Bashkimi i politikës shqiptare shuan ëndrrat e politikës hegjemoniste serbe!

Opinione

Bashkimi i politikës shqiptare shuan ëndrrat e politikës hegjemoniste serbe!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Politika e mbrapshtë e serbosllavëve ëndërron të sundojë shqiptarët si popull, ëndërron të dominojë në trojet tona. Sjelljet e tyre u dëshmuan edhe me vepra barbare dhe gjenocid të pa përshkrueshëm, prandaj të çmendurit e Ballkanit edhe sot provojnë të kthejnë mbrapa rrotën e historisë! Ëndërrojnë të mbajnë gjallë elaboratet e shfarosjes famëkeqe edhe në rolin e viktimës.

Edhe pse Kosova si shtet, është më pak se dy dekada në liri dhe larg  “këshillave dhe edukatës së padronit të kësaj politike fashiste serbe që urdhëronte të flasim vetëm serbisht për t’na kuptue edhe perëndia”, disa politikanëve të shqiptarisë nuk u bën përshtypje kjo metaforë e krimit makabër serbosllav!  Duket sikur nuk mbajnë asgjë afër zemrës, prandaj edhe vazhdojnë të bluajnë në mullirin e pansllavizmit të Vuçiqit!

Rasti i fundit në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, kur me të mbaruar mbledhja, nuk hezituan të marrin bajrakun dhe të sulmojnë Kryeministrin tonë, Albin Kurti, në cilësinë e shqipfolësve  të “përkryer”! Është për turp të duartrokitesh nga politika dhe mediumet serbe!

Këta “trima të politikës  dhe të mediumeve  të shqiptarisë” as që kanë nevojë të kthehen mbrapa në  periudhën e errët 150 vjeçare të një tmerri të pa përshkruar nga një Hiçkok, për vuajtjet e një populli liridashës.

Se “edukata barbare e politikanit fashist apo racist serbosllav” është kulmi i kulmit që ka infektuar shumë breza të vetë popullit fatkeq serb, të cilët për keqardhje përqojnë të njëjtat gjene të kësaj  ADN-je kriminale, kjo nuk kuptohet plotësisht nga politika mbarëshqiptare se një bashkim forcash për të mirën e vendit është i domosdoshëm dhe nevojë permanente.

Për të gjitha turpet e trashëguara prej gjeneratës në gjeneratë, flamurtarë  të këtyre veprave monstruoze ishin politika serbe, Akademia serbe dhe Kisha Ortodokse, të cilët bashkarisht hartuan strategji shfarosëse ndaj shqiptarëve!

Barbaria vazhdoi ndër shekuj, por askush nuk dëgjonte britmën e shqipes, sepse klithmat nuk e kalonin dot epiqendrën e krimit! Kështu edhe ndodhën shpërnguljet e shqiptarëve nga Kosova, Dugagjini, Sanxhaku dhe Maqedonia gjatë gjithë Luftës së Parë Ballkanike, por edhe më heret!
Ata që arritën të ikin, shpëtuan, kurse të tjerët u vranë mizorisht nga gjandarmëria serbe. Qëllimi ishte të ndryshohet demografia në favor të serbëve! Vetëm gjatë vitit 1912-1918  u vranë 12346 persona dhe u dëbuan jo më pak se 281747 shqiptarë drejt Anadollit! Në pronat e shqiptarëve u vendosën familje serbe. Kurse gjatë viteve 1918-1938, gjandarmëria serbe ka djegur dhe shkatrruar më tepër se 320 fshatra shqiptare!

Brenda viteve 1918 - 1941, dhuna ndaj shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës me ardhacakë serbë ishte kulmi. Vetëm në rajonin e Prishtinës u akomoduan më shumë se 355 familje serbe, në rajonin e Fushë Kosovës 396 familje, kurse në rajonin e Vushtrrisë kishte edhe më tepër sepse dihet se rajoni është i mbuluar me tokë pjellore! Mizoritë e vjetra nuk dallojnë nga këto të fundit të cilat ishte dashtë të mbahen mend nga politikanët gjithëshqiptarë, kur bëhet fjalë për kolonizimin e fundit që  ishte në prag të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe pas luftës në Kroaci kur edhe u mbulua Kosova me trupa policore, ushtarake dhe papaushtarake për të përmbaruar me planin e Akademisë serbe! Planet qindravjeçare u bënë shkrum e hi nga Aleanca Veriatlantike!

A duhet të harrohen të gjitha këto vuajtje dhe kjo ndihmë, vetëm për interesa personale, kur dihet se ardhmëria është e përbashkët për të gjitha grupet politike në opozitë dhe pozitë si dhe për të gjithë shqiptarët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat