Prokuroria e Shtetit në Kosovë ditë më parë e ftoi në bisedë informative për ta hetuar Albulena Haxhiun-Ministre e Drejtësisë së Kosovës për deklaratën e saj se “Serbia ka organizuar arratisjen e disa të burgosurve për ta dëmtuar rendin publik të Kosovës”!
Edhe zogjtë e malit e dine se dorë e djathtë e pushtimit serb në Kosovë kanë qenë me qidra agjentë serbe në Kosovë, në Shqipëri e në tërë trojet shqiptare, të ndihmuar besnikërisht nga edhe nga shqiptarët në shërbim të UDB-së serbe.
Ekzistojnë informacione bindëse se qindra agjentë të Serbisë edhe sot janë të pranishëm në Kosovë, sepse kështu vepron politika okupuese serbe me përça e sundo.
Qindra femra nga Shqipëria që janë shitur e martuar tashmë dy dekada për dhëndurët serbë në Serbi, që vazhdon edhe sot e kësaj dite të paguara nga 2-3 mijë euro për secilën. Këto motra tona shqiptare në Serbi tashmë kanë lindur qindra fëmijë surrogate shqiptarë nga nënat shqiptare. Këto martesa kanë rezultuar me lidhje miqësorë ndërmjet familjeve serbe dhe shqiptare, që paraqet mundësi reale që edhe BIA e Serbisë të jetë e pranishme dhe të veprojë në Shqipërinë amë, e ndihmuar maksimalisht edhe nga miqësia vëllazërore e tradhtarit Edi Rama-Kryeministër i Shqipërisë me kriminelin Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale.
Prokuroria në Kosovë duhet t’i kishte gati aktpaditë për serbët që kryen krime në Kosovë
Shtrohet pyetja pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës, tashmë 24 vite nga çlirimi i Kosovës nuk u tregua vigjilente, dinjitoze dhe e vendosur të kryejë hetime dhe të ngrejë aktpadi kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin për të cilët ekzistojnë një mori faktesh dhe dëshmish për krimet serbe në Kosovë?!
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës deri sot nuk ka ngritur aktpadi kundër Veljko Oaloviq-udhëheqës i Serbisë në Kosovë pas vitit 1997, ndërsa nga vitet 1997-1999 ishte Naçelnik i Qarkut të Kosovës dhe që aktualisht është kryetar I Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Serbisë?!
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës deri sot nuk ka ngritur aktpadi ndaj Zoran Angjelkoviq-Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm në Kosovë nga viti 1998, dhe ndaj tërë kriminelë serbë që njihen me emër e mbiemër?!
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk ka iniciuar që të hartohet e miratohet Ligji Penal i Kosovës, por edhe ata pak kriminelë serbë që gjykohen në Kosovë marrin dënime qesharake për vrasje e mizori të mëdha, kjo për vetë faktin sepse gjykohen sipas Ligjeve të Serbisë?!
Serbia gjatë Federatës Jugosllave dhe pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë i ndiqte, persekutonte, burgoste, torturonte dhe i vriste atdhetarët dhe intelektualët shqiptarë, edhe pse këta të rinj shqiptarë i kërkonin liritë dhe të drejtat e tyre për një jetë dinjitoze në Kosovën e okupuar, gjë që kulmoi me agresionin gjenocidal të Serbisë ndaj Kosovës në vitet 1998/99.
Edhe çfarë mizorisht tjera duhet të bën Serbia gjenocidale në Kosovë, që Prokuroria e Shtetit të Kosovës të ngrenë aktpadi ndaj kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë?!
Aktpaditë duhej të ishin gati, sepse e kanë efektin e tyre të shumëfishtë, ndërsa pastaj gjenden rrugë e mënyra ndëshkimi duke llogaritur edhe gjykimin në mungesë.
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës edhe pas një viti nuk ka ngritur aktpadi ndaj kryekriminelit Milan Radojçiq dhe shokëve të tij, për sulmin terrorist te Serbisë te Manastiri Ortodoks Banjskë në Zveçan, ku mbeti i vrarë në detyrë polici kosovar Afrim Bunjaku, dhe ku u konfiskuan autoblinda dhe një sasi marramendëse armësh dhe municionesh për ta aneksuar Veriun e Kosovës?!
Arsyetimi që po jep Prokuroria e Shtetit të Kosovës se gjoja është duke mbledhur prova të tjera të nevojshme kundër agresionit terrorist te Manastiri Orthodoks Banjskë në Zveçan është skandaloz, naiv dhe kundërmon erë tradhtie sekserësh, sepse periudha që kaloi ishte e mjaftueshme për të mbledhur provat, e para, dhe e dyta, provat e reja eventuale të zbuluara mund të paraqiten edhe më vonë si plotësuese të aktpadisë!
Prokuroria duhet të ngren aktpadi edhe për ish udhëheqësit e Kosovës pas pavarësisë
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës tashmë 20 vite nuk ngriti asnjëherë procedurë hetimore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe të ngjashëm me këta për tërë ato tradhti dhe hajni multi milionëshe që i kryen në Kosovë?!
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk e ftoi asnjëherë në bisedë informative Edita Tahirin-kryenegociatore e Kosovës në dialogun Kosovë lidhur me tradhtinë e saj që në këtë dialog e pranoi fusnotën për Kosovën?!
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk e ftoi deri sot në bisedë informative Vlora Çitakun-ish ambasadore e Kosovës në SHBA për bashkëpunimin e saj me Hashim Thaçin dhe Matheë Palmerin-emisar i SHBAve në Ballkanin Perëndimor, me të cilët bashkërisht e përgatitën ndarjen e Kosovës, ndarje të cilën e pengoi të realizohet Angela Merkel-kancelare e Gjermanisë?!
Kjo dëshmohet me vetë faktin se Prokuroria Shtetërore e Kosovës përkundër fakteve e dëshmive se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, të cilët në vazhdimësi akuzohen për tradhti dhe hajni multi milionëshe deri sot ndaj asnjërit nga të sipër theksuarit nuk është ngritur procedure hetimore apo gjyqësore.
Sekserët e ngulitur nga qeveritë e pasluftës pengesë për zhvillimin e forcimin e Kosovës
Naim Miftari ish epror i i UÇK-së dhe ish agjent SHIK-ut, tashmë disa vite deklaron dhe sugjeron hapur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj në tërë hallkat e sistemit qeverisës dhe administrativ në Kosovë i kanë instaluar sekserët e tyre, sidomos në prokurori, gjyqësi dhe në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë, dhe se pa spastrimin e këtyre sekserëve shtetësia e Kosovës do të ketë pengesa të vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e saj brenda dhe jashtë Kosovës.
Këto deklarata dhe sugjerime të Naim Miftarit deri sot, asnjëri nga të apostrofuarit me emër e mbiemër nuk pati kaçik t’i demantojë qoftë edhe me një fjali. Kjo dëshmon se deklaratat dhe demaskimet që Naim Miftari ua bën ish udhëheqësve dhe ish komandantëve të UÇK-së nuk i luan as topi, ndërsa Prokuroria e Shtetit të Kosovës po heshtën?!
Kjo dëshmohet edhe me stërgjatjen e tepruar dhe jashtë tërë normave të përgjigjes lidhur me Ligjin për Byronë për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Jashtëligjshme dhe me shumë lëndë të tjera që qëllimisht mbahen në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Hekuran Murati-ministë i Financave të Kosovës këtyre ditëve deklaroi se, “Ende s’është publikuar aktgjykimi i plotë i Ligjit për pagën minimale edhe pse ka kaluar më shumë se 1 muaj nga njoftimi nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se ky Ligj nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajve përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi, për shkak të mos publikimit të aktgjykimit të plotë. Janë dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës”, thotë ministri Hekuran Murati, transmeton “Bota Sot” në ËEB faqen e saj më 29 korrik 2024 në aktuale.
UDB - ashet shqiptarë në spikamë të emisionit “Debat Plus”
Ermal Panduri-gazetar dhe moderator i emisionit televiziv “Debat Plus” këtyre ditëve deklaroi se “është kërcënuar pasi në emisionin e tij televiziv “Debat Plus” po trajton tema të ndjeshme me ish të burgosurit dhe të pëndjekurit politikë, të cilët me emra e mbiemra po i tregojnë udbashët shqiptarë në Kosovë të cilët në kohën e ish Jugosllavisë pamëshirshëm i torturoni të burgosurit shqiptarë”.
Udbashët shqiptarë asokohe për interesa dhe favore të tyre personale janë bërë dsherbetorë të UDB-së serbe të bindur se asgjë nuk do të dalë në dritë dhe se për ta Serbia konsiderohej e pamposhtur, por ja që nuk mbetet asgjë pa u zbuluar herdo kurdo, gjë që edhe u dëshmua.
Redaksia “Bota Sot” në wEB faqen e saj në vazhdimësi po transmeton sekuenca nga emisioni “Debat Plus”.
“Rrëfime për Mehmet Locin, udbashin ashin e rrezikshëm që rrahu e malltretoi rrëndë të burgosurit shqiptarë-pas lufte u be veteran”, (Bota Sot) Lajme-Aktuale më 30 pril 2024.
Nimon Krasniqi, ish i burgosur politik në emision televiziv thotë se, “agjenti udbash Mehmet Loci e ka rrahur brutalisht ne burgun e Pejës gjatë viteve 80-ta[C1] ”.
Ibish Neziri, ish I burgosur politik në emisionin “Debat Plus” flet për përjetimet dhe torturat e shkaktuara nga udbashët shqiptarë Asllan Sllamniku dhe Sefedin Shehu, Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçija dhe Qazim Rugova”, (Bota Sot) wEB faqe e dates 30 korrik 2024…
[C1]