A ka më padrejtësi se kjo?

Opinione

A ka më padrejtësi se kjo?

Xhevdet Mazrekaj Nga Xhevdet Mazrekaj Më 6 gusht 2025 Në ora: 00:09
Foto: Momenti i betimit të Radomir Lllabanit në vitin 2018, para ish-presidentit Thaçi

Që nga viti 2018, Kosova e ka pasur një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese që sipas vetë institucioneve të sigurisë është i rrezikshëm për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare. Ai quhet Radomir Llabani, dhe është emëruar para syve të të gjithëve, madje me dorën ngritur për betim para ish-presidentit Hashim Thaçi.

Si është e mundur që asnjë lider shqiptar – as atëherë, as sot – nuk e ka kundërshtuar për 7 vite rresht?

Kjo nuk është thjesht neglizhencë, por lë hapësirë për dyshim se vendimet e mëdha në këtë shtet shpesh bëhen me aprovimin ose përkrahjen e Serbisë, qoftë direkt ose përmes figurave të saj.

Të njëjtët që e emëruan, janë të njëjtët që heshtin sot. Dhe për çudi, edhe qeveritarët aktualë që e dinin këtë fakt për vite të tëra, nuk vepruan.

Ku jemi sot?

Një gjyqtar i kontestuar serb vendos për fatin e Kosovës, ndërsa liderët shqiptarë bëjnë sikur nuk e shohin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat