Serbia fashiste e Vuçiqit dhe të zhdukurit shqiptarë të luftës

Opinione

Serbia fashiste e Vuçiqit dhe të zhdukurit shqiptarë të luftës

Nga: Skënder Mulliqi Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:14
Skënder Mulliqi

Edhe pas më shumë se 30 vite të përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, ende nuk dihet për varret që i hapen fashistët serbe në marshimin makabër për të formuar Serbinë e Madhe. Është normale për familjet e të vrarëve të dijnë për fatin e më të dashurëve të tyre të zhdukur nga soldateska e Millosheviqit, më e keqe se ajo e Hitlerit të Luftës së Dytë Botërore. Është tmerrësisht e dhimbshme të mos dihet se ku janë zhdukur baballarët, bashkëshortët, fëmijët … saktësisht çfarë po ndodh me kaq shumë familje në Kosovë, të cilët edhe pas 24 vitesh të përfundimit luftës, janë ende në kërkim të trupave të pjestarëve të tyre të vrarë. Ende nuk dihet se ku janë varrosur të gjithë shqiptarët e Kosovës, që u hodhën në gropa nga ushtria dhe nga paramiltarët e Millosheviqit.

Kjo temë e të zhdukurve sikur u vendos në harresë, e nuk ish dashur të jetë kështu. Shumica e të martirizuarve dhe dëshmorëve të vrarë apo edhe të gjallë u transferuan diku në Serbi, që kriminelët serbë tti mbulojnë gjurmët e krimeve të tyre. Asnjë rrëfim për 1600 kufoma të zhdukura nuk kemi deri më tash. Identifikimi i kufomave është i domosdoshëm e sigurisht edhe i mundimshëm për shkak se regjimi kriminal i Aleksandër Vuçiqit, nuk ofron informacione, edhe pse pati një marrëveshje të ndërsjellë gjatë bisedimeve dy palëshe në Bruksel.

Gjenocidi në Bosnjë dhe në Kosovë përfaqëson thelbin më ogurzi të regjimit serb në një luftë lokale. Mohimi i vazhdueshem i krimit nga Serbia, është pjesë e historisë së vjetër serbe, e shërbimit me rrena dhe manipulime më të ndytat të mundshme. Politika e errët e kohës së Millosheviqit po vazhdon edhe në këtë fillim shekull nga regjimi i çetnikizmit në pushtet të Aleksandër Vuçiqit, një eksponent i luftës të asaj kohe. Nuk janë vetëm gjasa por edhe mundësi reale që organet e të vrarëve dhe të masakruarve shqiptarë, kanë shërbyer për shërimin e të sëmuarve serbe apo, kan mbetur si organe rezervë.

Këto akte morbide mund t’i bëjnë vetëm serbët e zbritur nga Karpatet. Vepra të tilla makabre zor që ish kujtuar t’i kryen ndonjë popull tjetër. Dhe, në vend që për krimet e pashembullta, Serbia të turpërohet, regjimi terrorist i Vuçiqit, po tenton ato t’i përsërisë në Kosovë, me ndërhyrje ushtarake në veri, dhe Evropa sikur ka mbetur duke bërë sehir para një regjimi luftënxitës në Ballkan. As Rajhu i Tretë nuk ka bërë gjymtime dhe masakra, çfarë i ka bërë Serbia e Millosheviqit dhe Vuçiqit, si ministër i informacionit që ishte.

Organet e shqiptarëve u shërbyen siç e thash edhe më lartë për veprime perverse, duke i përdorë ato në spitale anë e kënd Serbisë. Dhe, shtetet vendimarrëse në vend që të dënojnë rreptë regjimin terrorist të Beogradit zyrtar, po e dënojnë me masa ekonomike Kosovën, veq që po i kanë mundësitë dhe nuk po e kanë frikën nga askush, sikur që po e kanë frikën nga Putini dhe Vuçiqi. Bosnja dhe Kosova janë dëshmia më e mirë së deri ku arrin shkalla ç’njërzore, e një epoke të errët të serbëve, e cila po tenton me çdo kusht të përsëritet …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat