Fakti se si ka përfunduar Partia Demokratike e Shqipërisë dhe LDK-ja e Kosovës tregon atë se politikanët e lartë dhe drejtuesit e tyre interesat e veta i vunë mbi ato të partisë dhe mbi ato të qytetarëve. Dhe kështu e pësuan dy partitë më të mëdha shqiptare ajo e LDK-së në Kosovë dhe Partia Dmokratike e Shqipërisë.
PD e Shqipërisë lindi si shpresë për ndryshimin , për demokracinë,për lirinë,për eurointegrimin për mirëqënien dhe shtetndërtimin demokratik, ligjor e modern. Te PD patën besim edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, në Kosovë dhe në diasporë se duke dalë Shqipëria nga izolimi, Shqipëria do ta mbështeste Kosovën.Partinë Demokratike në vitin 1992 e votuan shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe krejtësisht e gjithë desidenca dhe të persekutuarit politik duke shpresuar se do të ndëshkoheshin krimet e komunizmit, do të merrnin tokën dhe pasuritë e konfiskuara dhe do të kompensoheshin për padrejtësitë e së shkuarës.Mirëpo PD zhgënjeu në ato se cfarë premtoi dhe në ato për cfarë i besuan shqiptarët.
Partia Demokratike emërtesën e ka të mirë dhe autoritative si demokratike por ajo funksionoi si parti thellësisht autokratike, gati si diktatoriale.Si e tillë PD-në e gërreu servilizmi, nepotizmi, spiunllëku dhe sidomos korrupsioni dhe autokracia gjë e cila detyrimisht zhvlerësonte cdo individ tjetër për të qenë pasues e kryetar pas kryetarit të përjetshëm.
Nuk ishte fajtor vetëm Enver Hoxha për instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, por më shumë fajtorë ishte rrethi i afërt pranë tij që instaluan dhe ngritën enverizmin dhe ishte fajtore edhe shoqëria shqiptare që nuk kundërshtoi dhe iu nënshtrua regjimit të tij deri në fanatizëm.
Socialistët e paskomunizmit u treguan “të zgjuar”, ata bënë sikur u ndanë,e dënuan dhe e braktisën enverizmin dhe propaganduan demokracinë dhe proamerikanizmin. Ndërsa demokratët gabuan rëndë dhe vazhdimisht , ata trashëguan fatkeqësisht mënyrën diktatoriale të Partisë Komuniste atë të bindjes deri në fanatizëm te njëshi, te kryetari, që kur përmëndej kryetari demokratët e identifikonin atë me të gjithë partinë. Nuk e ndertoi Berisha berishizmin por rrethi i ngushtë i servilëve , ishkomunistëve, të ishsigurimsave të shtetit dhe korrupsioni që uzurpuan PD-në.
Mitin e ngritën interesaxhinjë, të korruptuarit dhe servilët që u thonin demokratëve dhe Berishës se pa ty nuk ka PD dhe se Berisha ishte shpëtimtari dhe se nuk ka PD, dhe PD nuk vjen në pushtet pa Berishën kryetar. Në Partinë Demokratike ka sunduar fryma e spiunimit për njëri-tjetrin dhe ajo e servilizmit.
Në PD nuk ka pasur kurrë demokracitet dhe lirshmëri të shprehuri mendimi ndryshe. Kompetenca,aftësia, personaliteti, patriotizmi dhe sidomos guximi për të thënë të vërtetën në PD shikohej si herezi.
Partia Demokratike gjithmonë ka pasur probleme me të vertetën.
Këto unë që vij nga një familje nacionaliste dhe kundërsdhtare e regjimit koimunist dhe si antarë i hershëm i Partisë Demokratike e kam thënë këto që në vitin 1994, kur PD humbi referendumin për Kushtetutën, referendum dhe humbje që i dedikohet vetëm Berishës.
Demokratët gabuan rëndë dhe ranë në kurthin e mashtrimeve të uzurpatorëve, të të korruptuarve dhe të atyre që kanë përfituar dhe që e kane vjelur PD-në për interesa personale; gabuan demokratët sa që arriti puna deri aty sa që sot PD ka marrë imazhin edhe të një partie antiamerikane prej qëndrimeve karshi sanksioneve dhe shpalljes non grata të Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Partia Demokratike ishte shumë pranë fitores në vitin 2021, demokratët gabuan që e mbështetën foltoren dhe kryefoltoristin për interesat e ngushta të një klani të korruptuarish.Demokratët duhej që t’ua impononin deputetëve dhe strukturave të saj që të reflektonin dhe ta hapnin PD-në, duhej një Vetting në PD që të clirohej nga pengmarrja e politikës së vjetër e ishkomunistëve dhe ishsigurimsave të shtetit, dhe po ashtu PD duhej të ndahej nga korrupsioni dhe prej atyre prej të cilëve PD-së i erdhi humbja katastrofike e vitit 2013.
Partia Demokratike dhe demokratët duhet të ishin politikisht në krye për mbështetur fuqishëm VETTING- un në drejtësi dhe jo të ishin me kundërshtarët e tij.Demokratët duhej të mbështesnin sanksionet amerikane dhe shpalljet “non grata” nga SHBA-të për cilindo individ e politikan.PD duhej ta mbështeste fuqishëm Veting-un në drejtësi sepse kjo i shërbente më shumë se cdokujt tjetër interesit të demokratëve për të ardhur në pushtet, pasi PD do ta godiste korrupsionin qeveritar politikisht, dhe do ta ndëshkonte atë penalisht edhe drejtësia e re, sic po e bën në fakt.
Partia Demokratike sot identifikohet si e drejtë dhe pronë e deputetëve aktualë, ku shumica dërrmuese janë aty pa meritë,dhe se atyre u intereson vetëm e vetëm mandati i deputetit dhe as interesi i partisë dhe as ai i shqiptarëve. PD nga viti 2021 që kur u shpall Berisha non grata,pra prej më shumë se tre vitesh ka harxhuar kot energji dhe vetëm sa është konsumuar së tepërmi, dhe nuk shikohet shpresë së afërmi për ndryshim sepse e ka të vështirë në këtë gjëndje ku është.PD sot si ajo e vulës dhe ato pjesët e tjera e kanë të vështirë për të ngjallur besim te publiku. PD, ka mbërritur deri aty sa që nuk po funksionon si opozitë, dhe punën e “opozitës” sikur po e bën pozita e pushteti.