Kamala Harris, presidentja e parë grua dhe me ngjyrë

Opinione

Kamala Harris, presidentja e parë grua dhe me ngjyrë

Driton Tali Nga Driton Tali Më 27 korrik 2024 Në ora: 18:11
Kamala Harris

Pas mbështetjes që ja dhanë çifti "mbretëror" i Demokratëve, Obama, sigurisht se kandidati demokrat për President të ShBA'së do të jetë Kamala Harris.

Znj. Harris, që nga tashti, pas tri-katër performancave, e ka tretë boshllëkun që ishte në favour të z. Tramp, i cili u krijua sidomos pas duelit të fundit Bajden-Tramp e në veçanti pas atentatit të dështuar në z. Tramp.

Znj Harris, si një fëmijë i një çifti të përzier "zezako-hinduse", padyshim se do t'i merr shumicën e votatave nga këto komunitete, pastaj shumicën e votave të "Gjeneratës së Mileut" dhe "Gjeneratës Z", për të cilat grupmosha z. Tramp është antikitet.

Grupi i votuesve të z. Tramp, i ashtuquajturi "baby boomers", pra ata të lindur pas L2B e deri me 1965, është zvogluar për shkak të proceseve natyrore. Ky grup i votuesve ishte mbështetësi më i madh i z. Tramp.

Gjersa, grupi votues i ashtuquajturi "Gjenerata X", që përbehet nga të lindurit në mes viteve 1965 -1980, varësisht nga gjeografia dhe grupi social, të dy kandidatët kanë votues. Por sikur edhe këtu znj Harris ka përparësi edhepse z. Tramp e ka zbutur retorikën.

Sidoqoftë, duke i patur parasysh të gjitha faktet, ndonëse është akoma herët sepse shumëçka varet nga fushata zgjedhore, znj Harris ka gjasa shumë të mëdhaja të bëjë historinë në ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat