Kudusi Lama dhe të pavërtetat e tij ndaj Tahir Zemajt

Opinione

Kudusi Lama dhe të pavërtetat e tij ndaj Tahir Zemajt

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 prill 2025 Në ora: 17:02
Faton Mehmeti

Nuk është hera e parë që Kudusi Lama mundohet të hedh njolla të zeza mbi kolonel Tahir Zemaj dhe të gjithë ata që ishin në vijën institucionaliste të kryesuar nga presidenti Rugova.

Sipas tij, Tahir Zemaj ka ikur nga rrafshi i Dukagjinit, pra thotë se nuk e ka përzënë askush, Kudusi Lama thotë se nuk e ka takuar kurrë Tahir Zemajn.

“Kush ka dasht me shku në front, ka shku, nuk i ka pengu kerkush…Tahir Zemaj ka ikur nga rrafshi i Dukagjinit, nuk e ka përzënë njeri. Nuk e kam takuar kurrë Tahir Zemaj.  Nuk ka qenë prezent në luftën e Koshares, nuk ishte aty”, tha ai.

Pas kësaj deklarate me të drejtë ka reaguar nipi i kolonel Zemajt, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Amend Zemaj, duke thënë se Lama ka deformuar të vërtetën e luftës. Sipas tij Lama i ka shërbyer vetëm interesave të tij e një grupi pas luftës, që Zemaj thotë se kanë përvetësuar të vërtetën e saj lufte.

Reagim ndaj Lames pati edhe bashkëveprimtari dhe bashkëpunëtori i ngushtë njëherit kryeshef shtabi i ZORRD dhe ish zëvendësi i kolonel, Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja, i cili mohon pretendimet e Kudusi Lame duke argumentuar me fakte se ushtarët përgatiteshin për fron nga vet z.Ramabaja duke përmend dy nga dëshmorët më të dalluar: Izet Beqiraj dhe Ali Ivaja, të cilët ishin dërguar nga qendra stërvitore e repartit në Kolsh.

Mjafton vetëm këto dy reagime të njerëzve të afërt të kolonelit Zemaj për të rrënuar të pavërtetën e Kudusi Lames, shto këtu faktin se për Tahir Zemaj ka shumë dëshmi dhe fakte për trimërinë e tij në luftë.

Derisa kolonel Zemaj luftonte, Kudusi Lame rrinte në Rogner me komandantët e vetëshpallur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat