Më datën 28 Qershor në Dardani kinse u përkujtua një datë tradhtie ndaj Dardanëve që e kishte bërë një nomad që quhej Vuk Brankoviç. Ndodhi kjo betejë apo nuk ndodhi? Por edhe nëse ndodhi përfundoj më humbje. Ndërsa e festojnë serbet por jo edhe të tjerët pasardhës të fiseve Arbërore që luftuan në këtë vit kundër ushtrisë Osmane. Pra vetëm serbet fituan për mes të motrës së Vuk Brankoviqit që u martua më Sulltanin. Çka dihet vërtetë që ndodhi në 28.Qershorin e vitit 1389 në Fushë Kosovë. U vra princi Lazër apo Llazar? Ishte ky arbëror apo nomad i ardhur nga Rusia? apo nga Mesopotamie? Për këtë ditë thuhet që u vra princi Lazër dhe u vra një Sulltan dhe këtë e vrau Millosh Oboliqi apo Malush Kopili? Nga një fshat afër Skenderajt. Ajo që dihet saktë është që në këtë vit ndodhi një kana-gjeq Vuk Brankoviçi e martoj motrën e vet më Sulltanin dhe ushtria e tij nomade u bë krah i ushtrisë Osmane kundër ushtrive Ilire dhe Dardane që po e mbronin Dardaninë dhe Ilirinë. Kjo luftë përfundojë me humbje. Tani në Fushë Kosovë qëndron një monument që falsifikon këtë histori:
1. Humbjen e festojnë si fitore.
2. Ushtritë arbërore që luftuan kundër ushtrisë Osmane i quajnë serbe. 3. Pranë këtij Monumenti për falsifikim të historisë së vërtetë; Krimineli serb Millosheviq në vitin 1989 publikoj fillimin e masakrave në Kosovë, Slloveni, Kroaci, Bosnjë për të krijuar Serbinë e madhe që ishte projekt i përbashkët për botën ruse. Për këto masakra Serbia nuk u ndëshkua nga BE apo OKB por u përkëdhel sikur që përkëdhelet edhe sot. Por si pasojë, humbi krijesa e quajtur Jugosllavia. Kjo ishte një fitore e pa shpallur nga askush.
4. E vërtetë ishte dasma e sulltanit që po martohej me nomaden Brankoviq. 5. E vërtet ishte edhe tradhtia e Brankoviqit ndaj princave arbëror. Atëherë këta u bënë më Osmanlinjtë sikur sot me ruset. Gjithmonë kundër vendasve autokton, paqësor, liridashës dhe human. Në këtë ditë pati tentime për shkelje të ligjit në shtetin e lirë dhe të Pavarur të Kosovës nga serbet e dërguar nga Vuçiqi dhe klika e tij. Por numri i pjesëmarrësve ishte shumë i vogël dhe nuk arritën qëllimin e programuar në Beograd ish(Kështjella e Bardh) që të ç ‘vendoset problemi i brendshëm serb, nga Beogradi në Prishtinë. Ndoshta serbet nuk po e hanë më karremin e tij. Angazhimi i politikës serbe dhe ruse bashkë më kishat serbe dhe shërbimet sekrete të tyre kësaj radhe thuaj se dështuan.
Policia e Kosovës u soll shumë butë ndaj këtyre krimineleve serb, që kishin ardhur që të u përkujtojnë shqiptarëve masakrat dhe tradhtitë e vazhdueshme ndaj tyre që nga ky 1389 e deri në vitin 1999, pretendon edhe tani pa ndërpre. Por sot në Beograd( ish Kështjella e Bardhë ku 83% në vitet 18016 ishin shqiptarë kishte pak turq) po zhvillohen protesta të mëdha, ndoshta që kanë zgjatur më së gjatë, kundër regjimit kundërnjerëzor serb, pro rus dhe pro korrupsion të rëndë të udhëhequr nga rrjeti kriminel tanimë të vërtetuar sa e sa herë, por që kamuflohen më flamurin serb si serbomedhenj. Përkrahën nga Kisha serbe dhe Rusia. Kjo e fundit serbet i ka mish për top, ndërsa Serbia për të njëjtin qellim i përdor serbet në Kosovë.
Ndërsa në Prishtinë parlamenti i Kosovës as për të 39 herë nuk arrin të formohet. Askush nuk e ka besuar që të zgjedhurit e popullit të Kosovës nuk kanë forcë as dije për të gjete rrugëdalje. Të gjithë thirrën në emër të dëshmoreve, në sakrifica e epe historike, në figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në humanizmin e Nënës Terezë, Në mençurinë dhe tolerancën e Dr. Ibrahim Rugovës. Por kjo gjendje i konvenon, Serbisë, Rusisë, Iranit etj. Të gjithë pop punojnë, për mes të grupeve legale dhe ilegale. Përmes të kishave serbe, përmes të xhamive që e presin Dudiqin, Mazllum e tjerë që marrin para nga fondet antinjerëzore për qëllime të zhdukjes së shtetit dhe kombit shqiptarë. Ata kanë vërshuar, me të gjitha mjetet, droga, korrupsione, tregti të pa lejueshme, armatime, sulem tjera prej më të ndryshmeve. Në Kosovë këta njerëz po venitin në vazhdimësi shpresën për jetë normale dhe perspektivë për gjeneratat e reja. Interesimi për të krijuar familje sa vije dhe bije. Kujt nuk po i behët vonë për këtë gjendje?: Qeverisë, apo Deputetëve të zgjedhur, apo që të dyjave. Ato po marrin pagat që i kanë caktuar veti, nuk ndjehen keq. Ndërsa atyre që u besuan u përgjigjën ja nuk po voton opozita, ja nuk po e ndërron kandidaten për Krye parlamentare VV. A janë këto arsyetime? Ndërkaq kanë filluar të dalin në terren për të kërkuar votat për pushtet lokal. Kush do të u besoj që edhe këtu do të ketë bllokada nëpër komuna? Kush gaboj neve që u votuam apo e tradhtuat ju besimin tonë? Serbia dje, kishte arsye të festonte në Fushë Kosovë, mosmarrëveshjen në mes të shqiptarëve më shumë së çdo gjë tjetër. Në historinë e re të Kosovës kjo do të shënohet si viti i 39 seancave të dështuara nga shqiptaret e zgjedhur për deputet.
29.6.2025