Nëse do të thonim se do të ishte një veprim i matur i Gjykatatës Kushtetuese të Kosovës, për të sqaruar dhe zgjidhur ngërçin e formimit të Kuvendit dhe qeverisë së re, që ndoshta edhe veprim i domosdoshëm për të mos e përshkallëzuar situatën në vend, e cila si kurrë më parë përkundër gjendjes që paraqitet në këtë situatë, ku sëcili pretendon për të grabitur pushtet, sikur e ngarkojnë edhe shpirtërisht qytetarin e vendit me emocione pseudopolitike.
Kjo situatë është kritikuar edhe nga instancat e vendit dhe ato ndërkombëtare, që ishin të interesuara, apo të përkushtuara ndaj një gjendje të pa lakmuar, por dhe për tejkalimin e tensioneve të mundshme në mes grupeve politike të vendit, për faktin se, një dekret i tillë, i cili mund të konsiderohet i njëanshëm e lëshuar nga Kushtetuesja, mund ti kushtoj shumë drejtësisë dhe Institucionit të lartë ligjor të këtij vendi.
Skena e kësaj mjegulle politike, jap prova të mjaftueshme për një çëllim të përbashkët e aranzhuar nga PDK dhe LDK, duke bërë kompromise të dhimbshme me votën e popullit të Kosovës, për të shuar vetëm orekset e tyre për pushtet.
Nuk po e kuptojmë, apo nuk duam ta kuptojmë se jemi të rrethuar prej një politike çoroditëse, të kultivuar vetë keq, dhe është e pa mundur ti largohemi, nëse kridhemi edhe më thellë brenda saj, duke menduar se ajo është më e dobishme dhe më fuqishme, e cila po na grish në vallen e vet dhe po na shtyen më tutje, deri sa të lodhëmi një ditë dhe ti dorëzohemi, duke rënë në krihët e saj, e kjo është xhelozia ndaj njëri-tjetrit, e cila po na infekton dhe helmon gjakun shqiptarë.
Të gjitha partitë politike janë duke lozur lojën « symbyllazi » dhe deputetët e tyre marrin paga pa meritë nga ky popull, sikur tani në këtë rast konstituimin e Kuvendit e konsiderojnë si teatër amaterësh, duke e shfrytëzuar fatin e popullit të vet, duke u udhëhequr prej dëshirave dhe apetitëve që kanë për pushtet, sikur dhe kësaj here, që po bëjnë lojen e tyre sa më interesante edhe sa më sfiduese kundër një rivali politik, Albin Kurtit dhe LVV.
Dhe çfarë hapash do të ndëmerr Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, apo përsëri do të kthehët gjendja në pikën zero, që do të thotë, do kemi pikëpamje dhe lëvizje që zhvillohen para syve dhe mendjes së këtij populli, që në kuptimin e funksionimit të Kushtetutës, brenda saj ka një paqartësi apo dikush po loz më të, duke e interpretuar sipas dëshirave dhe ëndjeve të veta politike.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në rastin konkret, ka mundur të ndërmerr një vendim të prerë dhe të shpejtuar, të mos e lë pezull këtë çështje të prekshme dhe shumë delikate, por edhe ndjenjat e këtij populli, në mënyrë që të bëjë edhe një sçarim të nevojshëm për herat tjera si Kushtetuese, të mos bie pre e as një justifikimi dhe përsonazhi, por me ndërgjegje të kryej punën e vet kushtetuese.
Nëse interpretimin e Kushtetutës, do e konsiderojmë si frymën fikse të aparatit ligjor dhe shtetëror, që i përmbush obligimet e veta me opsionin e vetëm, që e dikton e vërteta ligjore në mënyrë të pa anëshme, andaj në domethënjën dhe funksionimin real, nuk do ishte e nevojshme përqëndrimi për ti prekur telat e një fenomeni të këtillë në shoqërinë tonë, sikur do të tingëllonte mirë dhe me shije, por sëcilës iu ka imponuar pesimizmi prej njerëzve të pa ndergjegjshëm të këtij vendi.
Prej gjithë kësaj mjegulle politike në Kosovë, Kushtetuesja e ka fuqinë dhe të drejtën e vet ligjore, që ta kthejë guximin e verbër në rrol të vërtetë, që të demaskohen padrejtësitë, që në shumë raste e ngrisin kokën para këtij populli, në të cilin përcaktohet të qenit e tij të lirë dhe demokratik dhe të marrë profilin e vet të dinjitetshëm dhe njerëzor që i takon si gjithë njerëzit e lirë të kësaj bote.