Për çfarë duhet të pyetet Vuçiqi lidhur me veriun e Kosovës?!

Opinione

Për çfarë duhet të pyetet Vuçiqi lidhur me veriun e Kosovës?!

Nga: Prof. Dr. Elmas Leci Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:23
Autori Prof. Dr. Elmas Leci, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes Tiranë

U dha një lajm për takimin e Kurtit me Kuintin e Lajçakun, ku thuhej se pas diskutimeve për opsionet e reja të asociacionit, këta përfaqësuesit euro-amerikanë me Lajçakun do të shkonin të merrnin edhe mendimin e Vuçiqit.

Përse t’ia marrin memdimin?! Për territorin e Kosovës?  Përse?! Për pakicën serbe që jeton në Kosovë?! Po përse, Vuçiqi vendoskërka për këtë punë?! Përse, Vuçiqi u dashka të vendoska për territorin e Kosovës?! Kjo është absurditet dhe skandaloze njëherësh. Europianoperendimorët, BE-ja apo kushdoqoftë duhet të bëjnë kthesë, veçanërisht tani pas ngjarjes së 24 shtatorit, ku gjithçkaje ju çorr maska dhe ridoli edhe në herë fytyra e synimit serbomadh. “Do shkojnë në Beograd, -theksoi Lajçaku nga Prishtina, -të pyesim Vuçiqin, a është dakort me ato që thotë Kryeminiystir Kurti”?!

Ç'është kjo?! Çdo të thotë kjo?! Po por nuk qe dakort, e çfarë pastaj?! Se çfarë është kjo që thotë Lajçaku, e kupton çdo shqiptar, që është përkëdhelje ndaj kasapit të Ballkanit, ndarë njëherë e përgjithmonë Prishtina e Korova prej tij, nga lufta çlirimtare e UÇK- e mbështetur drejtësisht nga SHBA e aleanca euroatllantike. Përsa i përket se "çfar do të thotë" dhe këtë e di çdo shqiptar dhe çdo euroatllantikas. Ajo dobtë thotë që Milidheviçi serb të pyetet e të vendosë për Kosovën. Kjo është si puna e litarit që e kanë lënë jashtë, nga i vdekuri. Përse z. Lajçak duhet të pyesë Vuçiqi për Kosovën, qoftë edhe për veriun me shumicë serbe?!

Ka ligje ndërkombëtare se si rregullohen pakicat kombëtare. Kjo njihet botërisht.

Veriu i Kosovës që banohet në të shumtën nga serbë, gëzon e duhet të gëzojë të gjitha të drejtat që njihen botërisht për pskicat kombëtste. Ta analizojmë çëdhtjen ndryshe. Përse nuk ndodh kështu me shqiptarët e Preshevës?! Përse nuk pyetet Alibin Kurti për to?! Për se nuk petet Edi Rama po për to?! Të dy Kryeministrat janë shqiptarë. Përse nuk pyeten për shqiptarët e Preshevës?! Dhe akoma më tej përze nuk pyeyen për 5 milion shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Serbi, Maqedoninë e veriut e në Mal të Zi?! Mund yë thuhet "gozhda" e Athisarit. Jo, popujt janë atje dhe reciprociteti është prima e të Drejtës Ndërkombëtare.

Ndaj kjo që ndodh me veriun e Kosovë, troje denbabaden shqiptate, është e pa konceptueshme dhe kjo është detyra e politikës zyrtare të Shqipërisë dhe jo kulisat e Edi Ramës me Vuçiqin e Thaçin për ", ndarjen" e Kosovës. Kundër kësaj demagogjie politike duhet ngritur se politika serbe nuk ka punë më në Kosovë. Atë e ka vendosur populli i saj me luftë e Kushtetutë. Ndaj Lajçakëve, u duhet thënë ndal në të gjitha forumet ndërkombëtare se Kosova funksionon me normat e marrdhënieve ndërkombëtare që mëshirohen më së miri në Kushtetutën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat