Faleminderit z.Colin Allred, faleminderit Kongresit Amerikan!

Opinione

Faleminderit z.Colin Allred, faleminderit Kongresit Amerikan!

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 18 prill 2025 Në ora: 15:08
Colin Allred

Kongresi Amerikan, për herë të parë votoi Rezolutën, për dënimin e krimeve dhe gjenocidit të okupatorëve serb, gjatë luftës në Kosovë!

Rezoluta më e re e miratuar në Kongresin Amerikan, është sukses i angazhimit vetmohues të z. Vasfije Krasniçi-Goodman dhe kontributit të kongresistit republikan Colin Allred, si dhe akt që dëshmon se zonja Vasfije Krasniqi, vërtetë ishte ajo e cila edhe në kohën kur ish politikan të shantazhuar e të dehumanizuar partiak e shtetëror dhe argati i tyre, si spiuni i Ivica Stanishiqit Baton Haxhiu, pa i pyetur fare viktimat e mbijetuara të krimit e të gjenocidit të pashembullt serb, as familjarët e të vrarëve e të plagosurve dhe të kidnapuarve shqiptar, trupat e mbi 6320 prej të cilëve edhe 26 vite paslufte mbahen peng nga krimineli Vuçiq në Serbi, kërkonin publikisht faljen dhe harrimin e të gjitha krimeve dhe veprave më të rënda gjenocidiale të Serbisë okupatore në Kosovë, ajo vazhdoi luftën pothuajse e vetme, duke arritur deri te votimi i një Rezolute, nga vet Kongresi Amerikan, për vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin me ligj të kriminelëve okupator serb, për krimet e përgjakshme e gjenocidin makaber, të kryera në Kosovë.

Dhe siç po dëshmohet me fakte autentike edhe sot, zonja Vasfije Krasniqi, luftonte pothuajse e vetme, me mish e me shpirt, dhe tregonte para gjithë botës se, ajo nuk ka jetuar thjeshtë, vetëm sa për të rrëfyer, por përkundër të gjitha vuajtjeve e vështirësive, dhe pengesave të vazhdueshme nga politikanët e shantazhuar vendor, ka mbijetuar e bërë aq e fortë sa edhe për të iniciuar Rezoluta deri në Kongresin Amerikan, për dënimin e krimit e të gjenocidit të organizuar shtetëror të Serbisë fashiste dhe ndëshkimin e kriminelëve të pandëshkuar pushtues serb, tash e mbi një çerek shekulli, nga askush.

Për krimet dhe gjenocidin e të gjitha formave dhe mënyrave më barbare, të kryera, gjatë viteve të luftës, nga okupatorët e paskrupullt serb, në Kosovë, edhe në çastet e Ditës Kombëtare për të Mbijetuarit e Dhunës gjenocidiale serbe në vendin tonë,  që nga ajo kohë, kjo datë është kthyer në një nga pjesët më të dhimbshme të historisë tonë më të re, dhe na obligon moralisht, kombëtarisht dhe si shtet e shoqëri, për ta falënderuar pafundësisht shtetin tonë më të madh mik në botë-SHBA-të, si dhe për tu shprehur mirënjohjen tonë më të thellë dhe të veçantë edhe njerëzore të gjithë ligjvënësve amerikanë, të cilët përfundimisht thyen heshtjen gati tri-dekadëshe të mosndëshkimit dhe kërkuan zyrtarisht drejtësi për viktimat shqiptare të krimit dhe gjenocidit shtetëror të Serbisë okupatore në Kosovë.

Akt të cilin e inicioi dhe arriti ta zyrtarizojë edhe në Kongresin Amerikan, zonja Vasfije Krasniqi, që atëbotë ishte vetëm 16 vjeçare kur përjetoi tmerret e dhunës gjenocidale të Serbisë okupatore, kundër popullit të pambrojtur të Kosovës, prej kur jeta e saj dhe gjithë të mbijetuarve tjerë, femra dhe meshkuj, ka ndryshuar përgjithmonë dhe përveç viktimave të luftës, sot e atëherë, vijon të na godas fort të gjithë neve si popull, shoqëri dhe shtet, me pandëshkueshmërin e krimeve të rënda gjenocidiale serbe, të kryera nga Serbia në Kosovë,por të pandëshkuara kurrë deri më tani, sikur mos të kishte shtet, ligje as drejtësi fare në këtë vend!

Miratimi zyrtar dhe dalja e Kongresistëve Amerikan me projektrezolutë të veçantë për dënimin e krimeve serbe të luftës në Kosovë, veçanërisht të të mbijetuarave të dhunimit dhe krimeve të organizuara shtetërore seksuale të policisë dhe ushtrisë okupatore serbe, ndaj viktima të mbijetuara të dhunës, gjenocidit dhe krimeve barbare serbe, si Vasfije Krasniqit dhe femrave tjera shqiptare, gjatë viteve të luftës në Kosovë, megjithëse nuk është meritë e politikës, as shtetit të Kosovës, por heroizëm individual i vet viktimave të mbijetuara të dhunës gjenocidiale serbe, si Vasfije Krasniqi, është një akt i madh historik dhe hap i fuqishëm ndërkombëtar përpara, për ndëshkueshmërinë e krimeve dhe vendosjen e drejtësisë, kundër një shteti kriminel e gjenocidial se Serbia fashiste!

Një formë e zyrtarizuar përmes të cilës, për herë të parë, bëhet thirrje me një dokument të votuar në mënyrë unanime nga vet Kongresi Amerikan, përmes të cilit me porojektrezolutë të veçantë, kërkohet vendosja e drejtësisë, për të mbijetuarat e krimeve seksuale, nga ushtarët dhe policët kriminel, të pandëshkuar asnjëherë, sot e atëherë, të okupatorit serb në Kosovë.

Në fakt, dokumenti i njohur si Rezoluta 36,duke ju falënderuar të mbijetuarës së dhunës monstruoze gjenocidiale serbe, tanimë edhe me shtetësi amerikane zonjës Vasfije Krasniqi - Goodman,  u rifut serish në fund të muajit prill të vitit 2023,në Kongres, nga kongresisti amerikan,  republikani Colin Allred dhe tanimë edhe me propozim-rezolutë zyrtare, nga vet Kongresi Amerikan, i bëhet thirrje administratës së SHBA-ve, për ti dhënë fund mosndëshkimit të krimeve të pandëshkuara të luftës, nga kriminelët serb, gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe krahas rastit të zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, drejtësi kërkohet edhe për të mbijetuarat tjera të dhunës seksuale, me bazë gjinore- gjegjësisht femrave dhe burrave viktima shqiptare të këtij krimi gjenocidial serb, që të ngritet si çështje e veçantë për drejtësi në angazhimet e ardhshme bilaterale të SHBA-ve me qeverinë kriminale të Serbisë fashiste, për llogaridhënie nga Serbia dhe dënimin e kriminelëve serb të krimeve të luftës të kryera kundër grave dhe të rinjve (edhe burra) të pambrojtur shqiptar, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Faleminderit edhe njëherë shumë, kongresistit republikan Colin Allred, kolegëve të tij kongresistë, Kongresit dhe Shtetit Amerikan, si kupola e Drejtësisë, shembull i respektimit të Ligjit dhe Demokracisë në botë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat