Dy herë e ndoshta edhe më shumë dështon konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilin më herët as në ëndërr nuk e kishim parë një të tillë, që të japim konsultimet tona dhe të vendosim ligje dhe të vendosim njerëzit t’anë si deputet dhe në krye të këtij Kuvendi.
Ku na qojnë këto veprime, të cilat i shohim dhe i praktikojmë para opinionit tonë dhe më gjerë, duke i hedhur dhe refuzuar obligimet procedurale për të bërë betimin e deputetit dhe pastaj me procedurat tjera për të vazhduar konstituimin e Kuvendit.
Dhe zvarritja apo bllokimi i një procedure të tillë obligative, që po e praktikon sot opozita aktuale me PDK, LDK, dhe AAK, të cilëve i bashkohet edhe Lista serbe, përshkak të inatëve primitive ndaj partisë fituese të zgjedhjeve të fundit LVV, por edhe ndaj vetë përsonalitetit të këtij subjekti z.Albin Kurti, do të ishte më shumë se dështim i vetëvetës dhe shkatërrim i një shoqërie njerëzore, duke sjell në mënyrë fatale një mesazh të tillë, duke ditur se jemi të një gjaku të përbashkët, që na lidh çdo gjë me gjënezën tonë të një trungu.
Askush nuk mund ti shërojë plagët tona, se sa na vetë ti shërojmë ato, sepse ato kanë ndodhur përpara se ne ti kuptojmë, por ato plagë vazhdojnë të qëndrojnë në mes nesh, kur ne nuk jemi në gjendje dhe nuk dimë të jetojmë në një eksperiencë të plotë, që na ka dhënë mësim dhe praktikë gjatë gjithë jetës.
Prandaj, pse shoqëria e jonë kosovare të preukupohet për të ardhmën e saj, me një vullnet dhe sinqeritet do t’a zbulonte të ardhmën e vet të lumtur dhe pa brenga, nëse vetë do heqim «egot» përsonale dhe urrejtjet ndërpartiake, të cilat po na qojnë në një humnerë të thellë, duke e shkatërruar dhe izoluar vetëvetën.
Dhe si Kosovë, jemi ende në një të kaluar të hidhur, por jemi edhe në një të ardhme të ndritur, të cilën do ta kemi në duart tona, dhe askush nuk mund ta bëjë këtë relitet përveç nesh, të cilët jemi fryt i kësaj shoqërie të mirë apo të keqe, që vetë e kemi penelin dhe ngjyrat, që të pikturojmë parajsën apo ferrin për vetëvetën.
Kjo kulturë e shoqërisë tonë analizon gjithçka, dhe nëse dikush thotë se jemi një popull më i vjetër dhe kemi një kulturë të lashtë me mbresa të thjeshta por edhe të shkëlqyera, edhe pse disa të tjerë janë konfuz dhe të shqetësuar, por si e tillë kjo kulturë ka sjellë një histori të bujshme dhe të vlershme, të cilën ne vetë nuk duhet ta nënçmojmë dhe nënvlerësojmë.
Nëse thëmi se, diçka vjen edhe spontanisht, duke përshkuar një mekanizëm të çudishëm në mes nesh, dhe nuk arrinë ajo që dëshirojmë, por është ajo që ne pretendojmë, në këtë mënyrë nuk mund të ndryshojmë dhe përmirësojmë atë që ne e quajmë progres, dhe nuk mund ta gjejmë vetëvetën për asgjë, nëse nuk mund ta zgjedhim ekuacionin e faljes dhe ndjesës ndaj njëri-tjetrit, në rend të parë si shqiptarë, dhe të një lisi dhe trungu të përbashkët.
Dhe ajo që duhet ta zgjedhim si popull dhe shtet i Republikës së Kosovës, nëse duhet ta zgjedhim jetën, të zgjedhim të tanishmën dhe t’a jetojmë të sotmën, sepse kjo ka vlerë, sepse këto antivlera, që ia etiketojmë njëri-tjetrit janë armatime të çmendura, që duhet ti heqim nga përdorimi.