Disa pyetje për aleatët që ndihmuan në clirimin e Kosovës:
A jeni sot me genocidistët , apo me viktimat e atij genocidi?
Pse ndryshuat dhe sot mbani anën e Serbisë dhe i bëni presion dhe i vendosni kushte pas kushtesh Kosovës dhe favorizoni Serbinë?
Serbia kolonizatore u përzu me luftë nga Kosova, dhe pse ju aleatët që e dëbuat, po ju po doni që ta riktheni paqësisht përsëri Serbinë në Kosovë, ose doni që ta coptoni e ndani Kosovën duke e shpërblyer kështu genocidin serb, dhe botën serbe?
Si e kuptoni ju aleatë e clirimtarë Pavarësinë dhe Shtetësinë e Kosovës, e kuptoni se Kosova për të drejtën e saj legjitime dhe sovrane duhet të marrë leje për gjithcka nga ju, apo se Kosova gjithcka cfarë vepron duhet ta mendohet mirë se mos cënohen interesat dhe synimet e Serbisë në Kosovë?
Atëhere për cfarë shteti sovran dhe të pavarur do bëhej fjalë se ka Kosova?
Nëse Serbia do ta kishte njohur Kosovën si shtet pa luftë, pa krime dhe pa genocid atëhere gjithcka do kishte qenë normale që të zhvilloheshin diskutime, bisedime e marrëvershje mes dy shteteve, atij serb dhe atij kosovar, por ju aleatë pavarësisht se Serbia nuk pranon dhe as nuk kërkon falje për krimet e kryera prej saj, por ajo vazhdon me arrogancë dhe kërcënim kundër Kosovës, kundër njohjeve të saj, dhe kur Serbia kërcënon shtetin e Kosovës, ju aleatë nuk i kërkoni llogari Serbisë por u kërkoni dhe u vendosni sanksione dhe u bëni presion shqiptarëve të Kosovës që të pranojnë strukturat e paligjshme serbe si dhe marrëveshje e projekte sipas oreksit të Beogradit?
Pse ju aleatë që cliruat Kosovën nuk e vlerësoni dhe as nuk respektoni arritjet e Kosovës për realizimin e standardeve demokratike dhe për legjislacionin më të mirë në botë që garanton liritë e të drejtat e minoriteteve?
Këto pyetje nuk janë vetëm për aleatët që e cliruan Kosovën, dhe ato nuk zbehin aspak rolin historik të tyre për Kosovën, por janë edhe si sqarim edhe për politikën e dështake të PAN e PLAN; këto pyetje janë për shumë politikanë, pushtetarë, pseudopatriotë që thonë “prisni e do shikoni”, janë për intelektualë e media që shtiren dhe e keqkuptojnë qëllimisht me demek se u janë mirënjohës ndërkombëtarve duke mbetur në kuadrin e frymes se paaftësisë, servilit dhe disfatizmit. Disa që nuk njohin historinë e arritjeve të kombeve të mëdhenj por edhe të vegjël, që nuk dinë se cfarë është krenaria kombëtare dhe ata që nuk kanë kontribute kombëtare, “patriotët” kafenexhinj, nihilistët, hipokritët, frikacakët e dështakët, ata nuk duan që t’u lënë merita sakrificave të mëdha të shqiptarëve, sakrificave mbinjerzore të shqiptarëve patriotë për mbijetesë dhe për shtet e komb shqiptar por atyre u intereson të thonë se KOSOVËN e bënë të huajt, apo sic thotë kryeministri i Shqipërisë se në Kosovë zot të shtëpisë janë ndërkombëtarët.
Ka miq dhe duhen miq, por jo që miku të jetë kryetar i shtëpisë, dhe shtëpia sic thonë në Shqipëri nuk mbahet gjithmonë me miell hua.
Shtetësia dhe pavarësia e Kosovës nuk është dhuratë dhe nuk ia ka dhënë kush të gatshme, por Europa i ka borxhe të mëdha Kosovës dhe shqiptarëve, sepse prej saj shqiptarëve ua janë bërë padrejtësira me përmasa tragjike si askujt në Europë.
Pra Perendimi dihet t’ua kthejë borxhin shqiptarëve shkaktuar prej padrejtësive të saj, dhe jo të mbështesë edhe sot Serbinë.
Dikush thotë se Kosova nuk e ka forcën politike,ekonomike,financiare dhe ushtarake për t’u përballur me Serbinë, prandaj duhet të dëgjojë se cfarë thonë ndërkombëtarët.
Jo u them këyre, Kosova nuk sulmon të tjerët, por ajo ka të drejtën që të mbrohet nëse dikush e sulmon.
Kosova edhe e vetme, e paarmatosur, e pushtuar dhe nën regjimin kolonialist serb, Kosova nuk u dorëzua por e sfidoi kolonizatorin serb.
Ndersa sot është ndryshe, Kosova ka shtetin, ushtrinë dhe popullin më të motivuar në botë për mbrojtjen e shtetit të vet. Serbia sot ka përballë shtetin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët.
Serbia kurrë nuk mund të kthehet më në Kosovë, sepse ashtu sic e vetme Kosova për më shumë se 100 vjet qëndroi fort, sot Serbia e di mirë se në rast të një lufte në Kosovë, lufta do të bëhet edhe në Serbi.
Ka Kosova aleat besnik dhe të sinqertë që nuk e lënë vetëm në rast të një lufte të re në Kosovë/
Europa tani nuk mund ta braktisë më Kosovën e cila është fortesë antisllavo-ruse në Ballkan, sepse në rast se perendimi e braktis Kosovën kjo do ishte turp dhe disfatë per të dhe fitore për Serbinë dhe aleatët e saj.