Lamtumirë prof.Ibrahim Kadriu, Kryetar i Kuvendit të Referendumit, datë 1 e 2 mars 1992

Opinione

Lamtumirë prof.Ibrahim Kadriu, Kryetar i Kuvendit të Referendumit, datë 1 e 2 mars 1992

Nga: Refik Hasani Më: 21 mars 2025 Në ora: 06:38
Prof.Ibrahim Kadriu

Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe atdhetarit njëherësh profesor Ibrahim KADRIU, nga Presheva, që një jetë ia kushtoi arsimit.

Profesor Ibrahim Kadriu është angazhuar dhe ka dhënë kontribut gjithmonë në përkrahjen e të gjitha iniciativave dhe projekteve në të mirë të kësaj Krahinë shqiptare dhe në mbështetjen e kauzës sonë Kombëtare për Liri dhe Çlirim.

Ai është dhe mbetet frymëzues me dashurinë për dijen dhe atdheun, kontributdhënës me përkushtim të lartë intelektual në organizimin e shprehur të vullnetit përmes Referendumit plebishitar të datës 1 dhe 2 mars 1992, për Autonomi Politike dhe Territoriale të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me të drejtë bashkimi me trungun e saj – Kosovën, ku u emërua Kryetar i Kuvendit të Referendumit.

Ishte dhe mbeti i urtë, i sinqertë, largpamës dhe vizionar. Asnjëherë nuk u pajtua me jetën e robëruar nën pushtuesin serb, gjithmonë i palodhshëm për ideal.

Unë jam krenar që njoha, bashkëpunova me njeriun e sakrificës, të urtin dhe Kryetarin e Kuvendit të Referendumit.

Lavdi veprës që bëri historinë, dhimbjen e ndaj bashkë me familjen dhe me gjithë shokët e miqtë.

Vepra e Referendumit dhe kontributet tjera do të mbeten të pavdekshme.

U prehtë në paqe Kryetari i Kuvendit të Referendumit. Edhe njëherë, Lavdi, Lavdi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat