Në përkrahje të Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit z. Albin Kurti

Opinione

Në përkrahje të Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit z. Albin Kurti

Nga: Arsim Mulliqaj Më: 27 shtator 2023 Në ora: 21:28
Autori Arsim Mulliqaj

Të dielën në mëngjes isha shumë i mërzitur kur lexova gazetat se një oficer yni i Policisë së Kosovës e humbi jetën gjatë një sulmi nga terroristët serbë edhe dy oficerë të Policisë sonë të plagosur. Oficeri ynë Afrim Bunjaku e mbrojti sovranitetin e Rebublikës së Kosovës me profesionalizëm dhe guxim deri në frymën e fundit, me flijim në krye të detyrës së shenjtë.

Kohëve të fundit shumë njerëz të politikës si dhe medias i kemi dëgjuar se si e mendojnë paqën me Serbinë, duke shkëmbyer toka dhe nuk ju shkon mendja se ajo është lojë me qëllime jo të mira nga Beogradi dhe me arsye, njerëzëve të politikës si dhe medias kosovare ju bëjmë thirrje që mos të rrëshqasin në ato lojëra serbe, sepse po i kushtojnë vendit tonë.

Kryeministri ynë i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti po vepron në saje të betimit si udhëheqës i mrekullueshëm dhe ne e përkrahim me mburrje në përkushtimin për të bërë vendin tonë -Shtet të së Drejtës-.

Njësitet tona të specializuara të Policisë së Republikës së Kosovës arritën me profesionalizëm të korrin fitore kundër një grumbulli njerëzish të organizuar dhe strukturuar, të cilët sulmuan Policinë e Shtetit tonë ku edhe humbi jetën i dritëshmi oficeri Afrim Bunjaku, duke e mbrojtur Shtetin tonë. Pas vëzhgimeve fotografike me ‘dron’ oficerët tanë e identifikuan shefin e grupit serb dhe shihet qartë se ishte Millan Radojçiq, për të cilin flitet qe sa kohë dhe përcaktohet si njeriu me besim i Presidentit të Serbisë me detyra të veçuara që t’i përgjigjet Aleksandër Vuçiqit.

Kryeministri ynë z. Albin Kurti në shumë media vendore dhe të huaja e shprehu rrezikun që do t’i vinte vendit tonë kjo që ndodhi në Manastirin Banjskë duhet të hetohet sa më mirë dhe të parandalohen qëllimet e këqija që Beogradi i dëshiron në Kosovën tonë.

Falëmnderojmë KFOR-in dhe EULEX-in që e mbështetën Policinë e Rebublikës së Kosovës për t’i shpartalluar terroristët serbë. Dëshira ime e madhe është që në Kosovën tonë, Dardaninë antike të ketë paqe dhe jetë të pa frikë që qytetarët pa dallime etnike, fetare dhe ngjyre, duke sigurar të drejta të pamohueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë përherëshëm në Shtetin tonë, Republikën e Kosovës.

Kjo letër shkruhët në përkrahje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke e përgëzuar z. Albin Kurti, që arriti me sukses përkrahjen e Qeverive perendimore dhe gjithë njerëzëve vullnetmirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat