Albin, shtrëngoje rripin, në koalicion me Hamzën e Abdixhikun!

Opinione

Albin, shtrëngoje rripin, në koalicion me Hamzën e Abdixhikun!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 29 mars 2025 Në ora: 14:36
Albin Kurti

Një pushtet që nuk do të dijë shumë për thash e thënme dhe kritika verbale të pa bazuara në fakte, por njeh vetëm kufirin e që vjen nga vullneti i popullit, i pranuar sipas vullnetit të tij, i cili është i pranishëm në këto rrethana, do të ishte forcë e një vullneti të fuqishëm, që merr vetëm formën e shërbëtorit të popullit për të udhëheqë më të.

Një opozitë e cila është vetëm një përkthim i pushteteve të kaluara, që abuzuan edhe me eshtrat e të rënëve për lirinë e këtij vendi, dhe ky rrezik nuk vjen rastësisht, por me llogaritjen e njëjtë, që pushtetin ta marrin përsëri ata që nuk kanë karakter tjetër, në kuptimin e së keqës dhe shkatërrimit, sepse modeli i tyre është i atillë, për të përfituar dhe u pasuruar në korrizin e këtij populli.

Në Kosovë, ende nuk ka një etikë mbi trajtimin e pushtetit, të menduar mirë dhe të ngulitur në mënyrë të efektshme e ca më pak ka një edukim adekuat për këtë qëllim, as tek elita dhe as tek shoqëria e këtij vendi, pikërisht këtu qëndron edhe mundësia e një pushteti të gabuar, sepse mungon formimi i karakterit, i cili do të bënte të mundur përdorimin e drejtë të pushtetit.

Albin Kurti, nuk erdhi rastësisht në pushtet, apo nuk ishte i përgaditur për këtë sakrificë, që po i përgjanë betejave të rrethuara me njerëz primitiv, dhe të kesh fuqi absulute, nuk mund të ia dalish për ti mundur veprimet e tyre me heroizmat e rremë, për të cilat flijohet njeriu i sotëm i këtij vendi, përmes punës dhe luftës në një hapësirë në të cilën njeriu mund të jetojë në paqë dhe me dinjitet.

Disa ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pre e provokimeve të komidianëve rusë, të cilët, sikur po komunikonin në emër të presidentit të Letoanisë, dhe ndër të tjera bëhët fjalë edhe për sulmet që i bëhën nga opozita e qeverisë së tij, ndonse kishte edhe shumë raste të tjera të këtyre kurthave edhe nga shumë përfaqësues të shteteve të tjera, që kishin rënë pre e këtyre thirrjeve dhe provokimeve kibernetike.

Sipas një gazete Zvicërrane, Neuer Zuericher Zeitung, vetëm në vitin 2022, Rusia ka investuar mbi 320 milion dollar në këto beteja kibernetike, poashtu edhe Serbia, nuk është largë nga investimet e tilla, për të rritë agresionin terrorist në Kosovë, sikur që ndodhi në Banjskë dhe Iber Lepenc.

Lufta hibride serbe-ruse, është e fokusuar me strukturën e saj edhe në Kosovë, e cila përveçse po dëshmohet në Ukrainë, poashtu po jep signale të shumta edhe në shumë komplote dhe atentate në Gjermani, që cak i saj është të shkakëtoj trazira edhe në Ballkanin perëndimor dhe rajon, për ta trazuar këtë pjesë dhe të realizoj qëllimet e përllogaritjeve të tilla destabilizuese.

Mirëpo, opozitës aktuale PDK, LDK dhe AAK, nuk u heqin në kandar këto rrethana, duke marrë parasysh vetëm pushtetin dhe kurgjë tjetër, pa marrë parasysh se kjo formë që ndërton vetëm vetëvetën, do sigurojë apo jo, zgjidhjen e problemeve ekzistenciale, e ca më pak do ta kthejë të ardhmën e këtij vendi në binarë, edhe për faktin e vënjës së një tradite që do të ishte produkt i formës zhvëllimore dhe funksionale.

Dhe LVV, si parti fituese, por e pa qartë për të arritur e vetme me formuar qeverinë, ndoshta i nevoitet të bëjë një koalicion me njërën nga partitë opozitare, të cilat, sikur nuk kanë pretendime të bashkëpunojnë me këtë parti, por në anën tjetër, mëzi që presin që Albin Kurti, të ua jep dritën jeshile, apo ndonjë pozitë lakmuse, dhe sa do pak të avansohen dikund në pushtet, sepse prej këtij këndvështrimi edhe adhuruesit e tyre i kanë dërguar dhe futur në pozicion jashtë loje.

I madhi Albin Kurti, shtrengoje rripin, të bëni qeveri me Hamzën apo me Abdixhikun, nëse ia hapëni zemren PDK-së, duhet të tregoheni të guximshëm, por edhe të matur se, një rrugëtim i tillë me PDK, nuk do të zgjasë shumë, sepse deshte apo nuk deshte, duhesh të bëheshe shërbëtor i saj, sikur janë bërë të tjerat, të cilat nuk kanë mundur të arrijnë kurrnjëherë qëllimin e duhur, dhe shumë prej tyre prej « zullumit » të saj, sot ato parti kanë mbetur « rrugëve ».

Ndërsa, një koalicion i mundshëm me LDK, ndoshta do të ishte një diçka e arritshme dhe shumica e popullit e shikon si një opsion të qëlluar për të formuar qeverinë e ardhshme, por këtë formulë mund ta prishin disa figura të mistershme brenda LDK-së, të cilat edhe sot këtë parti e mbajnë nën kontrollë, jo për qëllime të mira, por për ta shkatërruar sipas dëshirave të tyre.

Prandaj z.Albin Kurti, jeni të rrethuar dhe të përpirë prej një situate, që ndoshta është e pa mundur të largoheni, apo të menjanoheni ndaj saj, kur ajo, deshte apo nuk deshte, do të grishte në vallën e saj, që të shtyen tutje nëpër sakrifica dhe kurdisje të kurthave, edhe pse të lodhur e të pa fuqishëm mund të biesh në krahët e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat