Gadishmëri dypalëshe dhe kanale përforcimi të drejtpërdrejta nga Uashington DC!

Opinione

Gadishmëri dypalëshe dhe kanale përforcimi të drejtpërdrejta nga Uashington DC!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 9 qershor 2024 Në ora: 22:49

Nëse Rusia nis një sulm të befasishëm kundër vendeve të NATO-s, koha që duhet për të mobilizuar forcat ndoshta do të jetë vendimtare për rezultatin e luftës.

- Aftësia e reagimit në masë prej forcave që janë të regjistruara në NATO është me shumë mundësi informacion i klasifikuar. Forcat e tashme në Baltik, për shembull, do të jenë në gjendje të reagojnë pas pesëmbëdhjetë minutash, siç janë forcat ajrore, kurse forcat tokësore kalojnë natyrshëm disa orë ose ditë. Kurse forcat detare janë kryesisht në gatishmëri të lartë në ujërat ku patrullojnë.

Kështu vlerëson profesori Tormod Heier në Shkollën e Stafit të Kolegjit Norvegjez të Mbrojtjes, për aftësinë e NATO-s për të reaguar shpejt ndaj kërcënimeve.

A është koha e përgjigjes së NATO-s e mjaftueshme për të përballuar një kërcënim rus?

- Koha e paralajmërimit sot është e barabartë me zero sepse ka aq shumë lloje të sulmeve kibernetike dhe raketa hipersonike që mund të godasin objektiva me vlerë të lartë në një kohë shumë të shkurtër. Ai e vë në provë kohën e përgjigjes së NATO-s. NATO ka, me sa di unë, forca të vogla zbulimi që mund të ngrihen mbrenda pesë ditëve, ndërsa në  një forcë më të madhe, reagimi është 30 ditë. Sa më e madhe të jetë forca që do të vendoset, aq më shumë zgjatë koha,  deri në 180 ditë.

Në fillim të kësaj jave, The Telegraph raportoi mbi planet e NATO-s për transferimin e trupave nëse do të ishte e nevojshme të takohet me një ushtri pushtuese ruse. Planet, të cilat përditësohen vazhdimisht, përfshijnë disa korridore tokësore, aty ku ushtria amerikane dhe automjetet e blinduara mund të transferohen me të shpejtë  më afër vijës së frontit në rast të një konfrontimi ushtarak me Rusinë.

Sipas burimeve të gazetës, plani aktual përfshin zbarkimin e forcave amerikane në portet holandeze përpara se të transferohen me tren përmes Gjermanisë në Poloni. Nëse sulmet ruse shkatërrojnë portet e Evropës veriore, NATO ka plane alternative për transferimin e trupave përmes porteve jugore në Itali, Greqi dhe Turqi.

Duhet të ketë gjithashtu plane konkrete për transportimin e trupave amerikane nga Italia nëpërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë në Hungari, si dhe nga portet turke dhe greke përmes Bullgarisë dhe Rumanisë, në Ballkan. Rajoni nordik përfshihet gjithashtu në gatishmërinë e NATO-s për luftë dhe përfshin lëvizjet e trupave nga forcat aleate nëpërmjet Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

Duhet të shmangen hapësirat për veprim, nëse janë të mbyllura në rast mosmarrëveshjeje!

- A dihen këto plane që më parë?

- Po, kjo është rutinë standarde nga ana e NATO-s, për shumë vite, aleanca ka zhvilluar plane në të cilat strategjitë e mbrojtjes së anëtarëve të Evropës Lindore janë të koordinuara me gatishmërinë e përgjithshme dhe planet e përforcimit në të gjithë Evropën. Një pjesë kundër selisë së NATO-s në Brunnsum dhe Bruksel, por edhe kundër Shteteve të Bashkuara në mënyrë që hapësira e veprimit të anëtarëve lindorë të NATO-s të mos mbyllet nëse lind një mosmarrëveshje paralizuese midis 32 anëtarëve të Aleancës në Bruksel. Atëherë është shumë mirë të kesh gatishmëri dypalëshe dhe kanale përforcimi direkt në Uashington DC në vend që të rrezikojsh javë e muaj trajnimi në NATO, thotë profesor Tormod Heier.

Ai nuk habitet, pse për këtë po flitet hapur në sistemin e NATO-s, edhe pse disa prej planeve me siguri janë të klasifikuara.

Jo, jo me të vërtetë, sepse niveli i detajeve në mesazh është kaq gjithëpërfshirës. Është po aq e rëndësishme ngritja dhe sqarimi i ndërgjegjësimit që shpesh anashkalohet nga publiku i gjerë, se sa të mbahet në heshtje, i mbyllur mirë pas gardheve dhe dyerve të selisë ushtarake, prej shumë vitesh! Që nga aneksimi i Krimesë në 2014, ka vazhduar një proces planifikimi shumë i detajuar. Jo më pak rreth çështjes se sa forca të mëdha amerikane mund të transferohen në Evropë, dhe më pas të transportohen në lindje drejt kufirit rus, në mënyrë që të krijohet një kundërforcë e besueshme ndaj kërcënimit eventual rus që do të krijohej në rajon.

Heier beson se ajo që ka dalë tani është informacion që nuk është domosdoshmërisht sekret, por logjik nga mënyra se si është krijuar aleanca e mbrojtjes.

Ky është informacion i besueshëm!

- Është e vetëkuptueshme që kur qindra mijëra ushtarë dhe mijëra automjete do të zhvendosen nëpër një Evropë, aty ku kombet u përmbahen rutinave dalluese burokratike për kalimin e kufirit nëpër shina hekurudhore dhe standarde të ndryshme rrugore, atëherë do të ketë shumë planifikime. Hapja më së shpeshti shihet kur zhvillohen ushtrimet, por kjo është vetëm maja e ajsbergut në krahasim me vitet e mëparshme të planifikimit dhe koordinimit të përpiktë midis vendeve të ndryshme të NATO-s dhe ministrive dhe agjencive të ndryshme brenda secilit vend, shpjegon Heier.

- A tingëllon i besueshëm informacioni, apo është një mashtrim informacioni nga NATO?

- Ky është informacion i besueshëm dhe tregon se NATO i merr shumë seriozisht detyrat e saj të mbrojtjes në Evropën Lindore. Nëse aleanca nuk do ta kishte bërë këtë, besueshmëria ushtarake do të ishte avulluar si vesa para diellit sapo të ndodhte një krizë përgjatë kufirit rus.

A do të funksionojë një transferim i tillë trupash në luftë?

- Kjo varet nga shumica. Rrugët e tilla strategjike transporti janë natyrisht objektiva me vlerë të lartë për autoritetet ruse në një krizë apo luftë. Është e arsyeshme të supozohet se si SVR, GRU dhe forcat raketore kanë përgatitur sulme, sabotime dhe hakerime kundër infrastrukturës fizike dhe dixhitale që mundëson një dislokim të shpejtë, të koordinuar dhe vendimtar të forcës nga pjesa perëndimore në atë lindore të Evropës. Në nëntorin e kaluar, u gjetën eksplozivë të varrosur në Gjermani, jo shumë larg linjave të gazit dhe hekurudhave që çojnë në një bazë të NATO-s. Prandaj, një rrugë e sigurt transporti do të kërkojë shumë roje dhe mbikëqyrje ajrore, e cila nga ana tjetër do të lidhë forca të mëdha për sigurimin dhe sjelljen përpara të forcave të emergjencës dhe përforcimit, përgjigjet profesor Tormod Heier në Kolegjin Norvegjez të Mbrojtjes.

Abc nyheter, Gunnar R. Larsen, më 9 qershor 2024 19:37

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat