Fashizmi gjerman u dënua rëndë pas humbjes së luftës. Po fashizmi serb, përse nuk u dënua? A ka dallim një fashizëm prej një fashizmi t5jetër? Apo, pse nuk janë prekur të mëdhenjtë nga fashizmi serb, nuk u dënua!?
Siç dihet, serbët ishin fashistë në luftërat që zhvilluan në hapësirat e Jugosllavisë, duke vrarë, prerë, e masakruar popujt tjerë joserbë, duke djegur shtëpi e objekte tjera ekonomike e industriale dhe duke shkatërruar gjithçka në ato shtete që u zhvillua lufta. Këto lufta Serbia i humbi, përveç në Bosnjë e Hercegovinë, ku bashkësia ndërkombëtare e ndau atë, në Republikës Serbe që i dha hiç më pak se 49 për qind të territorit Boshnjak, që, më në fund, kjo ishte e mjaftueshme për serbët, sepse po merrte sa dy popujt e tjerë – boshnjakët dhe kroatët.
Deri sa Gjermania u dënua aq rëndë, sa e përcollën pasojat e Luftës së Dytë Botërore gjatë gjithë kohës, prej 50 vitesh duke paguar dëme materiale. Gjermania ishte ndarë në dy pjesë, në dy republika të kontrolluara nga Amerika Gjermania Perëndimore dhe nga Bashkimi Sovjetik Gjermania Lindore. Këto po pengoheshin të zhvilloheshin ushtarakisht dhe në armatim. Kjo po bëhej aq sa lejonin ato dy shtete nën të cilast ishin.
Serbia, që shkaktoi gjithë këto luftëra të padrejta dhe që po destabilizonte jo vetëm rajonin për edhe paqen në botë, nuk u dënua edhe pse humbi këto luftëra.
Po, Serbia nuk u dënua, sepse vetë Bashkimi Europian është i përçarë, kështu siç po shihet haptas sot. Janë disa shtete sllave-ortodokse që e mbështesin Serbië, jo vetëm nga Rusia. Kjo shihet se ende disa nga shtetet e BE-së nuk e kanë njohur Pavarëasinë e Kosovës, pse kanë lidhje të forta me Serbinë agresore, gjenocidale e fashiste. Këto shtete është lehtë të dihet se cilat janë, meqë nuk e kanë njohur ende Pavarësinëe Kosovës.
Pavarësia e Kosovës nuk është shpalluir njëanshëm, siç trumpeton Serbia. Kosova e ka shpallur Pavarësinë e saj në koordinim me SHBA dhe shtetet Perëndimore, çka do të thotë jo njëanshëm, jo vetëm. Madje, edhe me Kushtetutën e Ahtisarit, e cila Kushtetutë nuk i shkon aq përshtati Kosovës, por është dashur të pranohet për qetësimin e komunitetit serb, por ajo edhe ashtu nuk u qetësua, përkundër u bë agresive dhe dogji pikëkalimet kufitare – doganat me rastin e shpalljes së Pavarësisë. Dhe sërish asgjë askujt! Sërish nuk u dënua Serbia, përkundrazi, në shumë raste i janë bërë lëshime.
Serbia ështrë përkahur që nga pushtimi i tokave shqiptare më 1877/1878 që Europa i dha tokat shqipatre nga Nishi e deri në kufirin me Kosovën. Serbisë iu dha Kosova edhe në Kongrsin e Londrës më 1913, pastaj edh pas Luftës së Dytë Botërore. Kanë mjaftuar këto dhurata për Serbinë që ajo tani të jetë e padëgjueshme për BE-në, me gjithë vërejtjet që i janë dhënë.
Edhe pas luftërave në KroacI, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, ku u vranë me qindra mijëra civilë e u shkatërrua vendi, Serbia nuk u dënua. Iu bënë favore edhe pas luftës, edhe pas refuzimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Vuçiq po shpallej “konstruktiv” në dialogun me Kosovën sipas Lajçak, Borell e Escobar, ndërsa jo konstruktiv ishte Albin Kurti, sipas ndërmjetësuesëve proserbë, që padrejtësisht çoi deri tek masat ndaj Koasovës, në vend se t’i veheshin masat Vuçiqit e Serbisë.
Tani ëashtë vështirë të disiplinohet Vuçiqi, që nuk dëgjon Perëndimin, nuk dëgjon Bashkimin Europian dhe askë tjetër përveç Putinit dhe Rusisë.
Po, do të disiplinohej vetëm me sanksionet të ashpra e të thella ndaj Serbisë, ndryshe assesi.
Asnjë shtet tjetër nuk është duke rrezikuar stabilitetin e Ballkanit dhe të Europës, përveç Serbisë e Rusisë.
Pra, me të drejtë e kanë deputetët britanikë që kërkojnë sanksione ndaj Serbisë.
14. 5. 2025