Agresioni neokolonial i Serbisë të transferohet në AP-në e OKB-së

Opinione

Agresioni neokolonial i Serbisë të transferohet në AP-në e OKB-së

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 11 gusht 2024 Në ora: 19:19
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

-Ndryshe  ekziston rreziku jo vetëm që të mos hapet Ura mbi Ibrin në Mitrovicë, por  aty të fillojë lufta e tretë botërore me përmasa katastrofike jo vetëm për Ballkanin, por për gjithë Evropën dhe për bashkësinë ndërkombëtare.. Këtë rrezik duhet ta mbajnë parasysh të gjithë aktorët e involvuar në zgjidhjen e problemit neokolonial të Serbisë në Veriun e Kosovës (2000-2024).

Këtë problem 24-vjeçar të sajuaar nga Serbia agresore dhe marionetat e tij shqipfolëse në Dialogun e Brukselit (2011-2024), para së gjithash  OKB-ja së bshku me Amerikën dhe me NATO-n, duhet ta bartin në Asamblenë e Përgjithshme të KOmbeve të Bashkuara,  sepse vetëm aty është vendi  iligjor, ku  193 shtete anëtare të saj, do t’ia jipnin Serbisë verdiktin e ,erotuar kundër AGRESIONIN NEOKOLONIALIST  të kryer në Kosovën Veriore, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 10 qershor 1999. –Brukseli  i  Miroslav Lajçakut dhe i Joseph Borell (misionarë specacialë ndërmjetësues të BE-së) nuk kanë kapacitet juridiko-politik e as diplomatik ta zgjidhin këtë problem neocolonial të Serbisë të kryer në Kosovën Veriore, e  cila  deri tash botërisht ka deklaruar se nuk tërheqet nga Mitrovica Veriore, përkatësisht territor verior i Kosovës, duke qenë se  de fakto, de jure dhe “historikisht” e konsideron territor të Serbisë. Këtë kamarila e presidentit Aleksandër Vuçiq e mbështetë edhe në Kushtetutën e Serbisë (2006), si dhe në Rezolutën 1244 të KS-së (10 qershor 1999), që nuk e njohin pavarësisë së Kosovës (17 shkuurt 2008).

Pra, në kuptimin realist të arritjes së kompromisit politike mes Beogradit dhe Prishtinës, që Serbia të penalizohet në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme për AGRESIONIN NEOKOLONIALIST të saj në Veriun e Kosovës, Amerika me aleatët e saj evropianoperëndimorë nevojitet, që Dialogun e Brukselit ta dislokojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork .

Për arritjen e këtij objektivi për të ndëshkuar neokolonializmin e Serbisë në Veriun e Kosovës, OKB-ja nevojitet të vërë në veprim  Asamblenë e Përgjithshm; duke thirrur seancën e jashtëzakonshme për denoncimin e AGRESIONIT NEOKOLONIAL të Serbisë në Veriun e Kosovës, që është në përputhje me  KREUN VIII (nenet: 39, 40, 41, 42) dhe me rezolutat, me deklaratat dhe me konventat ndërkombëtare për dekolonizimin dhe vetëvendosjen e popujve dhe vendeve të kolonizuar.

Mbyllja e Urës mbi Ibër, anticivilizim, antidrejtësi dhe antieuropianizëm

-Kjo formë invaduese e Serbisë në Kosovën e pavarur dhe sovrane, është në kundërshtim jo vetëm me të gjitha  rezolutat, deklartat, konventat, protokollet, marrëveshjet dhe me Kartën e OKB-së, si dhe me parimet, me rregullat e me normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe me “ABC-në e së Drejtës së Bashkimit Europian” (siç janë Kushtetuta, marrëveshjet dhe ligjet  e tjera).

Neokolonializmi serb është problem 24-vjeçar në Veriun e Kosovës, jo HAPJA E URËS INTEGRUESE NDËRETNIKE , e  PAQES, e DIALOGUT, E LËVIZJES SË LIRË dhe e PËRBASHKËSISË MULTIETNIKE

Ndaj, nuk është problem “koordinimi”  i Qeverisë së Kosovës me Amerikën, me NATO-n,  me BE-në dhe  me OKB-në, por  Serbia, që në asnjë mënyrë nuk po pranon tërheqjen nga pjesa e territorit verior të Kosovës, duke shpresuar se përmes Dialogut të Brukselit (2011-2024), në emër të realizimit të drejtave dhe lirive të minositetit serb (5%), do të gjejë mbështetjen  nga ndonjë shteti të Evropës Perëndimore, që së pari, pjesën veriore t’ia shkëput Kosovës shqiptare (Shqipërisë Etnike).

Mirëpo, kjo është një ëndërr dhe një iluzion i shkretë megaloman neokolonialist i Beogradit zyrtar, sepse asnjë nga shtetet e Evropës Perëndimore, që deri tani e kanë njohur de fakto dhe de jure Kosovë (17 shkurt 2008), kurrë nuk do ta lejojnë AGRESIONIN NEOKOLONIAL të Serbisë në Kosovën Verirore të pavarur dhe sovrane (2000-2024)!

Prandaj, në këtë rast si OKB-ja, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja nevojitet të ndërmarrin veprim të përbashkët politik dhe diplomatik paqësor, që ta përzënë Serbinë nga pjesa veriore e Kosovës, duke zbatuar  rregullat dhe ligjet juridike ndëkombëtare. Pikësëpari, Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, në bazë të së cilave funksionon rendi i ri botëror në mbrojtjen e stabilitetit, demokracisë, sigurisë dhe paqesë ndërkombëtare.

Prania e vprimit të politikës, të propagandës, të diplomacisë simuluese, të financimit, të përkrahjes së bandave mercenare paramilitare dhe terrosite subversive  serbe për ta destibilizuar rendin, sigurinë dhe paqen në territorin e Kosovës, duhet ndëshkuar edhe sipas: Rezolutës kundër Hegjemonizmit Nr.34/103/14/12/1979;  Rezolutës për  Ndalimin e  Përzierjes në Punë të Brendshme dhe të Mbrojtjes së Pavarësisë dhe të Sovranitetit të Shteteve Nr.21/31(XX), 21/12/1965); Rezolutës  për Njohjen e Pavarësisë dhe Vetëvendosjes Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar Nr.1514(XX)/14/12/1960 …etj. Për realizimin e këtij objektivi juridiko-politik ndërkombëtar në faorin e mrojtjes së pavarësisë politike dhe të sovranitetit të Kosovës, duhet marrë në konsideratë  PACTA SUNT SERVANTA, sipas së cilit edhe Serbia si anëtare e OKB-së, me të drejta dhe detyrime të plota, duhet t’i zbatojë të gjitha obligimet e saj juridiko-politike  shtetërore ndaj Kombeve të Bashkuara (marrëveshje, traktate, rezoluta, deklarata, protokolle,konventa etj.). Në asnjë mënyrë nuk mund të jetë përjashim me agresionet e saj koloniale dhe neokoloniale në Kosovë.

Prandaj, Dialogu i Brukselit (2011-2024) ligjërisht nevojitet të bartet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, jo të lihet në Bruksel deri në shekullin XXII apo XXIII, sepse aty Serbia po kërkon “ngrirjen”, jo zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të problemit kolonial të Kosovës (1912-2024).

Së fundi, “moskoordinimi” i qeverisë së Albin Kurtit  me ndërkombëtarët nuk është problemi, por MOSPENALIZIMI NDËRKOMBËTAR I NEOKOLONIALIZMIT të Serbisë në Kosovën Veriore (2011-2024). Ky është Problemi, të cilin askush nuk po e përmend as Prishtina, as Tirana, as Beogradi, as Brukseli e as OKB-ja .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat