Vrasja makabre e mizore e Liridona Ademajt alarm për Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës

Opinione

Vrasja makabre e mizore e Liridona Ademajt alarm për Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 21:05
Autori Rexhep Torte

Albin Kurti dhe Qeveria e tij urgjentisht t’i propozojnë Parlamentit të Kosovës, të gjejë rrugë zgjidhje për zbatimin urgjent të reformës në Drejtësi, Prokurori dhe Gjyqësi, në mënyrë që kjo reformë të jetë sa më funksionale dhe parandaluese në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Vrasja gjakftohtë e mizore me pagesë e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe lënia e dy fëmijëve bonjakë, shpërfaq krizën morale në Kosovë si pasojë mungesës së zbatimit të drejtë të ligjeve kundër krimit.

Tradhtia ndaj shtetit, vrasja e grave, dhunimi i vajzave të mitura, korrupsioni dhe vjedhjet multi milionëshe në Kosovë, nuk kanë nevojë për lot krokodili dhe fjalë boshe, por kanë nevojë për marrjen e masave urgjente konkrete nëpërmjet reformave të menjëhershme në Drejtësinë e Kosovës, përkatësisht në Prokurori dhe Gjyqësi, sepse këto janë shtyllat kurrizore për një shtet ligjor.

Naim Miftari-ish epror i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, tashmë disa vite ka ngritur alarmin se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, si ish udhëheqës të Kosovës në 20 vitet e kaluara në të gjitha institucionet e shtetit i kanë instaluar seksesrët e tyre, të cilët në vazhdimësi po e sabotojnë shtetin e Kosovës, me mos veprimet e tyre te duhura për luftimin e tradhtisë, të vëllavrasjeve për pushtet, të korrupsionit dhe të hajnive multi milionëshe.

Kjo po dëshmohet, me faktin që ende nuk është akuzuar dhe vënë prapa grilave asnjë nga peshqit e mëdhenj, përkundër akuzave dhe argumenteve të shumta nëpër media.Kjo dëshmohet edhe me lirimin e vrasësve, dhunuesve, të korruptuarve dhe të hajnave, ose me shqiptimin e dënimeve qesharake.

Kjo dëshmohet më së miri edhe me pengimin dhe zhagitjen që po e shkaktojnë PDK, LDK dhe AAK, në miratimin e reformës në Drejtësi, Prokurori dhe në Gjyqesi, për ta shpëtuar veten para ligjit dhe për ta shpëtuar pasurinë e tyre multi milionëshe të krijuar me korrupsion dhe hajni.

Pa largimin e këtyre seksesrëve të instaluar nga ish pushtetarët e Kosovës, Kosova nuk mund të ecën para në asnjë aspekt të jetës institucionale që garanton siguri dhe prosperitet.

Nëse Qeveria e Albin Kurtit ngrit procedurën në Parlamentin e Kosovës për miratimin sa më shpejt të reformës në Drejtësi, Prokurori dhe Gjyqësi, kjo do ta pasqyrojë njëherit edhe pozicionimin që do ta kenë PDK dhe Memli Krasnbiqi, LDK dhe Lumir Abdixhiku dhe AAK dhe Ramush Haradinaj që sot e përfaqësojnë opozitën e Kosovës dhe që në vazhdimësi shkaktojnë nëpër këmbëza për pengimin e miratimit sa më shpejt të reformës në Drejtësi.

Të rikujtojmë se tashmë një kohë të gjatë e për çdo ditë PDK, LDK dhe AAK, ditën e natën po e kritikojnë Qeverinë e Albin Kurtit vetëm për ta penguar në zbatimin e këtyre reformave aq të domosdoshme për Kosovën.

Tani ka ardhur momenti i duhur që këtyre tre partive opozitare dhe këtyre tre liderëve të këtyre partive opozitare, t’ua shohim edhe njëherë fytyrën e vërtetë përplot me hipokrizi.

Nëse PDK, LDK dhe AAK me të vërtetë janë pro SHBA-ve, siç e kanë në majë të gjuhës dhe siç po pretendojnë të paraqiten, atëherë domosdo dhe pa hezitim duhet ta përmbajnë dhe votojnë urgjentisht reformën në Drejtësi, që është çelësi për luftimin e sekserëve, që është çelësi për luftimin e vrasjeve, dhunimit, korrupsionit, hajnisë dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, më çka drejtësia do të vendoset në vendin e duhur.

Në të kundërtën PDK, LDK dhe AAK edhe kësaj herë do të demaskohen se janë fund e krye tradhtarë, mashtrues, demagogë, vëllavrasës, të korruptuar dhe hajna, të cilët vendin e kanë vetëm prapa grilave, e kurrsesi të rikthehen për ta udhëhequr Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat