Çfarë i mungon Albulena Haxhiut që të zgjidhet kryetare e Kuvendit?

Opinione

Çfarë i mungon Albulena Haxhiut që të zgjidhet kryetare e Kuvendit?

Nga: Lirim Gashi Më: 11 qershor 2025 Në ora: 07:27
Lirim Gashi

Nuk i mungon Albulenes asgjë nga e mira – dhe i mungon gjithçka nga e keqja që, për fat të mirë, nuk e ka.

Në fakt, ajo nuk ka as brutalitetin e klaneve, as dyfytyrësinë e shërbëtorëve të ambasadave, as padijen e dekoruar me tituj false, as papërgjegjësinë që shet shtetin për një karrige, as gjuhën që përdoret për t’i larë mëkatet në publik dhe për t’i përsëritur fshehurazi në errësirë.

Por opozita jonë — ajo e korruptuar, e shkolluar në pazare e shantazhe — nuk e do Albulenën. Jo pse nuk është e denjë, por pikërisht pse është. Sepse ajo përfaqëson atë që ata nuk janë: ndershmërinë e palëkundur, intelektin që nuk shet vetveten dhe shpirtin që nuk shitet për poste.

Këta kërkojnë "njeriun e tyre" – një manekin me buzëqeshje të rreme, që mban kolltukun e Kuvendit sikur të ishte pronë e trashëguar nga partia, jo institucion i popullit. Ata kërkojnë të mbjellin prapë frikën, jo drejtësinë.

Sepse siç thoshte Nietzsche:

“Nuk e urrejnë dritën pse ndriçon, por sepse ua zbulon fytyrën.”

Albulena është dritë për ta. Dhe ata nuk duan të ndriçohen – ata duan të vazhdojnë të sundojnë nën errësirën e gënjeshtrave, me "përfaqësues" që dinë t’i shërbejnë shefave, jo qytetarëve.

Në këtë luftë, nuk është pyetja: a është Albulena e denjë për kryetare?

Pyetja është: a janë të gatshëm këta që mbajnë peng institucionet, të durojnë një grua që nuk e ulin dot, nuk e blejnë dot, nuk e korruptojnë dot?

Sepse siç do të thoshte një filozof i kohëve moderne:

Kur të ndershmit janë të rrallë, hajnat kërkojnë konsensus.

Dhe kur e mira është aty, e keqja shpik kushte që ajo të mos ndodhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat