Cilat pushtete menaxhuan më mirë, i Hashimit, Mustafës, Haradinit, apo i Albinit?

Opinione

Cilat pushtete menaxhuan më mirë, i Hashimit, Mustafës, Haradinit, apo i Albinit?

Nga: Dedë Preqi Më: 30 mars 2025 Në ora: 18:49
Dedë Preqi

Për sa i përketë pyetjes, se si mund të menaxhohet pushteti i mirë në një vend, apo konkretisht në vendin tonë, është ai, apo ajo, që e udhëheq dhe e zotëron pushtetin, duke mos i futur duart në krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa të tjerat e marrin domethënjën e vendosmërisë për të vënë në veprim vullnetin e popullit, i cili ta ka dhënë besimin.

Si çdo vend demokratik, edhe Kosova, e ka Kushtetutën dhe ligjet e veta, përmes së cilës bëhët  betimi në zbatimin e këtyre ligjeve, dhe kjo formë juridike e lidh njeriun, kur ai bënë një pohim ose merr përsipër për të kryer punën e vet të caktuar, dhe para ligjit i betuari e shpall haptas se do ti shërbejë vendit dhe popullit pa anime.

Dhe çfarë ndodh në Kosovë, sikur bëhët një praktikë e pa ndalshme e pushtetëve, që nuk ndjekën dhe përfillën rrugët ligjore që burojnë nga Kushtetuta e vendit, por në një mënyrë, politka konceptohet si një lojë e thjeshtë e interesave klanore e partiake dhe në shërbim të njerëzve të caktuar, që u shkon përshtati interesave të tyre.

Në këtë mënyrë krijohet një bindje se Kosova, për aq sa ka përballë sfida të shumta, që po i shkakëton politika e Serbisë, përmes kriminelëve serb në veri, poashtu dhe përpjekja dhe angazhimi  në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit ekonomik, dhe në anën tjetër dalin probleme të shthurura nga përplasjet e partive politike, me format dhe sjelljet e tyre, që qojnë drejtë një mosbesimi të lidershipit të vet, duke e zhgënjyer popullin e këtij vendi, me menagjime të bobëta drejtuese.

Kjo tregon mundësinë e atyre, që pushtetin e konsiderojnë si mekanizëm autonom, që prodhon gjithçka në favor të tyre, dhe vota e qytetarëve shfrytëzohet sa herë që kanë nevojë për ta ngritë dhe fuqizue pushtetin e tillë, dhe të njëjtit janë të gatshëm për ta keqpërdore në mënyre të vazhdueshme sipas ëndjeve dhe dëshirave të këtyre klaneve dhe grupeve të caktuara.

Nuk është vështirë të analizohet dhe të bëshë një krahasim me pushtetin fillestar të këtij vendi, të cilin e menaxhoi Hashim Thaçi, si kryeministër, që e kishte të vështirë fillimin, duke marrë parasysh gjendjen dhe konsiledimin e shtetit, por do të ishte edhe më vështirë, kur tipari i këtij pushteti u kthye në të kundërtën e asaj, që do ti shërbente këtij populli dhe vendi, i zhytur në krime të organizuara dhe korrupsion.

Kjo nuk do të thotë se në këto rrethana populli i këtij vendi do i mbyllte sytë dhe ka gjëra sekrete para vetës të pa zbuluara, kur vetë ky popull i përjeton dhe i vuan këto pasoja në përditshmëri, dukuri që u shdërruan në një kulturë të njëjtë politike, që bëhët gjithnjë e më e theksuar në kohën e menaxhimit të Isa Mustafës, si kryeministër, i cili, sikur do të krijonte reforma tjera të sistemeve dhe koncepteve pushtetare, por format e tilla i sjellën vetëm atij dhe klanit të tij përfitime, që u bënë fatalitet dhe një sprovë e rëndë dhe e vazhdueshme për këtë popull.

Kosova nuk e kishte lehtë rregullimin dhe rindërtimin e shtetit të vet në kohën e pasasluftës, dhe të ndodh një ndryshim i rrënjësishëm i vendit të shkatërruar. Dhe për rritjen e mundësive të reja në mëkëmbjen dhe zhvillimin e shtetit të ri, kërkohej një lloj modeli cilësor dhe parimor, që krijon tiparin e një dukurie që quhet kulturë, dhe nënkupton kulturë pune, por edhe kulturë politike, përmes të cilave do shprehën dhe kyqën burimet e ekzistencës dhe qenjes njerëzore në vendin tonë.

Padyshim se ushtrimi i pushtetit mundësohet edhe falë shkathtësisë së menagjuesit, dhe në ç’mënyrë e përjeton ai përgjegjësinë e vet, dhe kjo përgjegjësi, a ndikon në veprimtarinë e atyre, që udhëheqin jetën politike, dhe dinë për çfarë bëhët fjalë, e njejtë është edhe me pushtetin e Ramush Haradinaj, i cili për një kohë të shkurtër si kryeministër, lë përshtypje të rënda dhe të pa riparueshme, në veçanti me faljen e qindra hektarëve tokë Malit të Zi.

Kosova kishte mundësi që të mbështetët dhe harmonizohet me vendet perëndimore për të ndërtuar shtetin e vet me një kulturë të mirëfilltë të punës dhe kulturës politike, për t’u shkëputur nga vartësia e kulturës së pushtuesit, nëpër të cilin rrjedhte gjithçka sipas ligjeve supreme, të cilat i diktonte qendra, apo sipas një koncepti jo demokratik dhe jo parimor, në kuptimin e barazisë nacionale.

Druaj se përgjigja e pyetjes në këtë artikull, do të tingëllonte shumë si shqetësusese, dhe sikur dikujna i krijohet përshtypja se për çfarë bëhët fjalë, dhe sikur nuk duam ti shikojmë gjërat në realitet, dhe këto gjëra duhet ti lëmë në mëshirën e fatit tonë, edhe atëherë kur rreziqet na rrethojnë në forma të ndryshme, por për fat të mirë në vendin tonë ka njerëz dhe elitë politike intelektuale dhe të sinqertë, që janë të gatshëm pa një lloj interesi përsonal dhe partiak, që e mbështesin shpresën dhe të ardhmën e këtij popullit, siq është kryeministri Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe të tjerë.

Politika në Kosovë, nuk duhet të konceptohet si një lojë e thjeshtë e intrigave dhe pushtetëve, dhe vazhdon kështu pa u ndalur me një konceptim të gabuar, duke rënë në konflikt me vetëvetën, edhe nëse i referohemi Kushtetutës për çdo ditë, që të drejtojmë ndonjë kënd të akitekturës së saj, që ne, nuk na përshtatet.

Cilat pushtete u menaxhuan më mirë deri më tani në Kosovën e pas luftës, apo cilat ndër vlera, koha e tyre pretendonte se i ka udhëhequr dhe menaxhuar kundër territ të hamendësuar ndaj këtij populli?  A mos vallë krimet, korrupsioni, gënjeshtrat, shantazhet, montimet, fyerjet dhe të tjera, ndaj njëri-tjetrit, i shërbejnë këtij populli dhe vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat