Në lojën e dogërxhikut, kur kokrrat bijnë në atë masë sa nuk mund të lëvizet mjaftueshëm, por vetëm sa për të lëvizur andej e këndej të të dy kundërshtarëve, quhet nëntë me nëntë (9:9). Pra, se kokrrat kanë rënë aso fare, sa tani, cili do që të lëvizë diku tjetër, loja do të shpërthejë dhe ai që hap rrugë, pothuaj se e pëson.
E njëjta gjë po ndodh me votimin e kryetares së Kuvdenit të Kosovës, sot e gjashta herë.
Për dallim nga dogërxhiku, këtu nuk ka një lloj humbjeje, sepse duhet të ndihmohet pala që ka shumicën e të ecet përpara.
Madje, koha çfare ka ardhur, opozita do duhej çelur rrugë sepse janë disa procese që duhet të kalohen dhe kurrë askush nuk e di se si do të kalohet. Kështu që, nëse nisemi nga kjo, do duhej ta lutnin njëra-tjetrën për t’i dhënë me kuvend e me qeveri, vetëm që të mos jetë aty.
Lojërat kanë ndryshuar me ardhjene Trampit në rregullimin botëror e aq më shumë tek ne, sa që nuk ka mbetur për të qenë në qeveri sepse do të jetë vështirë. Shumë problematike do të jenë rregullimet (nëse do të rregullohen) me Serbinë. Kurrë nuk i dihet Trampit se çfarë ideje ka në raportet Kosovë – Serbi!
Dhe, këtu është problematika, me sa e shoh unë, për cilindo që vie në qeveri, qoftë Albin Kurti, qoftë opozita, siç po quhet.
Me Kurtin, megjithatë, kështu si është, nuk ka ndonjë arsye që veriu i Kosovës të ndahet, sepse tani me sa duket është nën juridiksionin e Kosovës. Por, me ardhjen e opozitës në qeveri, ka gjasa të lëshohet pe, dhe në veri do të hyjnë sërish grupet kriminale serbe, për çka do të ishte vështirë të mbahet ai.
Ne kemi këtu KFOR-in në kuadrin e NATO-s, por çka nëse nuk reagojnë sikur në majin e vitit 2023, kur grupet krimnale serbe plagosën 93 ushtarë të KFOR-it? Serbët si nuhatës të mirë të lojërave ndaj ndërkombëtarëve, do provokojnë KFOR-in. Dhe, nëse KFOR-i nuk do të jetë në gjendje të mbrojë as veten, atëhere këtë do e shfrytëzojnë serbët dhe do të përpiqen të hyjnë në veriun e Kosovës dhe do ta shpallin se ia kanë bashkangjitur Serbisë.
Për të mos ndodhur kjo, duhet të jenë shumë syçelë policia e Kosovës, bashkë me KFOR-n që të mos lejohen trupat serbe, çfarëdo qofshin ato, të hyjnë në territorin e Kosovës.
Shih për kët dhe për shumë që nuk është thënë, partitë politike të Kosovës do duhej të mendojnë më shumë për shtetin e Kosovës dhe të formojnë qeverinë sa më shpejt.
Kam besimin se veriu i Kosovës nuk do të ketë fatin e Krimesë së Ukrainës, mbasi nuk është i pushtuar nga Serbia. Përndryshe, po të ishte i pushtuar, Trampi po i jep krahun të fortit.
Dhe, edhe Kosova në raport me Serbinë, për momentin janë sikur kokrrat e dogërxhikut: nëntë me nëntë (9:9). Thuhet kështu se të dy kundërshtarët i kanë nga nëntë kokrra. Serbia kërkon territor nga Kosova, për këtë ajo thotë se duhet të bëjë lëshime. Por, nuk ka nevojë për lëshime nga asnjëra palë, secila është në shtetin e vet: Kosova ka territorin e vet, Serbia ka territoin e vet. Secila të qëndrojë në tokën e vet dhe kështu do mund të krijohen marrëdhënie të mira mes tyre dhe ai normalizimi i kërkuar kaherë edhe nga Bashkimi Europian e SHBA.