Do të ishte vështirë të thuash diçka më të saktë se ura mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, është lënë në këtë gjendje me një qëllim të caktuar, për ta bërë një çështje të tillë problematike, e cila planin dhe inxhenierinë e ka në Beograd, ndërsa bashkëpunëtorët e këtij projekti janë edhe nga viset tjera të lindjes dhe perëndimit.
Tabloja e planifikuar në këtë mënyrë, do të ishte diçka e pa imagjinuar, apo edhe utopike, kur dihet se urat e kanë rrolin unifikues në mes popujve, që nënkupton mundësinë për t’u zgjeruar dhe shkëmbyer marrëdhëniet ndërnjerëzore, dhe për të bërë një jetë në masë të plotë, duke përjashtuar në një mënyrë njeriun e priveligjuar në vetëvete, apo nga ana shoqërore.
Në këtë mënyrë do çlirohen edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, nëse lëvizjet e lira dhe pa pengesa bëhën të natyrshme, të cilat në një mënyrë duken të mbyllura dhe nuk do të zhvillohen në mungesë të rrjedhave të natyrshme, duke e mohuar realitetin e gjërave që kemi para sysh.
Duhet t’a thëmi qartë dhe hapur, se një plan i tillë i kurdisur në këtë formë për t’a penguar lëvizjen e lirë të automjeteve mbi urën e lumit Ibër, apo lidhjen e qytetit në dy anët e tërësishme, i gjason një projekti të modeleve në kohën e «fashizmit» dhe njëri prej projekteve të shumta që ka planifikuar Serbia, për t’a ç’orientuar dhe destabilizuar Kosovën.
Kjo do të ishte një lojë e politikës serbe, që përmes Kosovës, t’a ç’orientoi Ballkanin dhe për ta futur në këtë vorbull edhe perëndimin, i cili i ka orientuar forcat e veta për ta nxjerrë nga situata kritike, që ka shkakëtuar Rusia, me luftën ndaj Ukrainës, ku Serbia, nuk e fsheh pozitën e saj pro-Rusisë.
Plani i kurdisur nga Serbia, përmes urës së Ibrit, është një ndër planet e radhës, por që do të ishte edhe një ndër planet më të rrezikshme, që i kurdisen Kosovës dhe qeverisë së saj për ta thyer Kosovën, drejt përsëdrejti me Bashkësinë Ndërkombëtare.
Qëllimi i Serbisë, do të ishte pushtimi i veriut të Kosovës, dhe për ta ndarë teritorin e këtij vendi përmes lumit Ibër, por kurtha më e rrezikshme që ka kurdisur Serbia, përmes kësaj ure, që me hapjen e saj sipas urdhërave të qeverisë Kurti, të ndodh konfrontimi i popullatës shqiptare me ushtarët paqërujtës të KFORit, gjë që do të ishte shumë tragjike si dhe e pa logjike.
Në këtë rrjedhë na paraqitet edhe një element i dytë, që ka në plan Serbia dhe Vuçiqi, në këto rrethana, që përmes BE-së dhe SHBA-ve, ta heq qafe kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, sepse udhëheqja e pushtetit të tij, po e pengon, duke e shtrirë sovranitetin dhe ligjshmërinë në tërë teritorin e këtij vendi, duke e mos pëlqyer pushtetin e një udhëheqësi të tillë në Kosovë, që mos ti lejohet të jetë i zhdërvjelltë në përdorimin e këtyre strukturave, për të arritur tek ai tejkalim për të cilin po flasim.
Prandaj, Bashkësia Ndërkombëtare , duke u nisur që nga BE, dhe SHBA-të, duhen ta marrin parasysh dhe parandjejnë një rrezik të tillë, që buron nga kjo gjendje, dhe të jemi të vetëdijshëm se nuk bëhët fjalë vetëm për Kosovën, por kjo gjendje nëpër të cilën po kalon Kosova, do ta përshkojë edhe rajonin, dhe në këtë drejtim shkon mos pranimi i gjitha kombeve liberale dhe demokratike, për të iu nënshtruar një «fashizmi» të tillë serb, që po pretendon ta krijojë një «Serbi të madhe» dhe një etnike.