Por ju, të kapluar nga inatet personale,sjelljet kapricioze dhe egot tuaja të sëmura,po e tradhtoni popullin.Jo, për herë të parë,por këtë herë në një moment kyc për të ardhmen e vendit.
Me gjithë respektin për të gjitha partitë e komuniteteve dhe të drejtën e secilit deputet vec e vec, keni lejuar që pushteti të varet nga interesa të ngushta,madje shpesh kundër interesit të shtetit.
Po,të gjitha të drejtat për minoritete,por JO kërkesa për ndarje etnike përmes komunave të reja,që i shërbejnë vetëm agjendave të huaja e destruktive!
Nuk është normale që një shtet të bllokohet për të kënaqur teke politike të individëve apo grupeve që s`kanë kontribut real për stabilitetin e Kosovës.
Pozitë dhe opozitë,ju ka verbuar lufta për pushtet.Po c`vlerë ka pushteti,kur shteti është i dobët?
A keni ndonjë ide për c`farë doni të udhëheqni, apo thjesht doni të ngjiteni në karrige,ndërsa vendi rrokulliset.
Zgjohuni, sa nuk është vonë!Populli ju vëzhgon dhe gjykimi do të vijë-jo nesër,por shumë shpejt. Dhe nuk do të ketë ujë që ju lan nga turpi i këtij mashtrimi të madh që po ia bëni Kosovës!
Kur keni mundur të bëni koalicion me Listën Serbe -partinë që as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është vegël e Beogradit-si është mundur që nuk mund të uleni në një tryezë me Vetëvendosjen,një parti shqiptare,sado që mund të keni dallime politike me të?
A është më lehtë te negociohet me ata që punojnë haptas kundër shtetit,sesa me ata që ju kritikojnë për gabimet tuaja?Apo thjeshtë egoja dhe inatet personale janë bërë më të mëdha se interesi kombëtar?
Ky nuk është as racionalitet politik,e as llogari strategjike.Ky është thjeshtë ego,inat dhe frikë,frikë nga rënia e ndikimit personal,frikë nga humbja e privilegjeve frikë nga përballja me të vërtetën e brendshme.
Kjo nuk është politikë-është papërgjegjësi.Është humbje e plotë e kompasit moral dhe strategjik.
Ju nuk po zgjidhni aleatë në bazë të programit,vizionit apo interesit të Kosovës,por në bazë të mllefit dhe frikës se mos ua marrin votat,lavdinë apo "kreshtën"
Sovrani nuk është budalla.Populli sheh gjithcka.Ju pret në udhëkryq me vetëm dy rrugë para: ose do tì shërbeni këtij vendi bashkë,me të gjithë ata që e duan këtë shtet edhe kur ju kritikojnë ose do t`ì nënshtroheni turpit të historisë për aleanca që as vetë nuk mund ti shpjegoni dot pa u skuqur.