Rruga e Arbërit mundëson që nga Dibra e Madhe në Tiranë të arrihet për një orë

Opinione

Rruga e Arbërit mundëson që nga Dibra e Madhe në Tiranë të arrihet për një orë

Nga: Rexhep Torte Më: 31 mars 2025 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

-Në vitin 1955 rruga Tiranë Dibër e Vogël-Peshkopi zgjaste 12 orë, ndërsa sot me përfundimin e Rrugës së Arbërit kjo rrugë mbarëkombëtare shqiptare nga Dibra Madhe dhe Dibra e Vogël-Peshkopi për në Tiranë përshkohet për vetën për një orë.

M ë 14 mars 2025, u perurua edhe hapja e tunelit të Murrizit i gjashti me radhë në Rrugën e Arbërit me gjatësi 75 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën e Vogël-Peshkopinë me Verilindjen e Shqipërisë si edhe Tiranën me Dibrën e Madhe, Gostivarin, Tetovën dhe Shkupin. Vënia në funksionim e kësaj rruge krijon mundësi të shumta për zhvillimin e Veriut të Shqipërisë nëpërmjet resurseve nënokësore e mbitokësore, si edhe zhvillimin e Dibrës së Madhe dhe pjesës verilindore të Maqedonisë Veriore, sepse tashmë këto vende relacionin Dibër e Madhe gjer në Tiranë me automjete e kalojnë brenda një ore, që don të thotë se brenda për një orë e gjysëm arrijnë edhe në Portin e Durrësit prej ku i kanë të hapura të gjitha rrugët detare dhe destinacionet e nevojshme tregtare për në mbarë botën.

Ura e Vashës në Rrugën e Arbërite e lartë 152 metra më e larta në Ballkan

Për Dibrën e Madhe që deri dje konsiderohej si zorë qore e Maqedonisë, Rruga e Arbërit paraqet mundësi për realizimin e shumë projekteve zhvillimore ekonomike dhe turistike.

Vitaliteti i i shqiptarëve në Dibër të Madhe dhe në Krahinën e Dibrës më së miri dëshmohet nëpërmjet dibranëve, që pasqyrohet përmes tre Dibrave. Dibra e Madhe që historikisht ishte kryeqendra e Krahinës së Dibrës deri në vitin 1913, kur me Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe me Konferencën e Paqes në Paris 1919/20 iu dhurua Serbisë gjenocidale që i kishte shtrirë kthetrat e saj hegjemoniste gati në tërë Shqipërinë për të daë në Detin Adriatik. Si pasojë e kësaj Dibra e Madhe padrejtësisht sot ndodhet në administrim të Maqedonisë së Veriut. E dyta:Dibra e Vogël-Peshkopia që ishte e pandarë nga Dibra e Madhe mbeti në gjirin e Shqipërisë amë. E treta, një Dibër e tërë prej 20 mijë mërgimtarësh dibranë tashmë jetojnë në SHBA.

Dibra e Madhe ka një histori të begatë të lavdishme e të dhembshme me çdo pëllëmbë tokë të larë me gjakun trimëror të burrave e grave dibrane, gjithnjë për të mbrojtur nderin, veten, fëmijët dhe pragun e shtëpisë. Dibranët janë sinonim i fjalës dhe besës, i urtësisë dhe i pushkës. Dibra e Madhe dhe tërë Krahina e Dibrës dhe pse e shkatërruar, e kafshuar, e tradhëtuar dhe e djegur shumë herë gjatë shekujve, me njerëzit e saj gjithnjë kanë gjetur mundësinë të sfidojnë e të hedhin shtat ngjashëm me lisat në pyllin e shkrumuar që rilind me dendësinë e filizave të rinj. Dibra e Madhe dhe Krahina e Dibrës me pozitën e saj gjeostrategjike, me dibranët trima të Nëntë Maleve të Dibrës, që i kanë qenë pritë e mësymjeve grabitqare serbe për ta okupuar bregdetin shqiptar, ka qenë cak i sulmeve të fuqishme e të njëpasnjëshme të Serbisë gjenocidale. Vrasjet, gjëmat dhe vuajtjet më tmerruese në Dibrën e Madhe dhe në Krahinën e Dibrës i kanë bërë serbët mizorë me tërë egërsinë e tyre.

Shfletimi i historisë tregon për gjenocidet shfarrosës të Serbisë gjakpirëse në Dibrën e Madhe dhe në Krahinën e Dibrës, duke e djegur djegur tri here dhe duke detyruar shpërnguljen e dhjetëra mijërave dibranë. Doktrina luftarake serbe ka ka qenë shkrumbuese dhe shfarrosëse. Serbët i kanë djegur shtëpitë dibrane së bashku me grate, pleqtë dhe fëmijët brenda shtëpive, serbët okupues i kanë vrarë dibranët e pafajshëm në oborret e e shtëpive, të plagosurit që kanë treguar shenja jete i kanë shpuar me bajoneta gjer në vdekje. Serbët kanë përdhunuar dhe kanë grabitur tërë pasurinë dhe gjënë e gjallë, për të mos lënë asnjë kusht për vazhdimin e jetës. Gjatë vendosjes së kufirit te Dibra e Madhe nuk u zbatua as konfiguracioni natyror dhe as vullneti politik i dibranëve.

Shkrimtarja amerikane Rous Uajder Lein në vitet e 20-ta të shekullit 20-të, në librin e saj “Majat e Shalës”, shkruan se “Qyteti i Dibrës iu muar Shqipërisë me vijën kufitare të vitit 1913, siç nxirret sythi i një patateje”. Ndërkaq, serbi Dimitrije Tucoviq në librin “Serbia dhe Shqipëria”, duke përshkruar gjendjen e krijuar në viset e aneksuara nga Serbia, thotë se “aneksimi ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufën prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin dhe shitësin nga tregu, rrethin prej qytetit dhe tërë viset malore prej qendrës së tyre ekonomike e hambarët e ushqimit…burimet e jetës u prenë”. Kufiri që vendosën serbët duke e ndarë Dibrën në dy pjesë, është kobi më i madh që ka rënë mbi Dibrën e Madhe dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për Dibrën e Madhe dhe dibranët qe një zhgënjim i madh dhe i pafalshëm. Përkundër pjesëmarrjes aktive të dibranëve në luftën kundër nazifashizmit, ajo sërish mbeti nën kthetrat serbosllave dhe jugosllave. Platforma komuniste dhe moniste për kultivimin e “bashkim-vllaznimit”, ku shqiptarët u nënshtroheshin rregullave maqedonase, ku parësore ishin flamuri dhe gjuha maqedonase, u zbatua strikt edhe në Dibër të Madhe. Secili që shprehte një mendim apo pikëpamje më ndryshe survejohej, burgosej, persekutohej, por edhe vritej. Pas Luftës së Dytë Botërore bijtë më të mirë dibranë u bënë pre e përndjekjeve, burgosjeve dhe vrasjeve më mizore të UDB-së serbo-maqedonase. Atdhetari i shquar Cen Elezi, kundërshtar i flaktë i coptimit të trojeve shqiptare, mashtrohet tinëzisht nga UDBja serbo-maqedonase dhe pas torturave çnjerëzore vdes më 9 maj 1949 në burgun famëkeq të Kalasë së Shkupit, duke shkruar me gjak fjalët “Tradhëtia ndaj atdheut nuk falet edhe sikur të bësh shumë të mira pas saj”.

Nexhat Agolli, jurist i diplomuar në Romë, me gradën zv/komandant batalioni në LNÇ, pas çlirimit emërohet zv/kryeministër dhe ministër i Asistencës Sociale në Qeverinë e parë të Maqedonisë. Insistimi i tij për hapjen e shkollave shqipe bën që UDB-ja ta burgosën dhe e vret me tortura barbare më 29 prill 1949 në burgun e Shutkës në Shkup. Komplotet dhe intrigat flliqane komuniste vazhduan edhe ndaj një morie intelektualësh tjerë dibranë. Në të gjitha burgjet e Maqedonisë e deri në Goli Otok gjendeshin dibranë. Investimet për zhvillimin ekonomik të Dibrës së Madhe gjithashtu ishin më të pakta se në vendet e tjera. Kjo situatë e vështirë ekonomike e politike bëri që mijëra dibranë të kapin rrugën e mërgimit për kafshatën e gojës. Sot dibranë ka kudo nëpër botë, por më së shumti në SHBA. Atje janë përqëndruar afër 20 mijë dibranë.

Shqipëria amë me ndërtimin e Rrugës së Arbërit ka bërë mrekullinë shekullore mbarë kombëtare shqiptare, por edhe në të mire të komunikimit më të mire të mbarë rajonit.

Maqedonia e Veriu përkundër premtimeve që Rruga e Arbërit të vazhdojë në drejtim të Mavrovës, Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit ende nuk ka arritur ta kryejë fisibilitetin e vazhdimit të kësaj rruge që do ta shkurtonte edhe më shumë udhëtimin nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri e anasjeltas. Politika armiqësoe në dy anët e kufirit i traumatizoi shqiptarët autoktonë.

Babai im nga Dibra e Madhe në vitin 1944 u martua me nënën time nga Dibra e Vogël-Peshkopia në kohën kur ebde nik ishin vendosur barierat kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe kufiri kalohej pa problem. Për shkak të tendosjes së marrëdhënieve ndërmjet ish Jugosllavisë së Josip Broz Titos dhe dhe dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës, në vitin 1948 u ndërpre tërësisht qarkullimi ndërmjet ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë duke vendosur perde e hekurt kufitare, që zgjati gjysëm shekulli dhe shkaktoi trauma të rënda psikike në familjet shqiptare në dy anët e kufirit. duke i ndarë padrejtësisht prindërit motrat e vëllezërit e një gjaku, duke shkaktuar që shumë familje shqiptare të vdesin pa e takuar dhe pa e pare njeri tjetrin. Këto tmerre, trauma dhe gjëma shpirtërore rëndonin më shumë në rastet e gëzimit, fejesave dhe martesave, kur kur e shikoje fshatin ose shtëpinë m’atanë kufiri i dëgjoje tingujt e muzikës apo daulles, e dije se në familjen e gjakut tend bëhej dasmë, ndërsa ti nuk mund të merrje pjesë në atë gëzim familjar.

Edhe më e rëndë ishte ndjenja shpirtërore kur nëpërmjet telegrameve bëhej njoftimi për vdekjen e të afërmve familjarë ose të fisit tend, e ti nuk të ishte lejuar të shkosh e ta vizitosh gjersa ishte i sëmurë e i gjallë, ose nuk mund të shkoje të marrish pjesë në varrimin e tij e as për ngushëllimet që i ka caktuar Zoti, jeta dhe respekti etik njerëzor.

Unë Shqipërinë për here të pare e vizitova në vitin 1955 në moshën dhjetë vjeçe sëbashku me nënën time, e cila pas aplikimeve disa vjeçare në Ambasadën e Shqipërisë për ta vizituar familjen e saj në Dibër të Vogël-Peshkopi, në viin 1955, kur nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd erdhi shkresa se nënës s’ime i është aprovuar kërkesa për ta vizituar familjen e saj sëbashku me mua si shoqërues në kohëzgjatje prej tre muajve. Dibra e Madhe që gjendet në Maqedoni dhe Dibra vogël-Peshkopia janë larg njëra tjetrës 20 kilometra, por asokohe për të hy nga Maqedonia në Shqipëri funksiononte veëm vendkalimi kufitar Qafë Thanë te Struga. Ishte një ditë e fundmuajit tetor kur u nisëm nga Dibra e Madhe për në Strugë dhe nga Struga për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Udhëtimi nga Struga për në kufi asokohe kryhej me qere me kuaj dhe baba im na gjeti një qiragji I cili na dërgoi deri te vendkalimi kufitar. Pasi i kryem formalitetet kufitare në doganat në dy anët e kufirit te dogana e Shqipërisë kishte ardhur për të na pritur daja Refik Bardulla-vëllai i vogël i nënës, i cili kishte bërrë një udhëtim të gjatë rreth e qark nga Dibra e Vogël-Peshkopia deri në Qafë Thanë. Pasi u përshëndetëm plot mallëzim, pritëm një kohë të gjatë gjersa erdhi një kamion kalimtar i rastit dhe shoferi na pranoi duke na lejuar të hipim në pjesën e sipërme të kamionit me të cilin udhëtuam gjer në qytein Pgradec. Gjatë udhëtimit filloi të bjerë një shi i imët i cili na lagu sepse kamioni nuk kishte ceradë, dhe ndjenim edhe të ftohtin nga era që fryente, por kurreshtja dhe gëzimi se do të takonim familjen e nënës dhe farefisin na bënte që të mos e ndjejmë as shiun dhe as të ftohtin. Atë mbrëmje fjetëm në një hotel në Pogradecc dhe të nesërmen u nisëm për në Tiranë. Nga Tirana për në Diber të Vogël-Peshkopi u niëm me nja autobus që e quanin sata e që ishte prodhim çekosllovak. Udhëtimi nga Tirana gjer në Dinër të Vogël-Peshkopi asokohe për shkak edhe të rrugëve të ndërtuara dobët zgjaste plot 12 orë, dhe në Dibër të Vogël-Peshkopi aritëm diku në mbrëmje vonë. Nga një kodër që ishte karshi shtëpisë të dajollarëve ë mij autobusi filloi të zbret për në stacionin e autobusëve ku kishin dalur të na presin tërë familjet e dy dajollarëve të mij Refik dhe Izet Bardulla, por edhe shumë të afërm nga fisi Bardulla që është goxha i madh. Me sa më kujtohet asokohe në Shqipëri flitej për të ashtuquajtura zbore ku bëheshin stërvitje ushtarake dhe për punën intensive nëpër kooperativat bujqësore. Daja Izet Bardulla dhe bashkëshortja e tij Nadirja i kishin fëmijët Përparimin, Flamurin, Flutrën, Vjollcën dhe Fitoren, ndërsa Daja Reik Bardulla me bashkëshorten Zelihnë i I kishin kishin fëmijët Bardhylin dhe Perihanin.

Në Shqipëri asokohe e vetmja gjë që ishte për lëvdatë ishte cilësia e lartë e arsimit që nga shkollat fillore gjer në atë universitar, si edhe organizimi i ahtiviteteve jashtë shkollore kulturore e sportive dhe i vallëzimeve në të gjithë Shqipërinë në fshatra e qytete. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ne e vizituam edhe tezn time Hazbijen në Durrës e martuar për Abdyl Hoxhën m prejardhje nga fshati Duf i Gotivarit, të cilët kishin fëmijët e tyre Aishen, Bujarin, Bukuroshen dhe Kujtimin, në Durrës për here ë pare e pashë bregdetin dhe dallgët e tij vjshtore. Nga jashtë e pashë edhe pallatin e Mbretit Zog ngritur mbi një kodër. Në Tiranë e vizituam tezen Adije e cila ishte e martuar për Rustem Beun, në shtëpinë e të cilëve pushteti i atëhershëm komunist kishte vendosur dy familje tjera si masë kundër bejlerëve. Pas tre muajve nëna ime dhe unë u kthyem në Dibër të Madhe pas vizitave, takimeve dhe gostive te familja e nënës dhe te farefisi i gjerë i saj në Dibër të Vogël-Peshkopi, Tiranë dhe Durrës.

Kjo qe vizita e fundit e nënës s’ime, sepse sepse më vonë edhe pas aedhjes së demokracisë e hapjes edhe të venkalimi kufitar të Bllatës te Dibra e Madhe edhe nënës s’ime iu rëndua gjendja shëndetësore dhe nuk pati mundësi të merr pjesë as në vdekjen e nënës së saj Gjyldanes, dhe as në ceremonitë e vdekjeve të vëllezërve dhe motrës së saj. Ndërkaq në të njejtën kohë as nga familja e nënës s’ime nuk pati fatin të vijnë dhe ta vizitojnë familjen tone në Dibër të Madhe. Ardhja e demokracisë dhe e prularizmit në Shqipëri dhe në Maqedoni, e ka liberalizuar lëvizjen e lire në dy anët e kufitit e tani ne nipërit dhe mbesat që jemi gjallë komunikojmë me vizitat e ndërjella, por gjithmonë me brengën në shpirt pse prindërit tanë nuk e paten fatin përta shijuar dhe përjetuar jetën vëllazërore e fisnore bashkërisht.

Sistemet moniste në Shqipëri, ish Jugosllavi dhe Maqedoni do të mbahen mend për jetë të jetëve për padrejtësitë që ia bënë kombit shqiptar në dy anët e kufirit, e para, me lënien e padrejtë të territoreve dhe popullit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë amë, dhe e dyta, me moslejimin e vizitave të ndërsjella në dy anët e kufirit. Edhe sot më dridhet shpirti kur më kujtohen ofshamat e nënës s’ime që i dilnin nga thellësia e shpirtit të përmallulur, sa që na dukej se dridheshin edhetrarët e shtëpisë. Qofshin të mallkuar duke u djegur në flakët e Xhehenemit të gjithë ata funksionarë në Shqipëri, ish Jugosllavi-Maqedoni që e vendosën padrejtësisht perden e hekurt të kufirit që e ndau kombin shqiptar në dy anët e kufirit, perde e hekurt që na e nxiu jetën ne shqiptarëve.

Qofshimn të mallkuar duke u djegshin në flakët e Xhehenemit të gjithë ata udhëheqs shqiptarë kudo qofshin, të cilët për intresat e tyre meskine u vunë në shërbim të interesave serbe, greke, maqedonase dhe malazeze në dëm të kombit fisnik e paqedashës shqiptar, i cili kurrë nuk e ka okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, por jeton në tojet e veta autoktone stërgjyshërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat