ShBA-ja, Gjermania dhe Britania e Madhe janë çelësi dhe formula e lirisë, paqes dhe sigurisë së Kosovës, Ballkanit, Evropës dhe të gjithë globit!

Opinione

ShBA-ja, Gjermania dhe Britania e Madhe janë çelësi dhe formula e lirisë, paqes dhe sigurisë së Kosovës, Ballkanit, Evropës dhe të gjithë globit!

Nga: Agron Shabani Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 20:55
Agron Shabani

Sipas vlerësimëve dhe analizave të shumëta shkencore ose metodologjike: Republika Federale e Gjermanisë dhe Britania e Madhe, thuhet se janë shtetet me të zhvilluara dhe me të fuqishme të Evropës, dhe ndër shtetet me të fuqishme të globit. Respektivisht, dy shtetet dhe dy kombet më të zhvilluara dhe më të fuqishme të Evropës. 

Ndaj, edhe roli dhe kontributi i faktorit të njohur anglo-gjerman në mbrojtjen dhe garanitimin e lirisë dhe sigurisë kontinentale dhe interkontinentale, konsiderohet i rëndësisë së posaçme dhe kruciale. (plus ShBA-së)

Se këndejmi, gjithashtu thuhet ose supozohet se afro 2/3 , apo 1/4 e filozofisë, si dhe shkencave të ndryshme natyrore, teknike, mjekësore dhe humaniste, në nivel botëror ose planetar, janë të mbuluara, shkëlqyera ose eksploruara nga filozofët dhe shkenctarët e njohur gjermanë dhe ata anglezë ose britanikë si Imanuel Kant,  George Wilhem Friedric Hegel, Friedrich Nietzsche, Arthur Schoppenhauer, Husserl, Popper, Wolf, Heideger, Leibnitz, Göethe, Schieler, Heine, Christian Thomasius, Johänn Koachim Winckelmann, Ephraim Cambers, Erich Wolf, Erich Fromm, Herschell, Carl Friedrich Benz, Gotleb Daimler Benz, Werner Siemens,  Wilheml Conrad Röntgen, Robert Koch, Nikollaus August Otto, Max Planc, Karl Ferdinand Braun, Otto von Braun, Werner von Braun, Aleksandar Zelsius, Karl Wielhelm Scheel, Joseph Kaspar Lavater, Leopold Auenbrugger, Eduard George von Kliest, Gabriel Daniel Fahrenheit,  Dajiel Rutherford, Leonard Euler, Albrecht von Haller, G. E  Stahl, Otto von Guericke, Johan Bernoili, Rèumer (Gjermani), Thomas Robert Malthus, George Berkeley, David Hume, Adam Smith, Robert Boyle (lexo librin"The Sceptical Chemist" etj.), Robert Hooke ("Mikrografia" etj.), Edmond Halley, Henry Cavendish, Thomas Newcomen, Richard Arkwricht, Thomas Hobbes, John Locke, Antnony Earl of Shaftesbury, Vèllezèrit Wright, Thomas A . Edison, John Stuart Mill, Mozes Mendelson, William Shekspir dhe të tjerë (Angli ose Britani e Madhe), të cilët dikur iu dhanë gjak, hove, dinamikë, impulse dhe energji të fuqishme ngjarjeve dhe zhvillimeve të përgjithshme epokale dhe historike në të gjithë botën. E sidomos në letërsi, filozofi si dhe në shumë të tjera të shkencës dhe teknikës. 

U mor vesh se falë shkenctarit të shquar gjerman, Wener von Braun: Sonda kosmike amerikane "Apollo 1O"( ose "Pioneri 1O") në vitin 1983, për herë të parë në historinë e njerëzimit ose civilizimit tonë njerëzorë, do futej në orbitën ose atmosferën e Neptunit, me largësi prej Tokës ose Planetit tonë me qindra miliona ose miliarda kilometra. Duke u bërë kështu Sonda ose Fluturakja e parë kozmike ose intergalaktike që do e tejkalonte sistemin tonë diellorë. 

Werner von Braun i "Dinastisë" shkencore dhe intelektuale (Braun) të Gjermanisë, pos tjerash, do njihët edhe si Pioneri ose Arkitekti i parë ose kryesorë i Sistemit Raketor dhe Astrofizikës në SHBA-s .

Thonë se Werner von Braun, në vlugun më të madh të Luftës së Dytë Botërorë, në menyrë misterioze ose enigmatike, ra në duart e amerikanëve së bashku me disa shkenctar tjerë eminent të Gjermanisë si Arthur Rudolph, Robert Struchgold dhe të tjerë në fushën e astrofizikës, termodinamikës dhe fizikës nukleare ose atomike, të cilët shumë kohë para rusëve e kishin prekur ose shkelur Hënën...Duke e çuar kështu njeriun e parë (Amstrongun) në Hënë. Edhe pse rusët ishin të parët që i kishin dërguar njerëzit ose kosmonatutët (astronautët) e tyre në hapësirë, apo në gjithësinë qiellore (Gargarin, Roseljonov etj.)

Ndonëse pa i harruar këtu edhe shkenctarët e njohur ruso-sovjetik në fushën e yjëve ose astrofizikës si Sergej Pavlloviç Koroljov, Valentin Ljushkov, Vasili Mishin,Andrej Tupoljevi, Mihail Gromov, J. Antonov, Dimitrij Kuznjecov, Nikollaj Kardashev, Vasili Fesenkov, Kirill Fllorensk, Nikollaj Barabashov, Igor Vlladimiroviç Belinski, Aristark Bjellopoljski,Jevgenij Krimov, Marjan Kovaljski, Ljudmilla Karashkininska, Valentina Grisodubovska, Elena Pitjevevska, Dimitrij Maksutov, Aleksandar Aleksandroviç Mihaillov, Nikollaj Moisijev etj. 

Ishte periudha ose etapa me e fluidshme, hektike, agresive ose dinamike e "luftës së ftohë" dhe konfrontimëve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, e sidomis në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në të gjitha frontët ose drejtimët e mundshme....Me ç'rast, pos garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim nuklear ose atomik: Lufta e asokohëshme në mes SHBA-së dhe BRSS-së, si fuqitë (superfuqitë) kryesore të Paktatit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës", ishte zhvendosur në fushën e "luftës së yjeve", respektivisht për "pushtimin e hapësirës qiellore", interstelare ose galaktike, ku shkenctarët ose astrofizicientët e mesipërm ruso-sovjetikë: Përballë vetës i kishin shkenctarët ose ekspertët e njohur amerikan (kreysisht me origjinë gjermane) si Werner von Braun, Arthur Rudolph, Robert Struchgold dhe të tjerë në fushën e astrofizikës, termodinamikës dhe fizikës nukleare ose atomike.

Në këtë fushë, rusët kishin ngelur shumë prapa amerikanëve në studimin ose eksplorimin e hapësirës qiellore në kuadër tër programëve të njohura ruso-sovjetike si "Lluna", "Sputnik" etj. Nejse!

Në Britani të Madhe dhe Gjermani njihen, çmohen dhe respektohen shumë vlerat dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale dhe patriotike të personit ose individit si çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante të shtetit dhe pushtetit që shkrihen dhe bëhën bashkë në një trup dhe projekt të vetëm shtetror dhe nacional, respektivisht global ose universal. 

Ndaj, për shkak të ndikimit dhe fuqisë së tyre shkencore, kulturore, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë: Gjermania dhe Britania e Madhe kanë përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e tensionuara botërore ose ndërkombtare. E sidomos ndaj krizsës në Kosovë , luftes ne Ukraine etj...ku Britania e Madhe dhe Republika Federale e Gjermanisë, janë bërë bashkë (sup me sup ose krah për krah)-për t´u ndihmuar Kosovës dhe Ukrainës në të gjitha fushat ose drejtimët e mundshme.

Lufta në Ukrainë dhe nevoja imanente ose përmante për Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe:

  E kam cekur ose thënë shpesh se janë disa çështje dhe aspekte të dramatike, tektonike, determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane dhe atë gjithëbotërore tani e një kohë të gjatë. 

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në menyrë esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determiuar edhe raportin e forcave së bashku me marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare.

 Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marëdhënieve ndërkombtare, të bie në dy rirrjeshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë. 

Aty është edhe Albioni Krenar ose Britania e Madhe së bashku me vlerat, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura globale ose universale. 

U mor vesh se lidhjet e ndryshme mbretërore (monarkiste), dinastike, historike, antropokulturore, antropohistorike, antropogjenetike, antropolitike dhe të tjera në mes gjermanëve dhe anglosaksonëve ose britanikëve, janë të shumëta dhe të shumëfishta. 

S'do mend se aty ku sunduan ose dominuan gjermanët dhe anglo-saksonët e kulturuar, të civilzuar, të mençur ose tepër intelegjent, përveç tjerash i kanë lënë gjurmët e pashlyera të kulturës, civilimizimit, përparimit dhe mentalitetit të shkëlqyer industrial, teknologjik, shkencor, kulturor, ekonomik etj.

Ndryshe nga kjo, francezët dhe gjermanët, shpeshherë nuk e çuar aq fortë mirë me njëri tjetrin.

 Ish politikani i njohur francez, Zhak Atali, nga fobia, paranoja, urrejtja ose xhelozia e pafshehur ndaj tyre, dikur do e quante ose kualifikonte dikur Gjermainë si "paciente" ose të "sëmuarën e madhe dhe kryesore të Europës ose UE-s, e cila sipas tij ,kurrë nuk do jetë e njejtë dhe barabartë me Francën e madhe nukleare ose atomike"! 

Ndonëse, Gjermania ( e jo Franca) e tërheq, piloton ose komandon lokomitivën e kompozicionit të përbashkët europian; si për shëmbull. 

Ka zëra që thonë se nga frika e ngrijes së ndonjë "aleance sekrete ose separate", respektivisht të ndonjë "pakti anglo-amerikano-gjerman" në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Serbia (me dorën e zgjatur të Rusisë, Kinës etj.)-mund të çeli ose hapi "kutinë e pandorës"-lidhur me një luftë të re shqiptaro-serbe në Ballkan, e cila do e nxirrte Rusinë "faqebardhë" nga lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë. 

Se këndejmi, duke filluar që nga Konrad Adenaueri, Helmut Scmidti dhe deri tek Angela Merkel e Olaf Scholz: Liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik. 

Ndaj, nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë, corona virusit dhe luftës në Ukrainë. 

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, vigjilent dhe patriot, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse kontinenti dhe globi ynë do shpëtojnë nga Lufta e Tretë Botërore, pas gjithë asaj që po ndodhë në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe gjithandej globit...?!

 Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, fiskale, finansiare, industriale, tregtare dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" europian: Duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme të BE-së etj: Ka kohë që bëjnë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët europian" në të ardhmen. E sidomos në fushën ushtarake ose luftarake. 

Edhe pse Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-s, e cila nga shumë eskspert dhe stragel te kualifikuar dhe kompetent, shihet dhe konsiderohet se mik, partner dhe aleat historik dhe strategjik i Gjermanisë. 

Ndryshe nga kjo, ata që i njohin dhe kuptojnë sadopak politikën dhe diplomacinë diskrete ose konfidenciale së bashku me shkencat ose disciplinat e njohura ushtarake ose luftarake: E kanë me të lehtë për t'i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është "luftë e pashpallur" e Rusisë -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Përse (pse) kjo? 

Sepse, Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin së bashku me gjeneralitetin, admiralitetin ose aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë)-janë të bindur me faktin si thonë ose mendojnë ata: mbi pasuritë, rezervat ose resursët me të mëdha dhe kryesore të industrisë dhe teknologjisë agrare ose ushqimore, ato të gasit natyror, të rezervave ose derivatëve të njohuta të naftës dhe benzinës, arit, argjentit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve të ndryshme ose diamantëve, ato të hekurit, plumbit, bakrit, aluminit, palladiumit, zinkut, nikëlit, plumbit, çelikut dhe kështu me radhë, të ndodhura në Rusi, Ukrainë, si dhe në shtetët ose ish republikat tjera ruso-sovjetike, madje në vendët e ndryshme të Lindjes së Mesme, Paqësorit, Indokinës, Indopacifikut etj.

 Ndaj, duke përfituar nga lënda e parë, çmimët e ulëta në treg, si dhe nga fuqia e lirë punëtore në Rusi, Kinë: Rusët dhe kinezët, mund të sfidojnë si thonë ata monetokracinë ose supremacinë e dollarit amerikan në tregun botëror të mallëtave dhe kapitalit. 

Ç' është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme si lufta në Ukrainë etj.

Duke i qëndruar gjithënjë besnik tematikës në fjalë:

Sëndejmi, diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, si duket nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës etj.

.Sikur janë sosur (harxhuar) ose shpënzuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, intelegjente, komplementare ose suplementare. 

Dhe, kjo është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare. E sidomos për paqën dhe sigurinë globale ose botërore. 

Sipas Oliver Cromwelit: Kur burrave të shtetit, iu sosën ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta. 

Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike. 

U mor vesh se gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.

 Për fat të keq, akoma ka zëra në Perëndim që janë kundër bojkotit ose embargos totale ndaj Rusisë.

 Thonë se për luftërat ose konfliktët e ndryshme që ndodhin ose zhvillohen sot, ose janë zhvilluar dje...Faturat, cmimët ose fletëpagesat e ndryshme, shpesherë ose vazhdimisht, sikur vijnë me vonë. 

Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj. 

Gjithashtu thuhet se zgjedhja e sërishme e ish Presidentit Trump për President të SHBA-s, pos tjerash mund të sjellë epilogje, akt dhe fakte të reja (lexo: akte dhe fakte të kryera) në luftën e Ukrainës etj, Ndoshta madje, edhe  rirjeshtime ose "shkurozëzime epokale ose historike" në mes  Uashingtonit dhe Brukselit dhe kështu me radhë.

 Ndaj, mëqe askush në Europë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën...E ndoshta madje as SHBA-s vetë: Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare. 

Në të kundërten, si të thuash është e pamundur t'i keshë të gjithat përnjeherë. Edhe luftën, edhe paqën. 

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike. Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit.

Siç po shihet pra, Europa po kalon nepër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike. 

Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot. 

Kontineti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj. 

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë. 

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit. Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive. Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne. Shkenca dhe teknika e sotme, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.  

Në anën tjetër ndërkaq, luftërat ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë. 

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike". 

Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në Ukrainë dhe Rripin e Gazës (Lindjen e Mesme)  ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i civilëve të vrarë nga bombardimet ose granatimet enorme dhe masive!

 Gjithashtu edhe dëmet materiale, teknike, banesore ose infrastrukturale janë enorme dhe kolaterale.

 Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Në FAKT; paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike: Sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë; sikur e ka nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse në botën ose globin tonë. 

"Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.", tha dikur Albert Einsteini. 

Në instancë të fundit, të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor. 

Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt. 

Ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta. 

Në fund të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm dhe efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. 

Zatën të këtij mendimi janë edhe liderët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat