve shqiptare në Kosovë dhe gjithandej, është e ashpër, por tepër e bukur dhe impresive. 

Ajo të ngjanë në masivë të madh, si dhe në një udhëtim impresivë dhe tepër interesant, me plot e përplot simbole, mesazhe, mozaiqe, relieve, kanjone, frymëzime, mesazhe, testamente dhe udhëpërshkrime dehëse dhe fascinante, në të cilat grishën dhe gërvishën në sfond shkëlqimet e shekujve dhe historisë së lashtë shqiptare.

Në ato troje të lashta, krenare, kushtrimtare dhe kryengritëse të Kosovës ose Dardanisë Antike: Dikur u ngritën, shkëlqyen, lulëzuan dhe celebruan arti, kultura, letërsia, tradita, civilizimi dhe historia e lashtë shqiptare.

Mbase, në brendinë dhe thellësitë e pjesës kontinentale ose juglindore të kontinentit të vjetër, prej nga ku kodrat, brigjet, bjeshkët ose alpet e bardha shqiptare së bashku lugjet e verdha me plot bari dhe kullosa, kanjonët e thella dhe lisat e gjatë si femijët ose të lindurit e parë në ato troje të panënshtrueshme të Shqiponjave dhe Katriotiit: I marrin në prehër dhe përqafim të thellë tokën e nxehtë së bashku me të kaluarën dhe historinë e lavdishme të shqiptarëve.

Shqiptarët kanë tre fe ose religjione të ndryshme: Të krishtërë (katolik), ortodoks dhe musliman.

Kleriku, misionari, intelektuali dhe patrioti i shquar shqiptar, Mullah Idriz Gjilani, do theksonte dikur në kohën e tij se:" Kur është në pyetje çështja e përbashkët e kombit dhe atdheut, si dhe të parëve tanë: Atëherë, të gjithë ne shqiptarët i takojmë të së njëjtës fe. Jemi shqiptar.

Feja e vërtetë e shqiptarit, është shqiptaria. 

Apo, "shqiptarët kanë tre fe, tre gurra ose burime të shënjta që burojnë nga shpirti dhe besimi i thellë i njerëzve dhe popullit ose kombit tonë si feniksi!", do shprehej dikur kleriku, intelektuali, patrioti, misionari dhe Vikari i Kosovës, Dr. Don Lush Gjergji, i cili është edhe doktor i shkencave psikologjike, në kohën e pajtimit të madh të gjaqëve dhe ngatërresave në Kosovë, për të shtuar se mure, mexha ose gardhiçe të ndryshme në deti nuk ka, dhe s'mund të këtë kurrë, ashtu siç nuk ka, nuk ka patur dhe s'do këtë kurrë ndasi ose përçarje të ndryshme fetare, kulturore dhe të tjera ndër shqiptarët. "(fund i citatit)

Se këndejmi, sipas Volterit: Asgjë nuk mund të jëtë më e shëndetshme dhe më e shnjët për kulturën, fenë (religjionin), klerikun ose misionarin, se sa logjika, arsyeja, mirëkuptimi, toleranca dhe solidariteti i pëgjithshëm ndaj njerëzve, besimëve, feve, religjionëve ose kulturave tjera në të mirën e përbashkët globale ose universale.

Në të kundërtën, sipas Clode Levi Straussit dhe Jean Paul Startres: "Nuk i edukojnë, krishtërojnë, dhe s'i qeverisin dot njerëzit ose popujt e ndryshëm, fetë ose religjionet e ndryshme dogmatike, unilaterale ose monologjike që i ndajnë, përçajnë, sundojnë, i vrasin ose fusin në luftë popujt, fetë ose kulturat tjera.

Kjo për faktin se dogmat, demagogjitë, hipokrizitë dhe blasfemitë e ndryshme fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake), administrative, juridike dhe të tjera, gjithëmonë ecin, levizin dhe pentrojnë bashkë, të kapura dorë për dore me njëra tjetrën.

Ndaj, për dallim të  "Doktrinës së Krishtërë" dhe "Etikës Protestante": Kleri, feja dhe kishtat e ndryshme ortodkse ose pravosllave në Serbi, Rusi, Mal të Zi dhe gjithandej, gjithëmonë kanë mbajtur dhe predikuar urrjetje ose qëndrime armqsore, radikale ose esktremiste kundër shqiptareve, si dhe ndaj popujve (kombëve), feve dhe kulturave të tjera.

Zatën për këtë fakt kanë ndodhur edhe luftërat, djegiet, plaçkitjet, vrasjet dhe masakrat e egra të ushtrisë dhe hordhive (hordave) të tjera serbo-çetnike kundër shqiptarëve, kroatëve, si dhe ndaj popujve, feve (religjionëve) dhe kulturave tjera në hapësirat e dikurshme të ish Jugosllavisë.

Në instancë të fundit, as feja muslimane, as feja katolike, dhe as feja ortodokse, nuk e bëjnë dot kombin shqiptar.

Shqiptar lindësh. Feja është për qejf.

Atdhetarizmi është profan për njerëzit e shpirtit dhe besimit, sikurse besimi për njerëzit e civilizuar dhe të kulturuar.

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Woodsi. 

Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike. 

Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktësh dhe armiqsishë të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektët e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njëri tjetrit, si njerëzve dhe popujve të tjerë.

Së këndejmi, edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose nuk e shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë. Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo!

Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, thuhet se i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët. 

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (digniteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër. 

Është në nderin, moralin, kultutën dhe traditën e njohur të shqiptarit që të mos merrët gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose femijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse femijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë dhe ekselent, përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit!

Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit! 

E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë! 

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personalitetëve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombtare. 

Në të kundërten, askush prej tyre nuk është i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

Ç'është e vërteta, sias një filozofi ose mendimtari të shquar anglez (Bertrand Rasell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën dhe shëndetin, medicinën dhe religjionin...Mund të vdisni vet, si dhe t'i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni kuptuar ato sa duhet.

"Së pari, duhet të kini (keni) një qëllim ose objektivë të qartë, së dyti, duhet t'i gjëni ose zbuloni mjetët për të arritur qëllimin që i justifikon mjetët, dhe së treti, duhet t'i përshtasni mjetët me qëllimet tuaja."( Aristoteli)

"Nëse faktet dhe realitetët, nuk përputhën (përshtatën) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetët (instrumentët) dhe faktet." (Friedrich Nietzsche)

Në të kundërten, shtetët dhe pushtetët e ndryshme sipas Volterit dhe Hobsit, duhet të kenë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.

Kur'ani thotë: "Për t'i njohur, zbuluar, kuptuar, pranuar dhe shijuar vlerat, besimin, pasuritë dhe hyjnitë e shumëta që ruhën në tokë dhe në qiell, Zoti (Allahu) ia ka dhuruar ose blatuar njeriut intelegjencën ose pasuritë e brendshme në kokë dhe në shpirtë."

"Ai që beson, mendon, reflekton, logjikon dhe kupton, nuk ka nevojë për bindje, lutje, falje ose spjegim, ndërkaq atij që nuk beson, nuk mendon, nuk kupton dhe s'logjikon, nuk mund t'i spjegosh asgjë." (Shën Toma Akuinski)

Edhe feja (relegjioni), edhe arti, edhe kultura, edhe letëtsia, historia, filozifia dhe disciplinat tjera, mund të vdesin ose shkatërrohen një ditë pa fjalët dhe mendimet e njohura shkencore dhe humaniste që nuk u thanë dhe s'u shkruan kurrë si duhet, ose siç janë në të vërtetë nga njerëzit e mençur, të ditur, profesional, kompetent dhe intelegjent.

Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

E sidomos në fe (religjion), kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci etj.

Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. 

Ndaj,"mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj...Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti...Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat