Pushuesit vendas, ata kosovarë dhe të huaj nuk kanë vërejtje as për shërbimin në hotele, as te çmimet në plazhin e Durrësit, por problem dhe skandal i vërtetë është Rruga kryesore e Plazhit të Durrësit, ajo nga Ura Dajlanit -Plepa, të cilën çuditërisht, aty u ndërhy duke e ngushtuar aq shumë, sa që në kohët e sezonit turistik më lehtë shkon nga Durrësi në Tiranë se sa që përshkohen me auto veturë ato 5 kilometra nga Ura e Dajlanit-Plepa.
I gjithë ky segment rruge e ka bërë jetën turistike dhe madje edhe të banorëve, nxënësve të dy shkollave dhe sidomos të pushuesve të shumtë që vijnë kryesisht e tradicionalisht nga Kosova, ua kanë bërë pushimin shumë stresant e të ndotura nga gazrat e makinave, që qëndrojnë varg dhe shumë gjatë duke djegura shumë fish herë me shumë karburant kot duke qëndruar në vend, nga zhurmat dhe boritë.
Cilido që kalon në atë rrugë thotë e shprehet se ç’është ky skandal. Këtë rrugë e shohin dhe kalojnë në të edhe policët bashkiakë dhe administrata bashkiake dhe tatimore, e shohin policia rrugore dhe ajo e zjarrfikësve dhe ambulancat mjekësore që edhe ato lëvizim me shumë vështirësi, dhe madje e shohin edhe shtetarë nga qeveria qendrore, dhe të gjithë thonë se ky është skandal por askush nuk merr iniciativën për të ndërhyrë dhe për ta bërë ndreqjen e saj dhe kthimin në funksionin ashtu siç edhe ishte kohë më parë kjo rrugë.
Kjo ndërhyrje nuk kërkon as kosto kushedi se çfarë dhe mund të realizohet për 15 ditë, por nuk interesohet dhe as nuk preokupohet as Bashkia dhe as pushteti për kthimin në normalitet të funksionimit kësaj rruge dhe të turizmit. Kjo rrugë është aq skandal edhe pse tashmë edhe është ndërtuar buzë detit një shëtitore e mrekullueshme. Duhet ndërhyrë, dhe ndoshta a mos vetëm nëse e shikon kryeministri këtë problematikë.