Fjalimi i Begajt jo i një shtetari shqiptar!

Opinione

Fjalimi i Begajt jo i një shtetari shqiptar!

Milaim Nela Nga Milaim Nela Më 22 shtator 2023 Në ora: 16:46
Presidenti Bajram Begaj

Ndoqa fjalimin e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begajt dje në sesionin e 78të te Asamblesë së Kombeve të Bashkuara!

Pasi e degjova ju ktheva edhe njëherë fjalimit të Ramiz Alisë të mbajtur në të njëjtën platformë por 33 vjet më parë kur Shqipëria ishte akoma në sistemin monist!

Me keqardhje duhet ta them që kjo e djeshmja ka qenë paraqitja më e dobët e një kryetari shteti shqitar që ka patur rastin të flasë në atë podium e fjalimi i Ramiz Alisë në vitin 1990 ishte ku e ku më dinjitoz se ai i Bajram Begajt!

E para, Anglishtja e tij ishte katastrofë me gabime që nuk i bën asnjë nxënës që sapo është njohur me rregullat e leximit dhe shqiptimit të kësaj gjuhe!

Nuk është turp të mos njohësh gjuhën angleze por është e pafalshme të marësh përsipër e të lexosh një fjalim kaq të rëndësishëm në një gjuhë që nuk e njeh e për rrjedhojë nuk mund ti trasmetosh audiencës mesazhet që do!

Dukej qartë që ai fjalim nuk ishte i shkruar prej tij dhe ai nuk ishte familjarizuar paraprakisht as me përmbajtjen e tekstit.

Do të ishte më e udhës që fjalimi të lexohej në gjuhën amtare sepse nuk është turp pasi po flet në një nga gjuhët më të vjetra të planetit!

Fjalimi ishte i shpëlare dhe dukej se ai fliste jo si përfaqesues i një kombi apo kryetar shteti por si përfaqesues i një organizate joqeveritare internaciobaliste globale. Fare mirë këtë fjalim mund ta lexonte Greta Tunberg!

E theksoj këtë të fundit sepse shumicën dërmuese të fjalimit të tij 17 minutësh e zunë çeshtjet globale dhe të drejtat e njeriut nëpër botë dhe axhendat globaliste.

E vetmja gjë e mirë nga fjalimi i tij ishte përmendja e pasivizimit të adresave dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi por edhe atje bëri një gafë duke i rrudhur shqiptarët vetëm në Luginën e Preshevës dhe lënë jashtë ata të Bujanovcit e Medvegjës pa përmendur ata të Sanxhakut!

Gafa tjetër e Begajt ishte që i quajti minoritet konstituiv shqiptaret e Maqedonisë kur po ti referohemi me realizëm përkatësive etnike apo kombësive që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në numra absolutë shqiptarët përbëjnë bashkësinë më të madhe etnike në atë shtet.

Kosova u përmend shumë pak e shumë përciptas duke mos adresuar para asaj asambleje çeshtjet reale të shqiptarëve të Kosovës.

Jo vetëm se Kosova nuk është anëtare e OKB-se por edhe për shkak të zhvillimeve aktuale që po ndodhin në Kosovë e rreth saj të paktën gjysmën e fjalimit ai DUHET të ja kushtonte Kosovës dhe ta përfaqesonte dinjitetshëm gjysmën e kombit shqiptar.

Një rast dhe mundësi e humbur që na verteton se Begaj është kukulla e kukullës së Vuçiçit.

Faqja e zeze...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat