Thirrje publike për Deputetët e Republikës së Dardanisë: Ora e ligë e historisë, përseri po na troket

Opinione

Thirrje publike për Deputetët e Republikës së Dardanisë: Ora e ligë e historisë, përseri po na troket

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 20 prill 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Deputetë të nderuar, të sapozgjedhur me besimin e popullit, vetëdijësohuni në momentet e rrezikshme historike, kur varët fati i vendit, i popullit dhe i ardhmërisë, të cilën e kemi në duart tona si kurrë me parë.

Do t’iu lutesha që të gjithë ata që rrjedhin nga familjet patriotike e atdhetare, diskutoni me familiarët e juaj ndërsa, në një moment, vëreni gishtin në kokë dhe, kthehuni përpak prapa nga gjenocidi i përjetuar nga hordhitë kriminalo - fashiste dhe shikoni vizitat nëpër varrezat masive gjithandej Dardanisë, e pastaj, jepni votën për partinë shqiptare e cila, ia hoqi nga dora Serbisë, mbajtjën nën kontroll të pjesës më vitale dhe pasurisë mbi 500 miliard dollarësh sipas hulumtimeve dhe studimeve ndërkombëtare.

Të nderuar Deputetë, më besnoni se, askush nuk do t’iu kualifikoj “si tradhtarë”, nese “tradhtoni” partinë në interes të shtetit dhe kombit. Qeveria në detyrë, do të luftojë me të gjithë forcën sikur deri me tani që, mos ta lejojë kancerin në trupin e shtetit por edhe të kombit, Asociacionin sipas kërkesave të Serbisë e cila, hapin tjetër, e ka drejt aneksimit me forcë. Investimet mbi 390 milion e parashikohet edhe një miliardë për FSK-në- Ushtrinë e Republikës së Dardanisë, e kanë vënë në siklet Serbinë duke ia prishur planet edhe të Rusisë në bisedimet rreth ndërprerjes së luftës okupuese ndaj Ukrsinës. Aleanca Ballkanike udhtarake, Kroaci, Dardani e Shqipëri, në pritje të ndonjë aleati tjetër, e ka sjellë Serbinë në pat pozicion e cila duhet të mendoj mirë nëse i shkon mendja për ndonjë avanturë.

Krerët partiakë, që të gjithë luftojnë për pushtet që në demokraci kjo është krejt normale. Por, ju, si të zgjedhurit e popullit anipse me përkatësi të ndryshme partiake, në këto momente kritike për vendin, duhet të dilni mbi këto interesa meskine të liderëve të opozitës. Për juve më në moshë, e dini se, ish pushtetet alias opozita e sotme, çka i kanë sjellë këtijë vendi: asociacionin, korrigjimin-ndarjen e pjesës veriore (takimi i Thaçit me Vuçiqin rreth kësajë teme në prezencën e perfaqësuesit lloven i cili u shokue kur Thaçi deklaroi se jam i pajtimit), për t’ia tërhequr vërejtjen Vuçiqi që mos t’i thotë të gjitha. Këtu mendohej në ato 17 fshatra, “dhuratë e Rankoviqit”. Kësaj ideje, i qendron pranë edhe nenkryetari i LDK-së Lutfi Haziri pa kurfar hezitimi.

Votimi me vullnet bile edhe me presion nga ish udheheqësit shtetërorë, parlamentarë, e partiakë rreth kësajë Gjykatë raciste Speciale vetem ndaj shqiptarëve, të cilët, nën sloganin se kush nuk e voton këtë gjykatë, nuk ia do të mirën këtijë vendi, doli shokante, përderisa fatkeqësisht ata akuzohen për veprimtari të përbashkët kriminale, për çka po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, edhe pse Deputetet e VV-së të asaj kohe rezistuan me mjete të tejkaluara duke ua tërhequr vërejtjen për pasojat të cilat po i ndjejme tani me pasoja të rënda, por, që nuk u tërhiqeshin nga kjo ide sepse kishin marr obligime që kjo patjetër të realizohej, duke shpresuar se nuk do të përfshihen në këtë gjykim. Gabim fatal për ta dhe për vendin.

Serbia, gjithmonë përmes bashkëpunëtorëve dhe mercenarëve të saj, me sukses ia ka arritur që përmes forcës dhe njerzve të luhatshem, t’i realizojë qëllimet e veta.

Për një Qeveri shqiptare

Une dua t’ua përkujtojë dhe alarmojë se, në këto momente ka pasur edhe të atillë të cilët me votën e tyre ia kan mundësue Serbisë që në vitin 1989 ta suprimojë Autonominë e vitit 1974 që konsiderohej si një avancim më i lartë i autonomisë krahasuar me vitet e para Amandamenteve Kushtetuese sepse, Autonomia i mori të gjitha atributet e shtetit si republikat tjera, me një dallim ku mongonte klauzola: Vetëvendosje deri në shkëputje sikur republikave tjera të ish - Jugosllavisë.

Anipse me forcë dhe tanke, ia arriti atij qellimi përmes individëve, me ngritje dore, emrat e të cilëvë kanë hyrë në listën e zezë të historisë që nuk besoj se ju pajtoheni ta përjetoni një fat me një damkë të tillë.

Tani, jo me forcë por “me vullnet” nën presionin e udheheqësve opozitarë partiakë të cilët me vetëdije të plotë, angazhohen jo për shtet por për pushtet, dhe atë me ndihmën e partisë terroriste, Listës serbe.

Në vitin 1989 isha drejtor në Kombinatin “Ramiz Sadiku” me mbi 7000 punëtor kur u instalua udhëheqja e dhunshme, na u është kushtëzuar që për të mbetur në vendet e punës duhet të nenshkruhet formulari ku thuhej: “me vullnetin personal, e njoh Republikën e Serbisë për shtet timin legjitim”. Unë si drejtor e refuzova e pastaj edhe të gjithë punëtorët shqiptarë.

Të parin më larguan nga puna, me një arsyetim qesharak si “tepricë teknologjike” e pastaj të gjithë punëtorët shqiptarë përpos atyre, serbë, turqë, e disa komuniteteve tjera.

Sot, nuk e kemi Serbinë me tanke mbi kokë sepse, ish pushteti i dëboi me metoda demokratike, ligjore e kushtetuese, duke ua ndërprerë rebelimin të cilët, iu kundërvunë forcave të KFOR-it, policëve, gazetarëve etj. por duke e luftuar krimin, korrupsionin, kontrabandën dhe trafikimet e llojeve të ndryshme. Sepse, ajo pjesë e Republikës ishte një oazë si ajo e “Robinson Krusos” e pa shkelur, ku askush nuk guxonte ta kontrollonte.

Grupet kriminale me në krye Radoçiqin, nënkryetarin e partisë kriminale Lista serbe, i bënin ligjet e veta, bllokonin rrugë e objekte infrastrukturore, pse jo kur ish pushtetet bashkpunonin ngusht me të.

Opozita e sotme, kanë bashkëpunuar me grupet kriminale përmes bizneseve të përbashkëta duke iu mundësuar edhe pjesëmarrjën në ndërtimin e Rrugës së Kombit siç ishte rasti me kompaninë “Rad” e Millan Radoiçiqit me ortakët shqiptarë.

Opozita, e varur nga votat e Listës serbe për ta bërë qeverinë siç kishin vepruar më parë e cila, me pëlqimin e Vuçiqit por me kushte të cilat ai i vendoste, ua dha vizën që ta votojnë kryeministrin pas 8-të orëve pritje të Parlamentit me kusht që, t’iu jepet posti i zv. kryeministrit i cili u mirëprit dhe iu dëshirua mirëseardhje.

Në KQZ, kur u tentua ta bllokojnë këtë parti terroriste që mos të certifikohet, përfaqësuesit e VV-së në komision duke votuar kundër, mbetën të vetem ndërsa partitë opozitare, votuan pro. Gjatë kësaj odisejade të këtyre ditëve në tentativë të konstituimit të organeve, partitë opozitare publikisht pa pikë turpi deklarojnë se, assesi nuk pranojnë kurrfarë koalicion me partinë e parë shqiptare VV-në, ndërsa, me Listen serbe nuk kanë kurfar pengesash. Z.Haradinaj deklaron se, është në nderin e tij të mdihmojë një qeveri të opozitës duke shpresuar që Lista serbe të reflektojë për ta bërë qeverinë nga opozita, ama, assesi me VV-në dhe Kurtin kryeminister.

Shtrohet pyetja, sa tragjike është kjo sjellje kur, një qeveri e cila për herë të parë në historinë e Republikës së Dardanisë, e mbaroi mandatin e plotë katërvjeçar, dikush të del hapur kundër një partie shqiptare në favor të asaj kriminale e armiqësore e cila, as nuk e njef, respekton shtetin ku jeton. Përkundër, a mund të harrohen aktet terroriste në Banjë dhe ajo në kanalin Ibër Lepenc, me qellim që gjysma e popullatës së Dardanisë të mbesin pa ujë dhe rryme.

Deputetë të nderuar të Legjislaturës së 9-të, a doni të hyni në historinë tonë më të re si atdhetarë apo, do të rreshtoheni në krah të armikut tonë shekullor, Serbisë.

Mendoni, në gjakun e derdhur të të gjitha moshave dhe gjinive, prandaj, arsyetoni besimin e popullit i cili, përpos luftës, na bëri krenar edhe me daljën në zgjedhjet nacionale, shembull për Ballkanin dhe Evropën.

Po ia jepi të drejten vetes t’iu drejtohem në mënyrën me të sinqertë si mërgimtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lobuar për vendin tim Dardaninë për mbi 34 vite që nga 48 vjeçar kur kam shkelur në këtë vend, mik e shpetintar pa ndihmen e të cilit, nuk do ta arrinin, as lirinë, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik, prosperitetin diplomatik e politik.

Iu lus që të hënën më 21 prill të reflektoni me sinqeritetin, përgjegjësinë, dhe gatishmerinë, që t’i dilni zot atdheut. Kësiheri, më lehtë, jo me pushkë por me votën për një Qeveri shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat