Do të ishte një lajm i mirë për qytetarët e Leposaviqit, me hapjen e zyrës së re të Postës në këtë qytet, e cila më herët kishte operuar e pa licencuar, duke punuar përmes ligjeve të Serbisë, dhe tani e tutje do të shërbejë dhe funksionoj për qytetarët e këtij vendi sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Hapjen e kësaj zyre postare e viziton edhe kryeministri Kurti, në detyrë bashkë me bashkëpunëtorët vet ministra dhe të tjerë, me çrast reagoi keq Lista serbe, e cila vizitën e Kurtit, e quan si provokim, dhe sipas tyre, kjo vizitë e Kurtit, do të ishte vizita e fundit sipas kësaj liste serbe.
Kush është Lista serbe, që mund ta pengoj kryeministrin KURTI, që të bëjë vizitë në vendin e vet, kjo Listë serbe nuk është kurgjë më shumë se një grup i qytetarëve serb të rrebeluar dhe shërbëtor të Aleksandër Vuçiqit, për fat të keq, është dëm që e përfaqësojnë Parlamentin e Kosovës, në mesin e tyre ka edhe bashkëpunëtor të kriminelit Milan Radoiçiq.
Në Kosovë, vepruan me dhjetra grupe dhe organizata kriminale serbe si para lufte edhe mbas luftës së fundit në këtë vend, të cilat i organizon shteti i Serbisë, që i derigjon Vuçiqi me Kishën Ortodokse serbe, të cilat janë në akordim të përhershëm me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Beogradit.
Si organizatë kriminale që veproi në Kosovën e para luftës dhe gjatë saj ishte ajo e «tigrave» të Arkanit, e cila ka kryer krime makabre dhe çnjerëzore ndaj shqiptarëve në vendin tonë, mirëpo udhëheqësin e «tigrave» e likuidoi vetë Millosheviqi, para se Arkani ta likuidonte atë për pushtet, që do të thotë se, në fund kriminelët do ti likuidojnë vetë, ose do të bëjnë vetëvrasje, siq bëri kryekrimineli Millosheviq.
Si organizatë kriminale që veproi në vitin 1999, ishin edhe «Rojet e Urës », që i udhëheqte krimineli Oliver Ivanoviq, i cili me bandat e veta i vrau disa familje shqiptare në veri të vendit, dhe më në fund e vranë vetë serbët, me urdhër të shefit të tyre në Beograd, për çërim hesapesh në mes vete.
Pastaj në veri të Mitrovicës, vepronte edhe grupi kriminal i ashtuquajtur «Mjekërroshat» që udhëheqej nga Milan Radoiçiqi edhe pse me vonesë, këto ditë Gjykata Themelore në Prishtinë, lëshon urdhër arrest ndaj Milan Radiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë për krime lufte, që dyshohet se vranë 106 civil dhe keqtrajtuan mbi 300 qytetarë të tjerë në Gjakovë.
Të njohura si grupe kriminale ishin edhe «Brigada e veriut», si edhe «Mbrojtja civile» të cilët përveq se sulmuan disa herë policinë e Kosovës, këto grupe sulmuan edhe KFOR-in, paqëruajtës në Kosovë, ku gjatë protestës që organizuan në 4 komunat veriore, kundër vendosjes së kryetarëve shqiptar në këto komuna, sulmuan në mënyrë barbare dhe lënduan rëndë 41 pjesëtar të kësaj force dhe disa polic e gazetar të Kosovës.
Ndërsa «Lista serbe» në Kosovë, e ka dëshmuar veten disa herë se është organizatë kriminale, dhe ishte dëshmia e fundit me 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i bandave kriminale serbe me uniforma ushtarake nën udhëheqjen e nënkrytarit të kësaj liste serbe Milan Radoiçiq, sulmuan policinë e shtetit të Kosovës, duke vrarë në detyrë rreshterin e policisë së këtij vendi z. Afrim Bunjaku, me çrast vrahen edhe tre pjesëtar serb të këtij grupi terrorist.
Prandaj, Lista serbe, nuk e meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, dhe të përfaqësojë serbët në këtë Parlament, sepse kjo Listë përmbanë në vete jo anëtarë të denjë dhe të përkushtuar, që punojnë për interesat e popullit serb, por kjo Listë e instrumentalizuar nga Vuçiqi, është plot me kriminel që punojnë për interesa të shefit të saj dhe kundër shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës.
Prandaj kjo Listë, nuk është kurgjë më shumë se një vegël e Vuçiqit, i cili po i keqpërdor këta njerëz në mënyrë sistematike për të destabilizuar Kosovën, përmes të cilëve realizohen planet e shefit të tyre, që Kosova, të mbahet në gjendje tensioni dhe destabiliteti.
Lista serbe, është produkt primitiv i politikave të kriminelit Radoiçiq, që punon në bazë të projekteve dhe planeve të Vuçiqit, i cili me gjithë qenjen e vet po mundohet ta rrënojë shtetësinë e Kosovës, duke u angazhuar dhe duke lobuar në çdo cep të botës për ta penguar integrimin e këtij vendi në organizata ndërkombëtare.
Dhe sikur janë fare të qarta aktivitetet e kësaj Liste serbe, sëcilës shteti i Kosovës, ia ka parë sherrin në gjitha aspektet, dhe do të ishte më e drejtë ta pyesin ata vetëvetën se ku qëndrojnë problemet njerëzore të kësaj mase, e cila fund e krye është vegël e Beogradit.
Nëse brenda masës apo brenda këtij komuniteti mund të ketë shpresë dhe bindje se Kosova, është vendi i mirëqenjes dhe jetës së bashku me komunitetet tjera në këtë vend, atëherë duhet të distancohen nga politikat e Vuçiqit, i cili e ka trashëguar tërë strukturën kriminale të Millosheviqit.
Nëse dikush thotë se, me dhjetra dhe qindra serb e kanë braktisur Kosovën, kjo nuk do të thotë se kanë pasë presion dhe shtypje nga ky shtet dhe ligjet e këtij vendi, kur e dinë fare mirë edhe BE-ja dhe tërë bota, se qytetarët serb në 4 komunat veriore të Mitrovicës, mbi 24 vite të pasluftës nuk kanë paguar asnjë lloj takse shtetërore, dhe as rrymë e as ujë në këtë nuk kanë paguar në këtë vend.
Dhe tani Lista serbe, ka mbetë e vetmja organizatë e rrezikshme kriminale, e vetmja ndër ato grupe kriminale, që po i shërbenë Vuçiqit, duke vepruar pa u penguar në Kosovë, deri kur do u shkojë kungulli mbi ujë nuk dihet…