Ata që rrahin gjoks në emër të luftës në Drenicë nuk u ka penguar para hundëve të shihnin strukturat paralele serbe në Skenderaj. Vetëm në vitin 2024, institucionet e Kosovës nisën t’i mbyllin ato në fillim të vitit 2024, duke nxitur kundërshtime të mëdha nga serbët lokalë, si dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila beson se vendimet e tilla "pakoordinuara" mund të nxisin tensione.
Përveç institucioneve paralele serbe në veri dhe në pjesë të tjera të vendit si Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash, autoritetet kosovare kanë mbyllur edhe degë të Postës së Serbisë në veri të vendit. Serbia që në vitin 2013 kishte ngritur asambletë komunale në Kosovë brenda sistemit të Serbisë me një vendim të Qeverisë së Serbisë, dhe vetëm pas një viti – pas zgjedhjeve lokale të atëhershme serbe të mbajtura më 6 maj, ato u formuan.
Pastaj, në vitin 2021, konkretisht më 18 mars, në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, u morën dy vendime për personelin në “Organet e Përkohshme të komunave të Vushtrrisë dhe Skënderajt”, kështu që Kostiq u emërua dhe Aca Mishiq u shkarkua nga kjo pozitë. Derisa Serbia formonte institucione paralele, udhëheqësit e shtetit ishin të zënë me përqindjet e tenderëve, duke lënë Serbinë të vepronte pa shqetësuar.
Pavarësisht kundërshtimit të BE dhe SHBA, qeveria Kurti nuk lëvizi pe dhe sot ato zyra nuk ekzistojnë. Edhe vet ata që kundërshtojnë nuk do t’i lejonin në shtetin e tyre strukturat e një shteti tjetër. PDK, që thirret në emër të luftës, Sami Lushtaku, si ka lejuar që ato struktura paralele të veprojnë lirshëm, apo trima "shiten" nëpër oda me mish e raki. U desht të vinte Albin Kurti që t’i mbyllte strukturat paralele në Skenderaj, sepse për PDK dhe Sami Lushtakun, aty do të ishin edhe sot. Patriotizmi i rrejshëm s’po u shitet më; populli e sheh kush është trim me fjalë dhe kush me vepra.