Reflektime...

Opinione

Reflektime...

Nga: Agron Shabani Më: 13 korrik 2025 Në ora: 19:52
Agron Shabani

E nderuar redaksi, i dashur lexues!

I dobet, apo i mjaftueshem, i mire, apo i shume mire (me larte nuk guxoj te ngjitem) une, jam ai qe jam, si ju, pjese e juaj.

Jam shqiptar, kam lindur shqiptar (kuptohet: nese nuk me ka nderruar kur kam lindur me dikend tjeter ne repartin e maternitetit) dhe...nese me besoni dua te vdes shqiptar. Nuk i urrej popujt ose kombet tjera, as armikun, por e dua dhe cmoj kombin tim. Pike.

Mësime e mia nga Shkolla Elitare Filozofike e Frankfurit:

Po ia filloj me Adornon...

Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër akterët ose protagonistët e shquar dhe kryesor të të ashtuquajturës Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themeluese i filozofisë kritike në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe bashkautor me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimëve më influencuese ose sensibilizuese të lëvizjeve sociale dhe sociofilozofiker në kontekstin global ose universal gjattë vitit 1968 me titull" Dialektik der Aufklarung" si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj.

Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura, apo gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës dhe tërë globit tonë tokësorë.

Se këndejmi, Adorno ishte i njohur dhe i shquar më tepër në fushën e filozofisë dhe sociologjisë sociale dhe asaj qytetare, ku kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferencash, ndikimësh ose influencash të ndryshme interaktive, insubordinuese etj..

Kjo duke filluar nga neomarksizmi perëndimor ortodoks dhe heterodoks dhe fenomenologjia e Husserl-it, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore e psikonalizës së njohur frojdiane dhe jungiane .

Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose qytetare dhe asaj kulturore.

'Opus magnum' i fundit i tij qe një tekst i papërfunduar me titull "Teoria estetike" (1969)..;

Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i tij intelektual dhe kulturologjik i Adornos burojnë nga edukimi i familjar operistik ose pianiistik i marrë që në fëmijëri nga mësimet (leksionet)që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori i shquar austriak, Alban Bergu, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur akademiko- dodekafonik i Arnold Schönebergut etj.

Kjo donë të thotë se Theodor Adornoja nuk qe 'muzikolog i mirëfillët' ose profesioniste, por një studiues, filozof dhe sociolog i muzikës.

Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin 'marksist' të kërkimeve ose hulumtimeve sociologjike ose sociofilozofike të Adornos.

 Nga Marksi ai mori shumë ide dhe koncepte si atë të fetishizmit, tjetërsimit, interferimit dhe rIiveifikimit (verdinglichung).

 Por, Adornoja nuk nuk ishte një marksist i tipit ose formatit "ortodoks" dhe absolutist: kundërshtar i çdo lloj forme totalitarizmi, si të socializmit real, apo si thuhet të kapitalizmit shtetëror perëndimor.

Përkundrazi, Adorno shihte një potencial liberal ose liberator në shumë koncepte dhe paradigma marksiste.

Ishtë një tentativë e qartë për t´i ilustruar dhe saqruar marëdhëniet dhe raportet e ndryshme kontradiktore dhe antagoniste që nuk i qëndronin artit, kulturës, shkencës, letersise, teknikës, ideologjisë dhe klasave të ndryshme sociale ose politike. 

Ideologjia sipas Adornos është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore e cila për merndimin e Adornos është false ose artificiale. Kundërshtare e çfarëdollojë ideje dhe teorie që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.

Se këndejmi, duke u mbështetur vetëm tek një studimi dhe mendim i diskutueshem dhe i delegjitimuar i ndonjë grupi ose individi të caktuar shoqëror ose politik të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale ose psikologjike: Sipas Adornos, Horkheimerit, Blochut si dhe shumë filozofëve te tjere nga Shkolla Elitare e frankfurtit, ne i kontribuojmë përdorimit ose konsumimit të pushtetit dhe politikës autoritare dhe totalitariste ku vlera dhe cilësia e atributit dhe subjektit shtetror, nacional dhe politik reduktohen në favor të personit ose individit pushtetmbajtës ose politik.

Teoria Adorniane e deskriptuar, etabluar dhe interpretuar përmes qarqëve, elitave, strukturave ose kategorive te larta qytetare, kulturore, politike, shkencore, intelektuale, profesionale, kompozicionale etj., paraqet modelin paradigmatik të dialektikës së njohur jetësore dhe natyrore e cila konsiston në veçantinë e të qenit 'enfant terrible' dhe 'demiurg globalo-universal' që ia del ose arrinë të bashkojë ato që ndihmojnë çlirimin e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektiviteti) i stisur, rimuar, tepruar, valorizuar, glorifikuar, imagjinar ose fiktiv, duke tejkaluar deterat ose oqeanet e kohës për të gjetur urat ose lidhjet e ndryshme evolutive, empirike dhe dialektike të atyre elementëve që përbëjnë edukatën dhe kulturën globale ose universale.

Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e intelektualeve te larte kulturore ose politik.

Intelektualët e lartë politikë shohin me dyshim çdo lloj konceptimi ose definimi të artit politik ose diplomatik që harrojnë origjinën e vet të determinuar ose relativizuar nga pabarazia sociale, materiale, institucionale, funksionale, politike etj. (Kosova ne rastin konkret.)

Ndaj, edhe hartimi dhe formulimi i një teorie dialektike të kulturës politike dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, duke i mohuar dallimët e mesipërme sociale, materiale, institucionale, funksionale ose politike, sipas filozofisë dhe shkencave politike, të dukët absurd dhe abstrakt.

Kjo sidomos atehere kur midis motiveve të kritikës së larte kulturore dhe politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës, ku kultura shtetrore, nacionale, institucionale dhe politike paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore që nuk ekziston fare! Duke i mbuluar, valorizuar, glorifikuar ose inskenuar rrethanat materiale dhe ekzistencialiste kur ngrihet çdo gjë që është njerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë dhe pushtet strukturat ose klikat e kurruptuara dhe deligjitimuara të shtetit dhe pushtetit nën thirjjet ose sloganet e ekzistencës se popullit (kombit) dhe shtetit. (Prap Kosova!)

Është pra teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në vështrimin e parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal te individit dhe kolektivitetit.

Sipas Friedrich Nietszches, çdo fjalim i rreptë kundër gënjeshtrës, ka një tendencë të dyshimtë për t'u kthyer ose transformuar ne ideologji shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake etj.

Arsyeja e kësaj kontradikte qëndron tek një konceptim dhe përceptim modest dhe atavist i kulturës shtetrore, nacionale ose politike e cila e redukton dhe minimizon tej mase ate ne një reflektim institucional, kadrovik, profesional dhe ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep fare drejtësi impulsit të kundërt reagues dhe veprues që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale dhe politike.

Nëse e quajmë realitet material botën e vlerës së shkëmbimit dhe kulturë çdo gjë që refuzon të pranojë dominimin e saj, ky refuzim është padyshim aparent dhe transparent për aq sa ai realitet mbizotëron, dominon dhe ambivalon.

 Ndaj, përderisa shkëmbimi i lirë dhe i barabartë i vlerave, mallerave dhe kapitalit, është në vetvete një gënjeshtër, ajo që i mohon ato flet edhe për të vërtetën: dhe ku përballë gënjeshtrës së botës së mallrave, vlrave dhe kapitalit, bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër e cila e denoncon te paren. (Kosova ne raport me shtetet dhe shoqerite e larta industriale dhe kapitaliste te Perendimit.)

Këto përbëjnë kriteret e gjykimit të veprave të artit politik etj.. për Adornon , Horkheimerin, Blochun, Frommin etj.

Detyra e një kritiku dialektik të kulturës nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare.

Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar, ne përbërjen e se cilës premtimi i saj për lumturi, liri, drejtesi dhe barazi, do mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture me kuptimin më të gjerë, ndërsa në të njëjtën kohë varësia e saj nga rrethanat materiale të kësaj dhe asaj shoqërie, si dhe të atyre të së kaluarës, do kontribuonte në frustracionin dhe negacionin e këtij realizimi.

Me fjalë të tjera, sipas studiuesit të Adornos, Prof. Martin Jay, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës shtetrore, nacionale dhe politike, do duhej të vendoseshin- kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike” ose "antropolitike".

Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës do duhej t’i kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

Ndryshe nga kjo, në vitin 1947, pas ngjarjeve të rënda të L2B, pas zbulimit të laboratorit të vdekjes së kampeve të përqendrimit, Adornoja shprehu tronditjen e tij me një aforizëm të latuar kur tha : "Të shkruash poezi është një akt barbar.”

Filozofi gjerman shkroi në bashkëpunim me kolegun e tij madhor Max Horkheimer edhe "Dialektikën e Iluminizmit" e cila ishte një tentativë e qartë për të gjetur shkaqet racionale të një katastrofe humanitare si tmerri totalitar, ku atorët gjejnë një nga shkaqet themelore tek koncepti i arsyes instrumentale,- arsyes subjektive.

Iluminizmi, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), domethënë do duhej të ishte një proces çmitizues, prodhoi të kundërtën e tij: një mitizim të ri , më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari,- atë të arsyes instrumentale.

Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe politike”,- koncept që Adorno e favorizonte më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”, ku përthithja e kulturës, reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i saj, shihej si rrjedhim i një administrimi negativ nga ana e totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së fitimit më mundësinë empatike dhe insubordinative për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë industriale dhe teknologjike të avancuar. Mbase, si undërshtare te flaktë e rrymave moderne ose bashkëkohore.

Pra, Adornoja mundohej t’i analizonte kulturën dhe politikën e borgjezisë në momentet e shkëlqimit të tyre më të madh.

Ndërkohë që kultura dhe politika borgjeze ose skllavopronare, prodhonte kompozime autoritare dhe totalitariste, nga të cilat koherencat,preferencat dhe uniteti etik dhe estetik mund të ishin vlerësuar nga një shkenctar, studiues dhe analist i kualifikuar, i përgjegjshem, i vëmendshëm  dhe serioz si Adorno, ku politika moderne ose bashkëkohore nuk do i vendosnin qytetarin dhe kritikun e politikës- përballë një mish-mashi fragmentesh pa asnjë lloj lidhjesh me njera-tjetren, dhe të cilat nuk mund të perceptohen si një tërësi me permbajtje dhe kuptim.

Rasti i  demokracise dhe strategjise perendimore -perballe atavizmit dhe gjeopolitikës ruse, është shembull i keq,se si fetishizmi, mazohizmi. dogmatizmi dhe hedonizmi i politikës çojnë në kaos, konfuzion, anarki dhe regresion të përgjithshem kur jeni të detyruar të lidhni traktate, marreveshje ose aleanca ushtarake dhe politike edhe me ata me të cilët dikur i keni zhvilluar dy lufëra të mëdha botërore për t´i mundur ata (rusët) me të cilët dikur keni qene miq dhe aleat dhe keni luftuar bashkë kundër atyre që sot i quani miq dhe aleat natyrorë dhe strategjikë.

E tërë kjo në përforcimin e status quo-së ushtarake dhe politike si një fat i paevitueshëm individual dhe kolektiv..

Zëvendësimi aparent, transparent dhe empatik i një metode politike dhe ushtarake me një tjetër në politikën komerciale, monetare, tregtare ose ekonomike, është në të vërtetë thjesht një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore që ruajnë modelin dhe sistemin e kaluar në tërësinë e tij.

Ndaj, angazhimi dhe kontributi i Adorno-s në kritikën sociale të shoqërisë postmoderne ose neobashkkohore, mbetet nga më aktuali, koherenti dhe transparenti.

Adorno ishte një filozof, sociolog ose autor, vepra e të cilit ka mbetur akoma e pazbuluar akoma në tërësinë e saj.

Adornoja, Horkheimeri, Marcuseja, Foucaulti, Deleuzei, Derrida etj., janë shembujt konkretë se si pati tentativa serioze për të mos kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion, gjë që do kishte bërë të mundur përthithjen e tyre si vlerë shkëmbimi nëpërmjet komercializimit dhe instancizmit ose institucionalizimit të vet kritikës shkencore dhe humaniste..

Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për profetë, zeus, apo bindje të palëvizshme, odrinare ose statike: bota ka nevojë për pyetje, zgjidhje dhe pergjigje. Ju famenderit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat