Çfarëdo që të ndodhi në mes të Izraelit dhe Iranit, bomba atomike nuk do të përdoret!

Opinione

Çfarëdo që të ndodhi në mes të Izraelit dhe Iranit, bomba atomike nuk do të përdoret!

Nga: Driton Tali Më: 14 qershor 2025 Në ora: 11:58
Driton Tali

Ndalni këto predikime absurde mbi kataklizmin!

Më e keqja që mund të ndodhi është që ky konflikt të eskalojë dhe ShBA të përfshihet direkt në anën e Izraelit për shumë arsye.

Zatën edhe ashtu Irani është i bindur se ShBA është mbrapa sulmit të Izraelit (po i shoh edhe disa antiperendimorë shqiptarë që e trumpetojnë një gjë të tillë).

Andaj Irani mund t'i sulmojë disa objektiva amerikane në Lindjen e Mesme - siç janë kampet e forcave speciale në Irak, bazat ushtarake në Gjirin Arabik/Persik apo misionet diplomatike në rajon.

Mund gjithashtu, në bashkëpunim me agjencitë e spiunazht të Rusisë (GRU/SVR dhe FSB) t'i organizojë forcat paramilitare si Hamas dhe Hezbollah për sulme terroriste anë e mbanë, jo vetëm të Lindjes së Mesme, por edhe të vendeve të ndryshme perendimore.

Pastaj Irani, pasi nuk po mundet ta dëmtojë Izraelin për shkak të mbrojtjes së sofistikuar që e ka, si kompensim mund t'i sulmojë me raketa vendet e Lindjes të cilat Irani beson që i kanë ndihmuar dhe mbështetur Izraelin/ShBA'të.

Sidomos shtetet e Gjirit si bie fjala Kuvaitin apo Katarin dhe sitëtillet.

Nëse keto shtete sulmohen, atëherë ato zyrtarisht mund të kërkojnë involvimin e ShBA'se, siç ishte rasti kur Sadami sulmoi Kuvaitin në gusht të 1990'ës.

Edhe ashtu këto vende i kanë bazat ajrore amerikane në territoret e tyre.

Mundësi tjetër është edhe rënia e regjimit të ajatullave në Iran. Veç po shifet një rrijte e entuziazmit të opozitës iraniane anti klerike gjithandej.

Sidomos ky sulmi i tashëm goxha i sukseshem i Izraelit, qoftë ndaj instalimeve nukleare në Esfahan apo të eliminimit të esnafit ushtarak, i ka rritur shpresat në rrëzimin e "regjimit revolucionar islamik". Sikur deklarata e Natanjahut se "qëllimi i tij më i gjerë përfshin ndryshimin e regjimit" e ka gëzuar opozitën.

Por rrëzimi i hyçmetit sjell me vete edhe boshllëkun. Atëhere Irani do të kalojë nëpër një periudhë kohore goxha të gjatë të anarkisë derisa të përforcohet sistemi i ri (demokracia).

E kemi eksperiencën e Revolucionit të 1979'ës, pastaj rënien e Sadamit, Sirinë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat