Rekomandimet tashmë disa vite radhazi të Naim Miftarit-ish eprorit të lartë të UÇK-së dhe ish agjentit të SHIK-ut po dëshmohen çdo ditë, se Kosova tashmë edhe pse është shtet i lirë dhe i pavarur, nuk mund të ecën para dhe zhvillohet pa u spastruar sekserët që i kanë vendosur dashakeqët dhe tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sekser në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në Prokurori, në Gjykata dhe në tërë institucionet e tjera të rëndësishme për shtetin dhe për popullin e Kosovës.
Kjo u dëshmua edhe sot për të 22 herë me dështimin e konstituimit të Parlamentit të Kosovës nga papërgjegjësia e opozitës që ka për qëllim ta eliminojë Albin Kurtin fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit si kryeministër, që kjo opozitë të rikthehet në pushtet, jo për të mirë të Kosovës por që kjo opozitë ta shpëtojë pasurinë e vjedhur dhe të shpëtojë nga ligji për tradhtitë dhe dëmet që ia shkaktoi Kosovës gjatë dhe pas luftës.
Kjo u dëshmua edhe me ftesën e paradokohshme nga Prokuroria e Kosovës drejtuar Kryeministrit Albin Kurti që të shkojë e të paraqitet në zyrën e prokurorisë, edhe pse Kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm që prokurori ta vizitojë në Kryeministri. Kjo këmbëngulje e Prokurorisë bëhej vetëm e vetëm për ta denigruar figurën e pastër dhe të pakorruptuar të Kryeministrit Albin Kurti.
Kjo u dëshmua edhe me disa kanosjet me jetë ndaj Vjosa Osmanit-Presidentes së Kosovës, Ku Prokuroria Speciale e Kosovës pas reagimit të Presidencës për kanosjen e fundit me disa ditë vonesë informoi se tashmë paska caktuar një hetues që do të merret me këtë kanosje, në vend që Prokuroria Speciale e Kosovës të jetë në krye të detyrës për kanosje ndaj secilit, e jo më ndaj Vjosa Osmanit-Presidentes aqë të angazhuar dhe aq të çmuar nga qarqet ndërkombëtare vendimmarrëse.
A ka menduar ndonjëherë kjo Prokurori Speciale e Kosovës se po i ndodhi ndonjë e keqe Vjosa Osmanit apo Albin Kurtit nuk mund të shpëtojë edhe po të futet në zgavrën e miut.
Po jepen informata se sot më datë 27 maj 2025 në shënjestër të Prokurorisë Speciale janë vënë Faton Peci-ministri në detyrë i Bujqësisë së Kosovës dhe Ministria e tij, Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë, Agjencia e veterinarisë, dhe Kompania që e ka fituar tenderin Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore. I pandehur konsiderohet Faton Peci- ministri në detyrë, janë bërë bastisje nga hetuesit edhe janë konfiskuar disa dosje.
Kjo do të ishte krejt normale po qe se kjo Prokurori Speciale e Kosovës të ishte kaq vigjilente edhe me kaq yrysh edhe për qindra raste tjera të tradhtive, vëllavrasjeve dhe keqqeverisjeve nga e kaluara tashmë më shumë se dy dekada.
Çuditërisht Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë më shumë se dy dekada ka heshtur ndaj tradhtive që ia bënë Kosovës, tradhti që e rrezikonin dhe po e rrezikojnë edhe sot Kosovën nga tradhtitë e bëra nga udhëheqësit e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, ku kishin rënë dakord që Veriun e Kosovës t’ia falin Serisë gjenocidale, së bashku me minierat e Trepçës dhe me Liqenin e Ujmanit.
Çuditërisht Prokuroria Speciale e Kosovës ka heshtur deri sot edhe për tradhtinë që ia bëri Kosovës Edita Tahiri- kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi duk e pranuar fusnotën për Kosovën.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka heshtur derisot për t’i vënë para ligjit për tradhti ndaj Kosovës Hashim Thaçim dhe Isa Mustafën,të cilët në vitet 2013/15 e pranuan dhe e nëshkruajtën me Serbinë gjenodidale krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka heshtur deri sot në vend që ta padiste për tradhti ndaj Kosovës Vlora Çitakun-ish ambasadore e Kosovës në SHBA,e cila në marrëveshje me dostin e saj tradhtarin Hashim Thaçin dhe në bashkëpunim me krimelin Aleksandër Vuçiq, me John Boltom,Mathew Palmer arritën marrëveshje për ndarjen e Veriut të Kosovës, marrëveshje të cilën fatmirësisht nuk lejoi të zbatohet Angela Merkel asokohe Kancelare e Gjermanisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka heshtur deri sot në vend që ta padiste Isa Mustafën për keqqeverisje dhe korrupsion multimilionësh dhe për heshtjen e vrasjes tinëzare të qindra veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së, kur për interesa të tija meskine personale LDK u bë aleate me PDK-në për ta qeverisur Kosovën, duke i shkaktuar Kosovës tërë ato dëme në aspektin financiar dhe ndaj sovranitetit të Kosovës.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka heshtur derisot dhe e ka futur si struci kokën në rërë, në vend që ta padiste Ramush Haradinajn për tradhtinë që ia bëri Kosovës në kohën derisa ishte kryeministër me mbylljen e Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, të cilin Institut e rihapi vitin që shkoi Kryeministri Albin Kurti.
Prokuroria Speciale e Kosovës duhej ta padiste deri sot Ramush Haradinajn për 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës që ia fali Malit të Zi. Duhej ta padiste Ramush Haradinajn për blerjen e tokës së Kosovës nga 5 euro arin, apo për blerjen e 200 hektarëve me pemë frutore për vetë 70 mijë euro, apo për bashkëpunimin e tij në kontrabandën me terroristin serb Millan Radojçiq, apo për ofendimet që po ia bën pa asfar baze Kryeministrit Albin Kurti.
Prokuroria Speciale e Kosovës duhej ta padiste deri sot Fatmir Limajn për qeverisjen e tij korruptive si ministër për komunikacion dhe për prejardhjen të pasurinë që sot e posedon.
Prokuroria Speciale e Kosovës duhej të kishte ngritur aktpadi ndaj Hashim Thaçit dhe familjes së tij për pasurinë multimilionëshe të krijuar gjatë dhe pas luftës dhe për keqpërdorimin nga Klani Rogner e Pronto të parave që mërgata shqiptare i dërgonte për UÇK-në.
Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të hetojë dhe të ngrejë aktpadi edhe ndaj PDK-së dhe Memli Krasniqit, LDK-së dhe Lumir Abdixhikut, AAK-së dhe Ramush Haradinajt dhe NISMA-s dhe Fatmir Limajt për këmbëngulësinë e tyre në bllokimin e votimit të Parlamentit të Kosovës, për këmbëngulësinë e këtyre partive të opozitës që përkundër tërë këtyre vëllavrasjeve për pushtet, tradhtive dhe hajnive për të cilat ka dëshmi të pakontestueshme, synojnë të rikthehen në pushtet.
Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të hetojë dhe të ngritin aktpadi edhe për filtrimet e këtyre partive opozitare mjerane PDK,LDK,AAK dhe NISMA me Serbinë gjenocidiale dhe me individë ndërkombëtarë pro serbë e pro rusë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës të themeluar mbi jetën e gjakun e 8 mijë dëshmorëve të UÇK-së ,mbi jetën e gjakun e 15 mijë shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë, mbi dhunimin shtazarak të 20 mijë motrave tona të pafajshme shqiptare, mbi kidnapimin e 1560 djelmoshave të pafajshme shqiptare fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, mbi Kosovën e vjedhur, të gabitur dhe të bërë shkrumb hi dhe mbi vuajtjet e më shumë se 1 milion shqiptarëve që morën rrugën e eksodit.
Kjo është detyra dhe obligimi parësor i Prokurorisë Speciale të Kosovës, e jo indiferenca e saj ndaj tërë këtyre tradhtive, vëllavrasjeve për pushtet, dhe hajnive që po kryen para syve dhe hundëve të kësaj prokurorie dhe të prokurorëve të saj.
Tërë kjo armiqësi ndaj Kosovës për interesa personale e klanore duhet ndalur menjëherë, ndryshe rruga e vetme mbetet protesta mbarë popullore që populli, ushtria dhe policia ta marrin situatën në dorë për t’i parandaluar dhe shporrur këto armiq të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës.
Shpëtimi i Kosovës janë Vetëvendosje dhe Albin Kurti Kryeministër së bashku me Vjosa Osmanin Presidente edhe një mandat, ndryshe Kosova shkon drejt greminës, gjë të cilën nuk duhet assesi ta lejojmë.